Connect with Us

SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët

Aktualitet

SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një kontratë abuzive, një kontratë skandaloze. Një kontratë tërësisht korruptive, e cila ka përfshirë disa institucione shtetërore dhe në fund ka çuar në “kopsitjen” e dokumentit.

Gjithçka e filluar nga në mars të vitit 2021, dhe e përfunduar shpejt e shpejt në datën 4 maj të vitit 2021.

Pra, në rreth dy muaj një kompani private ka mundur të kalojë çdo proçedurë, çdo dokumentacion, jo vetëm në KESH, aty ku dhe ka firmosur kontratën përfundimtare, por edhe në dy institucione të tjera siç janë Autoriteti i Konkurencës dhe Enti Rregullator i Energjisë.

CNA.al ka raportuar ditë pas dite, ka sjellë një sërë dokumentash dhe sot po sjell kontratën finale mes KESH dhe NOA Energy. Atë kontratë që ne e kemi quajtur abuzive dhe një humbje për KESH. Kjo për shkak të mos përcaktimit të qartë të orareve, për depozitimin e energjisë elektrike. I cili është dhe “kyçi”, ku fitohen miliona e miliona euro, për shkak se sipas kësaj kontrate, kompania private merr energji në orën e pikut, kur e kërkon si e kërkon, atëherë ku çmimi është 300 apo 400 euro megavati dhe ia kthen KESH-it, në orët e mëngjesit, kur çmimi është 30-50 euro megavati.

Pra, mjafton diferenca dhe aritmetika e thjeshtë na tregon se me mijëra megavatët e energjisë, një kompani private ka mundur të sigurojë një kontratë që fiton miliona euro, dhe KESH merr vetëm disa thërrime.

Kërkesa e parë mban datën 4 maj të vitit 2021, dhe gjithçka është filluar në kohën që drejtor i KESH ka qënë Benet Beci, i cili ka dhënë dorëheqjen në datën 5 mars, por gjithçka ka filluar në datën 4 mars dhe është mbyllur brenda KESH-it, brenda një jave. Në datën 12 mars, gjithçka ka qënë gati.

Është çuar dhe në Entin Rregullator të Energjisë dhe në Autoritetin e Konkurencës.

Pra, KESH nga një situatë monopoliste, ka kaluar në një tjetër situatë monopoliste dhe ka marrë edhe miratim për këtë çështje.

Gjithçka ka zgjatur gati dy muaj dhe me një kontratë me vetëm 7 faqe, e firmosur nga administratori i përkohshëm i asaj kohe, Besjan Kadiu.

NOA Energy ka mundur të marrë një kontratë dhe gjithçka mban firmën e Anisa Kullës, e cila në atë kohë ka qënë administratore e kësaj kompanie.

Kontrata ka 12 nene, të cilat në asnjë rast nuk janë në favorin e KESH-it.

Në të gjitha rastet gjithçka është në favor të NOA Energy.

Ne po analizojmë sot në publikimin e plotë të kësaj kontrate vetëm nenin 6, të saj. Që duket sikur është shkruar me dorë nga dikush që ka dashur ta grabisë KESH-in, në favor të një kompanie private.

Sipas nenit 6, “kur KESH nuk u përgjigjet, tërësisht kërkesave të paraqitura nga NOA Energy për lëvrim energjie, sipas kushteve të kësaj kontrate, KESH-i duhet t’i paguajë kësaj kompanie të gjitha dëmet nga marrëveshjet dhe kontratat e NOA Energy me të tretë për qarkullimin e energjisë elektrike, të bazuar në këtë kontratë”.

Pra, në rast se KESH nuk ka energji dhe nuk ia jep NOA-s sipas kërkesës së saj, KESH-i duhet t’i japë para NOA-s, për kontratat që kjo e fundit ka lidhur jashtë. Dhe kjo kontratë nuk është për një ditë, apo për një javë. Por, ka një fuqi 1-vjeçare.

Neni 6 i kësaj kontrate, i cili sikurse e theksuam më lart fliste për rastet e mos lëvrimit të energjisë. Por, ka edhe qyfyre të tjera që nga taksat, nga konfidencialiteti i kontratës, apo tek rakordimet vjetore, kur raportet mund të jenë 1 me 4. Të gjitha në disfavor të KESH. Apo dhe të tjera perla të shkruara, të tilla si në nenin 12, ku thuhet se “kontrata nuk mbaron kurrë”. Sepse theksohet se në rast se para mbarimit të kontratës njëra nga palët nuk njofton tjetrën për përfundimin e saj, atëherë ajo hyn në fuqi automatikisht.

Pra, mjafton që KESH mos i thotë NOA Energy pas një viti, se “shiko kontrata mbaroi”, apo NOA të thotë “na ka mbaruar kontrata, çfarë do bëjmë”, dhe kontrata automatikisht është e vlefshme.

LEXO EDHE:  Skandali me Check Up/ Mjekët të punojnë për llogari të koncesionit privat

Nga këto kleçkat alla shqiptarçe të firmosura në 7 faqe, me 12 nene, a thua se është një paçavure e një kontrate më banale, jo më një institucion shtetëror, por as ndërmarrja e pastrimit nuk do ta firmoste këtë lloj dokumenti. I cili është totalisht në disfavor të një institucioni shtetëror, që është në disfavor të qytetarëve.

Një kontratë, e cila nuk respekton atë që thoshte Enti Rregullator i Energjisë, pra “plotësimin e nevojave të publikut dhe më pas të depozitohet energjia tek privati”.

Por, këtu thuhet se në rast se KESH nuk plotëson nevojat e NOA-s, atëherë duhet ti paguajë dëmin që i ka shkaktuar asaj.

Prandaj jemi përballë një fakti mjaft skandaloz, kur në të paktën dy nene që ne cituam, ka edhe të tjera nene që ne do ti trajtojmë ditë pas dite, duket qartazi që është një kontratë e mirëpërgatitur në favor të një kompanie private, duke përdorur KESH-in.

Si e kanë përdorur gjithçka duket e qartë. Gjatë kohës që Benet Beci ka qënë drejtor ka vajtur kërkesa. Më pas ai ka dhënë dorëheqjen dhe pa qënë në krye të detyrës, megjithëse shkonte gjithë kohës në institucion për rreth tetë ditë ai ka pritur derisa bordi të marrë vendimin për dorëheqjen e tij. Dhe brenda tetë ditëve ai ka mbyllur gjithçka.

Më pas një vartës i tij, një administrator i përkohshëm ka firmosur kontratën finale. Por, përgjegjësi dhe gjithçka tjetër fillon dhe përfundon tek Benet Beci.

cna lajme aktualeThelbi i investigimit të CNA.al nuk ka të bëjë me një individ, me një ish-drejtor, i cili sot është deputet i PS-së. Thelbi është sesi institucionet shtetërore publike, lidhin kontrata abuzive në favor të bizneseve private, në kurriz të vetë institucioneve publike.

Dhe rasti i KESH-it është nga më skandalozët. Sepse tregon qartazi faktet e pakontestueshme se me një kontratë abuzive, të iniciuar dhe firmosur me shpejtësi dhe të pamenduar e të pastudiuar, KESH mund të humbë miliona euro, ndërsa ato shkojnë në xhepat e privatit.

Dhe për më tepër, më banale, më kriminale dhe më abuzive është fakti se edhe pse një institucion shtetëror thotë se “duhet të plotësohen nevojat e publikut, fatkeqësisht në kontratën e KESH thuhet se më parë duhet të plotësohen nevojat e NOA-s.

Prandaj, këtu jemi përballë shumë fakteve skandaloze, të sjella ditë pas dite nga CNA.al, shkrim pas shkrimi, deri tek kjo kontratë, e cila qartazi tregon se çfarë ka ndodhur mes KESH dhe NOA.

Tashmë iu takon institucioneve përgjegjëse publike. Vetë KESH-it, ministrisë së Energjitikës, por edhe institucioneve investigative dhe prokurorisë për të hetuar fillim dhe mbarim një dosje korruptive, të cilën lehtësisht e gjen në portokollin e KESH. Dhe në rast se e kanë vështirë mund t’ua çojmë ne me postë.

Faktet flasin vetë. KESH është i përfshirë në skandal. Piramida e këtij këtij institucioni është e lidhur me korrupsionin./Elvi FUNDOCNA.al

Më poshtë kontrata e plotë: 

Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, nga Benet Beci tek institucionet e përfshira

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, nga Benet Beci tek institucionet e përfshira

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD është në krizë”/ Voltana Ademi: Ja pse nuk kam qenë në Foltoren e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar se Partia Demokratike është në krizë, që sipas saj duhet të diskutohet.

Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ademi deklaroi se PD nuk ka arritur asnjë hetë të zhvilloj një debat të hapur dhe për këtë arsye sipas saj është në këtë situata.

Po ashtu, ajo deklaroi edhe pse nuk ka qenë e pranishme në Foltoren e Sali Berishës, duke thënë se ka pasur probleme familjare.



Kjo sepse kam pasur disa probleme familjare, nuk kam pasur mundësi as që të angazohem as në diskutim publik. PD ka krizë goxha të rëndësishme, që do të duhet të diskutohet. Mendoj se po vuajmë një konsensus heshtjeje brenda PD, tek niveli drejtues, por edhe gjithë anëtarësisë. Mendoj se këtë gjë po e vuajmë. Mendoj se do të duhet të zhvillonim debatet herët. Gjithmonë diskutimi duhet të jetë i mirëpritur dhe këtë gjë, PD nuk ka arritur që ta bëjë.

Unë nuk jam anëtare aty, nuk ma kanë dërguar, por sigurisht që, nëse Kuvendi do të mblidhet, unë jam e angazhuar dhe nuk mund të bëj sikur nuk e shoh atë gjë që po ndodh e mos të jem”, tha Ademi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shëndetësia dhe bashkitë/ Institucionet me nivelin më të lartë të ryshfetit

Publikuar

-

Nga

Sistemi shëndetësor është vendi ku shqiptarët paguajnë më shumë ryshfet. Pothuajse dy në tre familje (63%) që kanë pranuar se kanë paguar ryshfet gjatë 12 muajve të fundit, kanë paguar të paktën një herë ryshfet tek punonjësit e shëndetësisë.

Pas shëndetësisë vjen pushteti lokal—rreth një e treta e familjeve që kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit, pranojnë se i kanë paguar të paktën një herë punonjësit bashkiakë.

Ryshfeti është relativisht i përhapur edhe në sistemin e rendit dhe të drejtësisë. Rreth 18% e familjeve që kanë paguar ryshfet në 12 muajt e fundit, i kanë paguar nën dorë punonjësit e policisë lokale apo të shtetit, dhe 16% i kanë paguar gjyqtarëve ose prokurorëve.

LEXO EDHE:  Paligjshmëria po u merr në qafë/ Paralajmërimi i fortë i Erion Braçes

LEXO EDHE:  Tramp gaboi, por SHBA nuk mund të tolerojë as korrupsionin e familjes Bajden



Në sondazh bie në sy përqindja relativisht e lartë e qytetarëve që kanë paguar në drejtoritë e transportit, ku kryhen shërbime si regjistrimi i makinave, kontrolli teknik, nxjerrja e lejeve të qarkullimit etj.—10 për qind e familjeve që kanë paguar ryshfet të paktën një herë tek punonjësit e transportit gjatë 12 muajve të fundit.

Institucione të tjera ku qytetarët paguajnë ryshfet në mënyrë te ngjashme janë hipotekat, institucionet arsimore si dhe kompanitë publike si OSHEE dhe UKT.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Demokratët duan të hakmerren ndaj Bashës”/ Patozi: Foltorja mund të triumfojë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku po flitet për situatën në PD.

I pyetur se kë mbështesin më shumë demokratët, ai tha se Berishën, dhe kjo për disa arsye, por që sipas tij, beteja mes të dyve, po bëhet për karrigen dhe nuk është parimore.

“Unë mendoj se nëse do kishte një betejë, foltorja do fitonte. Në rrafshin politik, Berisha ka më shumë mbështetës. Ka njerëz të mbledhur për shumë arsye. Kat ë pakënaqur, ka që duan hakmarrje ndaj Bashës, ka të mërzitur, ka idealistë etj,.

LEXO EDHE:  Vrau dajën e shokut në Bathore/ “Arrest me burg” për autorin

LEXO EDHE:  Dhunë në zgjedhje/ Ambasada e ShBA jep alarmin



Por tek e fuindit duhet thënë që kjo nuk është një betejë parimore, por personale qartazi për fronin e PD”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE