LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Renditja e Superiores/ Tirana merr kryesimin, Laçi e Skënderbeu zhyten në fund

17 Tetor 2021, 20:18, Sport CNA

Dy ndeshjet e luajtura ditën e sotme kanë sjellë risi në renditjen e “Kategorise Superiore?? ku Tirana ka marrë arratinë nga rivalët e tjerë. Fitorja me Teutën, i ngjit bardheblutë në vendin e parë në kuotën e 11 pikëve, 3 më shumë se Kukëso.

Kështu Tirana mbetet në vend të parë për këtë javë, pasi si do të shkojë sfida e nesërme ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos nuk do t?i cenonte kreun kryeqytetasve. Skuadra e Orges Shehit do të shkojë kryesuese në derbin me Partizanin që do të luhet javën tjetër.

Teuta dhe Egnatia që ndodhen në kuotën e 8 pikëve. Ndërkohë Partizani mbetet në vendin e 7-të me vetëm 4 pikë në 5 ndeshje, ndërsa sfida e nesërme Vllaznia-Dinamo do të ndryshonte sërish renditjen në rast se do të kishte një fitues.

REZULTATET

Laçi-Egnatia 0-1

Kastrioti-Skënderbeu 2-0

Partizani-Kukësi 1-1

Tirana-Teuta 3-2

NESËR

Vllaznia-Dinamo 19:45

RENDITJA

Lajmet e fundit nga