Connect with Us

Partizani-Kukësi/ Përballje pretendentësh në “Air Albania”

Sport

Partizani-Kukësi/ Përballje pretendentësh në “Air Albania”

Publikuar

-

“Air Albania” hap dyert për kampionatin, me një superfidë të denjë për ta bërë atmosferën edhe më të nxehtë në komoditetin e impiantit të ri. Luhet Partizani-Kukësi, përballje pretendentësh dhe e një rivaliteti të fortë në këto vitet e fundit. Të dyja skuadra kërkojnë fitoren.

Partizanit të Ilir Dajës i ka munguar shkëlqimi dhe edhe rezultatet në këto 4 javë të parë. Vetëm 3 pikë janë shumë pak për një skuadër me objektiva madhorë, në kërkim të fitores së parë, me të kuqtë që më në fund, në kryeqytet, pritet të kenë edhe një shtysë më shumë, një numër më të madh tifozësh në mbështetje të tyre.

Daja ka rikuperuar Kacen, Mustën dhe Sten Zhunior që i projekton titullarë, ashtu si dhe Markun, me trajnerin që pret që ditët e pauzës të kenë shërbyer për të gjetur sidomos më shumë cinizëm në sulm, aty ku Partizani ka rendimentin më të dobët në këtë fillim kampionati, vetëm 3 gola në më shumë se 360 minuta lojë.

Për Kukësin, ditët e pushimeve nuk kanë qenë dhe aq të qeta. Deklaratat e Diego Longos pas humbjes me Teutën lanë vend për interpretimin e një largimi të mundshëm të italianit nga stoli, por drejtuesit e kanë blinduar, duke zgjedhur të vazhdojnë me të. Argumentet nuk u mungojnë, Kukësi shpreh një futboll sulmues, prodhon lojë dhe shënon me bollëk, edhe pse në dy ndeshjet e fundit ka konstatuar brishtësi në mbrojtje.

Trajneri ka sjellë një futboll argëtues dhe tanimë është rikthyer për të vazhduar një projekt që premton, ndaj Partizanit për Kukësin e tij është momenti i duhur për të shprehur vlerat e një skuadre pretendente.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Milani rikthehet te fitorja në Serinë A, ndalet Napoli

Publikuar

-

Nga

Milani ka arritur të marrë një fitore të lehtë kundër Genoas 0-3, në transfertë duke u kthyer kështu te fitorja pas 2 humbjeve rradhazi.

Serinë e golave e hapi Zlatan Ibrahimovic që shënoi një eurogol nga goditja e dënimit në min e 10′,  Junior Messias realizoi në min 45+2′ për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me kuqezinte që dominuan në tërësi. Messias shënoi golin e dytë personal në min 61′ për të trefishuar rezultatin në 0-3, që ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Milani tani rikthehet në vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Genoa mbetet me 10 pikë në pozitën e 18-të.



Në ndeshjen tjetër, Napoli është ndalur në barazim 2-2 nga Sassuolo.

Golat për ‘Napolitanët’ i shënuan Fabian Ruiz dhe Dries Mertens, kurse për vendasit realizun Gianluca Scamacca dhe Gian Marco Ferrari.

Napoli tani ka 36 pikë në vendin e parë, ndërsa Sassuolo ka 19 dhe mban vendin e 12-të./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Luajti ndaj Interit, ja si u vlerësua Rey Manaj pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj sot ka luajtur një ndeshje shumë speciale, pasi është vënë përballë skuadrës së Interit, ku u rrit si futbollist e bëri debutimin në Serinë A. Një tifoz i deklaruar i zikaltërve, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare sot u mundua që të ndalte kampionët në fuqi të Italisë, por pa arritur të bënte shumë gjëra ndaj një ekipi që është pretendent për titull, teksa luan me Specian e cila në këtë sezon duket në vështirësi të mëdha.

Dy ishin momentet ku ai ra në sy, për një karton të verdhë në pjesën e parë dhe për një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës në pjesën e dytë të duelit. Kjo bëri që për të pas ndeshjes të kishte njëlloj kritika dhe vlerësime.



Portali i “Eurosport” ka vendosur notën 5 për sulmuesin shqiptar. “Bën shumë faulle, është me vonesë, gjithmonë i paraprijnë. Nuk jemi aty ku duhet. Vetëm një gjuajtje e pritur mirë nga Handanoviç”, shkruhet në këtë portal në notat pas ndeshjes.

Ndërkohë, “Tuttomercatoweb” vë theksin te përkushtimi i lojtarit, ndaj i ka vënë notën 6. “Një ndeshje speciale për shqiptarin, luan kundër skuadrës që e bëri të debutonte dhe përplaset gjatë të gjithë ndeshjes. Tregon shumë dëshirë, vë në provë edhe Handanoviç në fund të ndeshjes”, shkruan “TMW” për sulmuesin kuqezi.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Tifozi pëson atak kardiak gjatë ndeshjes Watford-Chelsea, mjekët e ekipeve shkojnë ta ndihmojnë

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e sotme në Premier Ligë mes Uotford dhe Çelsit është ndërprerë në minutën e 11 për shkak të një situate të pazakontë. Në rezultatin 0-0 në stadiumin “Vicarage Road”, ndeshja u ndërpre për shkak se një tifoz pësoi infarkt në tribunë dhe lojtarët e dy skuadrave refuzuan që të vazhdonin lojën derisa situata të ishte normalizuar.

Në minutën e 10, u pa se një tifoz pësoi infarkt në tribunë dhe stafet mjekësore të dy skuadrave vrapuan me shpejtësi për ta asistuar në ato momente. Lojtarët u futën në dhomat e zhveshjeve dhe nuk pranuan të dilnin as në nxemje pa qenë të sigurt se tifozi në fjalë ishte në gjendje më të mirë, pasi nuk do të kishte kuptim të vazhdohej ndeshja në rast tragjedie.



Ndërkohë, për rreth 20 minuta këtij tifozi iu dha asistencë mjekësore, përfshirë edhe masazhin kardiak, derisa u stabilizua dhe më pas u largua me ambulancë drejt spitalit. Vetëm kjo bindi lojtarët e Uotford dhe Çelsit që të ktheheshin në fushë dhe ta vazhdonin ndeshjen.

LEXO TE PLOTE