Connect with Us

Shtatë sekretet e errëta të Vatikanit

Blog

Shtatë sekretet e errëta të Vatikanit

Publikuar

-

Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka një histori të sekreteve të errëta, që mund të mos i keni hasur askund tjetër. Nga ndihma ndaj nazistëve për t’i shpëtuar kapjes nga forcave aleate, tek fitimi i parave nga Holokausti, ja cilat janë sekretet e errëta të Selisë së Shenjtë.

Fitoi para nga shfarosja e hebrenjve gjatë Holokaustit

Roli i Vatikanit nuk përfundoi vetëm me ndihmën ndaj nazistëve gjermanë për t’i shpëtuar ndjekjes nga trupat aleate. Ai i ndihmoi nazistët që të merrnin me vete pronën e grabitur.

Në fillim ajo ishte në pronësi të familjeve hebraike, të cilat hoqën dorë nga sendet e tyre të shtrenjta dhe të vlefshme kur hynë në kampet e përqendrimit. Më vonë, u zbulua se themeluesi i Bankës së Vatikanit ishte një agjent sekret. Ai po planifikonte t’i investonte të gjithë paratë e vjedhura në kompanitë italiane të sigurimeve.

Banka e Vatikanit, nuk është aspak transparente mbi veprimtarinë e saj

Instituti për Veprat Fetare, i njohur edhe si Banka e Vatikanit, ka qenë subjekt i shumë skandaleve gjatë dekadave të fundit. Kjo bankë u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1942, dhe synimi i saj ishte të shmangte kufizimet që kishin vendosur forcat aleate ndaj transaksioneve financiare.

Italia ishte një nga fuqitë që luftonte kundër aleatëve, dhe këto të fundit nuk donin që paratë të arrinin tek armiqtë e tyre. Banka e Vatikanit, u etiketua si banka më e mirë off-shore, pasi ishte e lirë nga çdo përgjegjësi e jashtme. Për t’i shpëtuar hetimit të Bankës Botërore, nazistët përdorën Bankën e Vatikanit. Në vitet 1970, Banka e Vatikanit bleu bono me vlerë 900 milionë dollarë përmes operacionit “Mafia”.

Më shumë se 160.000 ekzorcizma janë kryer nga Kryekzoricisti i Vatikanit

 

A e dinit se në vitin 2018, rreth 250 priftërinj nga e gjithë bota, u ftuan të marrin pjesë në shkollën vjetore të ekzorcizmit nga Vatikani? Kisha Katolike nuk ka hequr dorë nga praktika e saj e ekzorcizmit, edhe pse Bota ka përparuar dhe bazohet sot kryesisht tek neuroshkenca.

Një hetim ka zbuluar se rreth 160.000 ekzorcizma janë kryer nga ekzorcisti i ndjerë i qytetit të Vatikanit, Gabriel Amort. Edhe Papët kanë marrë pjesë në ekzorcizimin e njerëzve, që besohej se ishin të pushtuar nga demonët. Ekzorcizmi praktikohet edhe sot. Vetë Papa Françesku, u kërkon njerëzve të shkojnë tek një ekzorcist, në rast se ndjejnë se po përndiqen nga shpirtrat.

Vatikani ndihmoi në arratisjen e nazistëve nga forcat aleate

LEXO EDHE:  Si është jeta e një ish-presidenti amerikan pas lënies së detyrës?

 

Pas Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë nuk mund të jetonin dot më në Evropë. Shumë nga nazistët arritën t’i shmangeshin gjyqeve, ndërsa shumë të tjerë u gjykuan dhe dënuan. Shumë nazistë gjermanë përdorën një rrugë të njohur si “ratlines” (gjirizet), për t’u arratisur nga Evropa.

Rruga që ndoqën zakonisht i lidhi ata me Italinë dhe Spanjën. Arsyet e mundshme të mbështetjes së nazistëve nga Vatikani, ishin se ata donin që Krishterimi të ringjallej, dhe nuk donin rritjen e fuqisë së Bashkimit Sovjetik, edhe pse zyrtarisht Vatikani shpalli neutralitetin në Luftën e Dytë Botërore.

Në Vatikan konsumohet më shumë verë se kudo tjetër

Sipas raporteve, konsumi i verës në Vatikan është më i madh se në çdo vend tjetër. Statistikat tregojnë se një person mesatar që jeton në Vatikan, konsumon rreth 20 litra verë çdo vit. Kjo shifër është 3 herë më shumë sesa për një banor mesatar në Mbretërinë e Bashkuar, 6 herë më shumë se sa për një amerikan, dhe 2 herë më shumë sesa banorët e Francës dhe Italisë.

Një fole e “super-mëkateve”

Edhe pse shteti më i vogël në botë si për nga sipërfaqja ashtu edhe nga popullsia, Vatikani ka shkallën më të lartë të krimit në botë, siç raportohet edhe nga BBC. Shkalla e krimit në Vatikan është 20 herë më e madhe se norma e krimit në Itali. Megjithatë, janë turistët

ata që mendohet se janë të përfshirë në krime, dhe jo Papa apo garda zvicerane.

Përveç kësaj, Vatikani konsiderohet gjithashtu si një fole e super-mëkateve. Kjo i referohet peshkopëve homoseksualë që shërbejnë në Kishë, përpjekjeve për të vrarë një papë për arsye politike dhe fetare, një papë që pati marrëdhënie seksuale etj.

Vatikani:Shtëpia e politikës së ndyrë dhe të pabesë

“Shenjtëria e Tij’ është një libër i bazuar tek letrat sekrete të Papa Benedikti XVI. I botuar

në vitin 2012 dhe i shkruar nga gazetari italian, Xhanluixhi Nuci, letrat sekrete të Papa Benediktit iu dhanë këtij të fundit nga vetë shërbëtori personal i Papës. Ato nxjerrin në pah faktin se Vatikani ishte një shtëpi e politikës së ndyrë dhe tradhtisë.

Skandali u njoh si “Vatileaks”. Mbi të u zhvillua një hetim, që zbuloi se njerëzit jashtë qytetit të Vatikanit, shantazhonin klerikët homoseksualë, pasi ata kishin shkelur betimet e tyre për sekretin e rrëfimeve. Besohet se Papa Benedikti dha dorëheqjen nga papati, pikërisht për shkak të sikletit të shkaktuar nga këto skandale.

https://historyofyesterday.com/seven-dark-secrets-of-the-vatican-4f42985bca7c

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Ja se si Xho Bajden i ka dëmtuar demokracitë e Evropës

Publikuar

-

Nga

CNA LAJME BLOG

Nga Michael Rubin“19 FortyFive”

Në fjalimin e tij të parë madhor mbi politikën e jashtme si president, Xho Bajden deklaroi: “Amerika është rikthyer, diplomacia është rikthyer!”. Ishte një retorikë e mirëpritur. Por dy episode të neglizhencës diplomatike, mund të ndikojnë negativisht në sigurinë e Evropës për dekadat e ardhshme.

Vendimi i parë ishte i profilit të lartë. Ndërsa Bajden nisi të ndryshojë disa nga politikat e paraardhësit të tij, ai hoqi sanksionet e SHBA-së mbi gazsjellësin “Nord Stream II”, duke dhënë mundësinë përfundimit të tij dhe qenien gati për të nisur nga puna.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ambiciet strategjike të Rusisë në Evropë, pasi i dha mundësi presidentit rus Vladimir Putin që të shantazhojë të gjitha vendet evropiane që janë bërë të varura nga gazi rus, dhe të ndëshkojë vende si Ukraina duke i shmangur si rrugë tranziti për transportin e gazit të saj.

Goditja e dytë për sigurinë e Evropës, erdhi vetëm muajin e kaluar, dhe kaloi kryesisht pa shumë vëmendje. Në pamje të parë, Marrëveshja e Mbrojtjes së Ndërsjellë dhe Bashkëpunimit e nënshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij grek Nikos Dendias, ishte një triumf.

Marrëveshja çimenton bashkëpunimin relativisht të ri dypalësh (në krahasim me atë të NATO-s) në fushën e mbrojtjes midis SHBA-së dhe Greqisë. Në vend se të rinovohetçdo vit ky bashkëpunim, marrëveshja e re zgjat 5 vjet, me opsionin e një zgjatje më të madhe në kohë.

Po ashtu pakti parashikon shtimin e stërvitjeve të përbashkëta dhe një bashkëpunim më të madh midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, në prapaskenë Bajden e hodhi topin në fushën tjetër. Ngjashmëritë mes Putinit dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan janë më të mëdha se sa dallimet midis tyre.

Që të dy refuzojnë statuskuonë, flasin për rishikimin e kufijve të tyre të njohur, fajësojnë Perëndimin për humbjen e madhështisë së dikurshme, dhe synojnë të provokojnë kriza rajonale si një mënyrë për ta shpërqendruar publikun nga keq-menaxhimi i ekonomisë në vend.

Gjatë viteve të fundit, ndërsa Rusia ka rrëmbyer disa territore nga Gjeorgjia dhe Ukraina, Turqia ka dërguar trupa në Siri, Irak dhe Nagorno-Karabakh; e ka shkelur statuskuonë në Qipro, ka pretenduar caktimin e një kufiri detar me Libinë në dëm të vendeve që ndodhen midis,dhe ka kërcënuar ishujt grekë në detin Egje.

Dobësia e Perëndimit, e shfaqur qoftë në diplomaci apo jo, vetëm sa e inkurajon Erdoganin për sulme të mëtejshme. Ndërsa rëndësia strategjike dhe ekonomike e Mesdheut Lindor po rritet gjithnjë e më shumë, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka pak infrastrukturë logjistike. Prania e SHBA-së në bazën ajrore të Incirlikut në Adana të Turqisë është e dobët. Marina amerikane e ka shfrytëzuar prej kohësh Gjirin e Sudës në Kretë, por prania tjetër e saj në rajon është e re:Ushtria amerikane ka tashmë një prani të vogël në kampin Georgulas në Volos.

LEXO EDHE:  Mos u besoni sondazheve/ Presidenca populiste mund ta çojë Trumpin drejt fitores në nëntor

LEXO EDHE:  Partia Komuniste e Kinës kundër botës, ne duhet ta luftojmë para se të jetë tepër vonë

Vetëm në dy vitet e fundit, ushtria amerikane dhe marinsat kanë kryer stërvitje të përbashkëta me homologët e tyre grekë në vargmalin Litokoro rrëzë malit Olimp. Marrëveshja SHBA-Greqi e tetorit 2019, i dha gjithashtu qasje Shteteve të Bashkuara në bazën e Aleksandropolisit.



Me përjashtim të Gjirit të Sudës, që është thuajse 400 milje larg Turqisë, bazat që përdorin Shtetet e Bashkuara janë të gjitha në Greqinë kontinentale dhe e lënë Egjeun të ekspozuar. Qeveria greke shpresonte që ta korrigjonte këtë detyrim strategjik, por ekipi i sigurisë kombëtare të Xho Bajdenit e bindi se vendosja e amerikanëve në ishullin Skiros, siç kërkoi Greqia, do ta zemëronte akoma më shumë Turqinë.

Kjo është një marrëzi. Skiros gjendet në Egjeun qendror, i pozicionuar shumë mirë për të mbrojtur ishujt e tjerë dhe burimet e tyre, por jo kërcënues për Turqinë. Ndërsa Greqia nuk kërkoi zyrtarisht praninë amerikane në Limnos, Athina do të ishte pajtuar gjithashtu me një prani të vogël atje.

Prania amerikane në Skiros dhe Limnos do të pengonte agresionin turk jo vetëm kundër Greqisë, por edhe më gjerësisht kundër Qipros, Izraelit, Egjiptit, Libisë dhe shteteve të tjera bregdetare të Mesdheut Lindor. Por të dyja vendet janë gjithashtu vendimtare për monitorimin e trafikut përmes ngushticave në Detin e Zi.

Diplomacia kërkon besueshmëri. Aleatët si Greqia duhet të besojnë se Amerika është në krah të tyre, ndërsa kundërshtarët si Turqia dhe Rusia duhet të kuptojnë se Shtetet e Bashkuara kanë infrastrukturën e duhur ushtarake për të ndjekur strategji të tjera, nëse këto të fundit e refuzojnë diplomacinë si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Mjerisht, Bajden është tërhequr nga kjo qasje. Marrëveshja e Mbrojtjes së Ndërsjellë dhe Bashkëpunimit ishte sigurisht një hap pozitiv, por refuzimi i dislokimit në Skiros e minon potencialin e saj më të madh.

Në rast se Bajden dëshiron vërtet që diplomacia të ketë sukses, ai duhet t’u japë përparësi interesave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj më të afërt mbi shqetësimet për kundërshtimet e shteteve që po e kërcënojnë rendin rajonal. Fatkeqësisht, si nga veriu ashtu edhe nga jugu, instinktet e gabuara të presidentit Bajden kanë minuar demokracitë e Evropës.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

How Joe Biden Has Undermined Europe’s Democracies

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Vala e re goditëse e koronavirusit në Evropë/ Pse normat e vaksinimit do jenë thelbësore

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong “Politico.eu”

Në Evropë ka nisur vala e katërt e pandemisë së koronavirusit, dhe vetëm pak vende po kursehen nga një rritje e shqetësuese e rasteve. Rezulton se vaksinimi gjithëpërfshirës, ​është i nevojshëm – por jo i mjaftueshëm – për të frenuar përhapjen e koronavirusit, që është shumë i lartë gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit.

Vendet që kishin lehtësuar ndjeshëm kufizimet e distancimit social gjatë sezonit të verës, po shqyrtojnë tashmë mundësinë e ri-zbatimit të masave të forta për të frenuar valën e rasteve në rritje dhe shtrimeve në spital. Vaksinimi “zgjidh një pjesë të problemit, por jo të gjithë atë”, thotë Hajo Zeb, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Bremenit, Gjermani.

Ndërsa vaksinimi të mbron nga infeksioni, asgjë nuk është 100 për qind e sigurt. Po aq shqetësues është edhe fakti se imuniteti ndaj koronavirusit po pakësohet, duke çuar në rikthimin e vendeve drejt masave mbrojtëse përforcuese. “Unë mendoj se edhe publiku po e kupton se pandemia nuk ka mbaruar ende”- shton ai.

“POLITICO” ka analizuar të dhënat mbi normën e vaksinimit, rastet e reja, shtrimet në spital dhe vdekjet në të gjithë BE-në si dhe në Britaninë e Madhe. Një qasje e zgjuar ndaj masave të tilla si kërkesat për maskat e fytyrës në mjedise të mbushura me njerëz dhe “pasaportat” e vaksinave janë një diferencues i rëndësishëm.

Në njërin skaj të spektrit, një grup vendesh kanë arritur një shkallë të lartë të vaksinimit, si për popullsinë e tyre të rritur, po ashtu edhe për nxënësit më të rritur në moshë shkollore. Në krye të kësaj liste është Portugalia, e cila i ka frenuar me sukses infeksionet e reja, shtrimet në spital dhe ka një nivel shumë të ulët të vdekshmërisë.

Në anën tjetër gjenden vendet të cilat po përballen me valën e tyre të re më të rëndë që prej fillimit të  pandemisë në pranverën e vitit 2020. Me vetëm një pjesë të popullsisë së tyre të rritur që  tashmë është  vaksinuar, Covid-19 po përhapet si një zjarr i tërbuar në Bullgari dhe Rumani, duke i shtyrë drejt kolapsit sistemet e tyre shëndetësore. Ja cila është lista me 4 grupet e shteteve:

Në të parën bëjnë pjesë ato vende që i kanë tejkaluar parashikimet:Suksesi i fushatave të vaksinimit në vende si Portugalia, Malta dhe Spanja – ku 80 për qind apo më shumë e popullsisë është vaksinuar plotësisht – përkthehet drejtpërdrejt në shifra shumë  më  të  ulë ta të fataliteteve dhe shtrimeve në spital ndryshe nga vendet e tjera.

Në listën e dytë futen ato vende që mund të bënin më mirë sesa kanë bërë:Vende si Britania e Madhe, Gjermania dhe Austria kanë arritur një normë vaksinimit në nivelet 60-70 për qind, por që nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar rritjen e rasteve të reja.

Zbutja e kufizimeve në Britani ka qenë gjithashtu një shtysë  e fuqishme ndaj infeksioneve të reja.Në të tretën bëjnë pjesën vendet që kanë mbetur pas me objektivat:Tre vendet baltike dhe disa vende në Evropën Qendrore, si Sllovenia, po përjetojnë disa nga normat më të larta të rasteve të reja ditore për 1 milionë  njerëz. Shkalla e vaksinimit prej 50 për qind në këtë rajon, ka lënë shumë segmente të popullatës së tyre të pambrojtura nga virusi.

Për këtë arsye, shtrimet në spital dhe vdekjet janë shumë më të larta se në fqinjët e tyre perëndimorë. Dhe në listën e katërt bëjnë pjesë vendet që po vuajnë më shumë nga kjo pandemi:Dy vendet që mbeten më shumë prapa me vaksinimin janë Bullgaria dhe Rumania. Sistemet e tyre shëndetësore shumë të mbingarkuara, kanë kontribuar në “stuhinë e përsosur” për valën aktuale të koronavirusit, që përjeton nivele shqetësuese të larta të shtrimeve në spital.

“Kjo që po shohim është kryesisht një epidemi e të pa vaksinuarve”-thekson Zeb. Të dhëna e ilustrojnë më së miri këtë pretendim, me vendet e listës së parë që kanë shumë pak raste për 1 milionë banorë. Efektiviteti i vaksinimin për të  parandaluar humbjet e jetëve është shumë shqetësues.

Rumania dhe Bullgaria, kanë përqindjen më të ulët të njerëzve që  janë  vaksinuar plotësisht, dhe numrin e vdekjeve ditore që tejkalon çdo vend tjetër të BE-së . “Përgatitja e mirë për valën e katërt do të ishte një fushatë efektive e vaksinimit”- tha Ioana Mihaila, ish-ministre e Shëndetësisë në Rumani.

LEXO EDHE:  A është gati NASA të zbulojë jetën përtej Tokës?

LEXO EDHE:  A është i mundur”ndërtimi i kombeve” nga jashtë, çfarë tregon rasti i Afganistanit



“E gjithë Evropa po përballet me një rritje të presionit nga pandemia. Në Evropën Lindore, ku shkalla e vaksinimit është shumë më e ulët se në Perëndim, ndikimi sanitar është real dhe intensiv”- deklaroi para ligjvënësve të martën ministri francez i Shëndetësisë, Olivje Veran.

Diku tjetër, kushtet klimatike dhe përhapja e një nëntipi më infektiv të variantit Delta të koronavirusit, po nxisnin me shumicë rastet e reja. “Ne kemi që të gjitha arsyet për të qenë vigjilentë”- shtoi Veran. Ndërkohë Zeb druhet se sistemet shëndetësore nuk do të jenë në gjendje që të përballen me një valë tjetër.

Ai tha se situata e “jashtëzakonshme” e vitit të kaluar nuk mund të përsëritet, pasi ekziston  shqetësimi se sistemet shëndetësore nuk do ta përballojnë dot më. Ndërsa vaksinimi nuk është një zgjidhje e plotë – ai nuk e bllokon plotësisht transmetimin – tanimë është e qartë se ai mund të parandalojë sëmundjet e rënda dhe vdekjet.

Të dhënat nga Britania e Madhe, janë shumë të qarta në këtë aspekt. Britania ka përjetuar një rritje të ndjeshme të rasteve. Por ndërkohë  që normat e shtrimeve në spital po rriten, ato nuk janë rritur në të njëjtën masë si në valët e mëparshme.

Në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, ku rastet po rriten, është pak herët për të thënë nëse shtrimet në spital do të priren të jenë shumë më të larta apo jo. Tani për tani, shtrimet në spital janë kufizuar tek infeksionet më të reja.

Ndërsa rastet e reja mund të jenë edhe më të shumta se sa ishin vjeshtën dhe dimrin e kaluar, ato “sigurisht nuk janë më të larta në aspektin e shtrimit në spital”, thotë Zeb. “Ky është edhe lajmi i mirë, që flet për efektin e vaksinimeve”- theksoi ai.

Një tjetër nxitës kryesor i rasteve të reja kanë  qenë të rinjtë. Depti Gurdasani, epidemiolog në Universitetin Mbretëresha Meri në Londër, thekson se kur shkollat ​​u rihapën në Britani, nivelet e larta të transmetimit të komunitetit rezultuan në një “rritje shpërthyese”sa i përket numrit të rasteve.

Midis vendeve me të dhëna të disponueshme, rezulton se vendet që kanë pak raste të reja, si Portugalia dhe Spanja, kanë gjithashtu një përqindje vaksinimi që është 30 për qind në mesin e atyre nën 18 vjeç. Ndërkohë Bullgaria dhe Rumania, kanë norma vaksinimi të adoleshentëve që nuk i kalojnë 4 për qind.

Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Greqia, të  cilat vijnë  të  tretat në listë vazhdojnë  të  kenë  norma nën 10 për qind të vaksinimit të të rinjve, ndaj po përballen gjithashtu me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. Duke pasur parasysh të dhënat për rastet, vdekjet dhe shtrimet në spitale, normat e përgjithshme të vaksinimit përforcojnë faktin se sa e rëndësishme është që vendet të arrijnë jo vetëm nivele të përshtatshme të vaksinimi, por norma që i tejkalojnë 80 për qind të popullatës.

Sa i përket asaj që mund të sjellë e ardhmja, Zeb mendon se koronavirusi në Evropë përfundimisht do të shkojë  drejt një situate endemike. “Ndoshta, kur të vijë pranvera e vitit të ardhshëm, që gjithsesi i zvogëlon numrat, ne do të kemi më shumë vaksinime dhe ndoshta do të kemi ecur drejt imunitetit të tufës në disa vende, si për shkak të vaksinimeve, po ashtu dhe prej imunitetit natyror të përfituar nga prekja dhe shërimi nga Covid-19”- tha ai.

https://www.politico.eu/article/europe-next-coronavirus-wave/

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Vizita e lamtumirës e Merkelit në Paris/ Lidere e qetë apo dominuese?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një epokë po përfundon edhe për Francën kur Presidenti Macron pret sot kancelaren Merkel në vizitën e saj të lamtumirës. Si vlerësohet puna e Merkelit në Francë? Çfarë do të kujtojnë francezët?

Një kështjellë e vjetër, një verë e mirë, një peizazh magjepsës: Chateau du Clos de Vougeot, në Burgundi, ofron gjithçka që i nevojitet presidentit francez për një lamtumirë të ngrohtë, dinjitoze dhe shumë franceze ndaj kancelares gjermane.

Merkeli do ta vlerësojë mjedisin, edhe nëse i është dashur të mësohet mekënaqësinë franceze për inskenime, thotë Hélène Miard-Delacroix, një historiane në Universitetin e Sorbonës. “Këtë ajo e ka përvetësuar”.

Drejtim me buzëqeshje dhe me dorë të fortë

Angela Merkel e ka pasur gjithmonë të vështirë ta lexojë këtë matës, këtë shkallë të afërisë dhe ta përdorë mirë. Patosi dhe pompoziteti që adhurojnë presidentët francezë ishin të huaj për të, ndaj ajo nuk ndërtoi një marrëdhënie të natyrshme me partnerët e saj të ndryshëm në Elysee, por ndërtoi një marrëdhënie serioze dhe të qëndrueshme.

Zhak Shiraku i modës së vjetër, mashkulli prijës i papërmbajtur Sarkozy, François Hollande shumë normal dhe Emmanuel Macroni inteligjent dhe i vrullshëm – Merkeli formonte një kontrast të fortë me secilin prej tyre, por megjithatë kishte të njëjtën recetë për secilin, thotë Miard de la Croix: “Ajo ishte gjithmonë e njëjta, e buzëqeshur”, por ajo ishte gjithashtu një person që drejtonte me dorë të fortë. Dora e fortë – disa do të thoshin edhe kapja e hekurt.

Frenim i vazhdueshëm



Në Francë, Merkel nuk shihet vetëm si mishërim i stabilitetit dhe qëndrueshmërisë. Sidomos në krizën e borxheve, qëndrimi refuzues i Merkelit i shqetësoi francezët për një kohë të gjatë.

LEXO EDHE:  Alkatraz, burgu më i frikshëm në SHBA, ku u mbyll dikur edhe Al Kapone

LEXO EDHE:  Të ndryshojmë qytetet

Irrituese ishte edhe heshtja gjermane pas fjalimit në Sorbonë të presidentit të sapozgjedhur Emmanuel Macron, i cili u paraqit si një evropianist i zjarrtë dhe i bëri thirrje Gjermanisë të reformonte BE me të. Vizionet e tij pragmatikja e Berlinit nuk i përqafoi, duke e lënë Macronin në dukje të dalë huq.

Francezët e shohin në mënyra të ndryshme trashëgiminë e Merkelit

Kryetare e qetë e qeverisë një apo gjermane dominuese? Është e natyrshme që mendimet e francezëve janë të ndryshme:

“Të gjithë jemi të trishtuar që ajo po largohet”. “Ajo iu përkushtua tërësisht Gjermanisë, i dërgoj nderimet e mia”. “Po do të kisha qenë gjerman, nuk do të kisha dashur që Merkeli të ishte kancelare. Ajo solli një milion refugjatë në Gjermani, dhe ata nuk përshtaten mirë me një demokraci”. “Ajo bashkëpunoi shumë mirë me Francën. Thjesht ajo më pëlqen, është simpatike.”

Në metrat e fundit, Franca e rriti peshën në marrëdhënien gjermano-franceze, kështu perceptohet në Paris. Fakti që Merkeli u pajtuar së bashku me Macronin për fondin evropian të rindërtimit prej miliarda eurosh, përfshirë borxhet e përbashkëta, i atribuohet këmbënguljes së presidentit francez. Hélene Miard-Delacroix beson se “tandemi Merkel Macron është ai që funksionon më mirë”.

Kështu, Gjermania dhe Franca varen më shumë se kurrë nga njëra-tjetra. Me një verë shumë të zgjedhur Burgundi, kjo do të rikonfirmohet sonte. Dhe pas viteve të ngurta, por përfundimisht të suksesshme me Merkelin, Macroni mund të gëzohet që së shpejti do të kalojë mirë me hamburgasin e rezervuar. Ai do ta presë atë si duhet./DW

LEXO TE PLOTE