Connect with Us

Shkëmbi: Latifin e kam pasur shok ekipi, është luks për Superioren

Sport

Shkëmbi: Latifin e kam pasur shok ekipi, është luks për Superioren

Publikuar

-

Kryendeshja e Superiores do të jetë në ditën e nesërme teksa Dinamo do të përballet me Vllazninë. Në konferencën për shtyp, para këtij takimi, trajneri Bledi Shkëmbi është shprehur se ekipi i Dinamos është më i fortë në organikën sulmuese.

“Vllaznia është një kundërshtar i fortë, që bën futboll të mirë dhe e meriton që ne ta respektojmë sepse e tregon ndeshje pas ndeshje dhe javë pas jave. Latifi është bashkëlojtar i imi që kemi fituar shumë. Një lojtar që është nje luks për Superioren por ekipi im në sulm është më i mirë se çdo ekip tjetër”, tha Shkëmbi sipas “Supersport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

E bujshme/ Xavi refuzoi një kombëtare të madhe për Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Xavi Hernandez trajneri i ri i Barcelonës gjatë prezantimit të tij te blaugranat ka treguar një prapaskenë shumë interesante lidhur me karrierën si trajner. Xavi ka zbuluar se për t’u rikthyer te Barça ka refuzuar një kombëtare të madhe e cila ka qenë Brazili. Një tjetër fakt që tregon dashurinë e madhe që ndjen një legjendë si Xavi kundrejt ngjyrave blaugrana.



“Është e vërtetë që kam folur me Brazilin. Ideja ishte ta ndihmoja Titen dhe pastaj ta merrja në dorë ekipin vetë pas Botërorit. Por ëndrra ime ishte të vija në Barcelonë. Ndihem i gatshëm dhe plot vetëbesim. Ndiej se ky është çasti”, deklaroi Xavi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Latifi çështje te Vllaznia/ “Ose unë, ose ai”, kur ylli i sulmit përplasej me trajnerin në Hungari

Publikuar

-

Nga

Vllaznia ka marrë një pikë në tre ndeshjet e fundit në kampionat dhe për të mos mjaftuar kjo, në kampin shkodran duhet të zgjidhin një tjetër çështje të rëndësishme.

Reagimi i Liridon Latifit pas zëvendësimit në ndeshjen e djeshme kundër Egnatias ishte i ashpër dhe nga ana tjetër edhe trajneri Thomas Brdaric u nervozua në stol nga veprimi i sulmuesit.

Në ato momente nuk pati më përplasje, por tani vjen pjesa më e vështirë. A do mundet trajneri të marrë masa ndaj lojtarit më të paguar në skuadër?

Nëse po, do ketë një krisje të fortë, nëse “jo” atëherë nuk do ishte çudi që edhe të tjerë lojtarë të reagojnë njëlloj në të ardhmen. Brdaric dhe drejtuesit e klubit duhet të gjejnë një zgjidhje direkte.



Latifi edhe në të shkuarën ka pasur probleme, konkretisht me trajnerin e Akademia Puskas pasi u transferua nga Skënderbeu te klubi hungarez.

“E pashpjegueshme se si një zotëri vjen nga jashtë, ne i kërkojmë të luajë përpara dhe ai luan aty. Ai bën shumë gabime, kaq shumë nuk mund të bëhen.

“Unë kam luajtur gjithmonë me futbollistët që kanë bërë gjithçka për skuadrën dhe klubin. Nuk do ta ndryshoj këtë: ose ai, ose unë, njëri do të largohet”, shprehej në maj të vitit 2018 trajneri i Akademia Puskas, Attila Pinter.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kabo komenton gjestin e Liridon Latifit: Nuk e mbështeti askush, ka nevojë për psikolog

Publikuar

-

Nga

Liridon Latifi ishte personazhi kryesor në ndeshjen Egnatia-Vllaznia, pasi ky i fundit ka reaguar jo pak keq në momentin që është zëvendësuar nga trajneri Brdaric. Këtë rast e ka komentuar edhe antropologu, Përparim Kabo, i cili  ishte i ftuar në “Procesin Sportiv”, atje ku ka folur edhe sa i përket rastit të Latifit.  I pyetur në lidhje me këtë çështje, Kabo u shpreh:



“Është veprim i gabuar, sigurisht. Por stafi duhej ta trajtonte ndryshe. Është tjetër gjë kur heq një lojtar të mirë dhe tjetër kur heq një lojtar mesatar. Shihni si bëhet edhe në ekipet e tjera jashtë Shqipërisë. Kur hiqet një lojtar i mirë, dikush nga stafi i del para për të pritur, për ta përgëzuar dhe për ta përqafuar, duke i thënë edhe një fjalë te veshi shpeshherë. Por kjo nuk ndodhi me Latifin, që tani ka nevojë nja dy seanca me psikologun”, tha Kabo.

LEXO TE PLOTE