LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen afro 12 mijë paundë të padeklaruara në Rinas

17 Tetor 2021, 15:57, Kronika CNA
Sekuestrohen afro 12 mijë paundë të padeklaruara në Rinas

Një 39-vjeçareje me iniciale A.Gj i janë sekuestruar afro 12 mijë paundë të padeklaruara në Rinas.

 ?Shërbimet e Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim  me strukturat Doganore të Rinasit dhe Policinë e Shtetit(Policinë Kufitare), në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas,  zbuluan dhe sekuestruan një shumë prej 11.960 £ të padeklaruara të udhëtarit me inicialet A.Gj.i moshës 39 vjecare“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme,? thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga