Connect with Us

Ndahet çifti më i komentuar i botës së futbollit, Wanda shfryn ndaj Icardi-t: Shkatërrove familjen për një k*rvë

Sport

Ndahet çifti më i komentuar i botës së futbollit, Wanda shfryn ndaj Icardi-t: Shkatërrove familjen për një k*rvë

Publikuar

-

Wanda Nara dhe Mauro Icardi ishin çifti më i komentuar në botën e futbollit, por kjo dyshe, nuk do të jetë më bashkë. Menaxherja dhe njëkohësisht gruaja që ishte përkrahë sulmuesit argjentinas ka konfirmuar ndarjen nga Icardi.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, mesazhi nuk linte vend për më tepër nënkuptime: “Një tjetër familje që e shkatërrove për një kur..”, shkruan Ëanda Nara. Menjëherë do të fshinte Icardin nga lista e miqëve të saj dhe njëkohësisht ka fshirë të gjitha fotografitë me të në rrjetin e saj social.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Luhatja e Nedim Bajramit, drejtori i Empolit tregon çka ndodhur me futbollistin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Nedim Bajrami i bëri një start fantastik sezonit, duke shkëlqyer me fanellën e Empolit e duke dhënë sinjale të aftësive të tij edhe me bluzën e kombëtares kuqezi. Por në muajin e fundit, lojtari ka patur një rënie të paraqitjeve të tij, që kanë shqetësuar jo pak tifozët.

Megjithatë, drejtori sportiv i Empolit, Pietro Akardi, mendon se Bajrami ka nevojë për kohë që të vazhdojë rritjen e tij, meqë bëhet fjalë për një futbollist të ri. Duke folur për mediat italiane, ai ka theksuar se futbollisti është i paprekshëm, e do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit.



“Luhatja bën pjesë në rrugëtimin e rritjes, edhe në vitin e kaluar Bajrami ka pasur një moment të tillë, por jemi të ndërgjegjshëm që kemi në dispozicion një lojtar i cili do të rritet. Dhe i cili do të qëndrojë këtu, kemi shumë besim te ai.

Këtë moment luhatjeje e cilësojmë normal në këtë rrugëtim. Ai është i ri, duhet të bëjë një rrugë të tillë, mos harrojmë se është një futbollist i datëlindjes 1999”, shpjegoi drejtuesi i Empolit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana ul çmimet e biletave për derbin dhe për gjithë sezonin

Publikuar

-

Nga

Tirana ka vendosur që të ndryshojë politikën e biletave, duke i ulur për ndeshjen me Dinamon, por vetëm. Politika e re e bardhebluve është afrimi me tifozët dhe klubi ka menduar për çmime mëtë favorshme.

Tribuna do të jetë 3000 dhe 2000 lekë, ndërsa ajo përkarshi 800 lekë. Shkurt, përgjysmim. Anësoret do të jenë 400 lekë njëlloj me tribunën mike.



Tirana ka vendosur që këtë politikë çmimesh ta mbajë për gjatë gjithë sezonit për të afruar sa më shumë tifozë në stadiume që të gjithë të gëzojnë me bardheblutë dhe të mos shpenzojnë shumë. Kujtojmë se Tirana për momentin është skuadra që ka më shumë ndjekës në shkallët e stadiumit dhe që biletat i ka një burim të mirë të ardhurash.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu vuan ndaj Bylisit, por kualifikohet më tej falë penalltive

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu është skuadra që do të luajë në raundin e tretë të Kupës së Shqipërisë. Korçarët kanë mposhtur 4-2 me penallti Bylisin pas rezultatit final 3-3 të dy ndeshjeve të luajtura (1-1 ne Ballsh dhe 2-2 në Korce). Kjo e sotmja, ishte një ndër ndeshje më të bukura me të luftuara të Kupës duke prodhuar një rezultat fantastik.

Të parët që kaluan në avantazh ishin ballshiotët me Qardakun, ndërsa Meksi dhe Elvi Berisha përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Ishte sërish Qardaku që barazoi shifrat duke çuar takimin në shtesa, ku më pas skuadrat i janë drejtuar penalltive.



Skënderbeu është treguar më e saktë duke shënuar 4 prej tyre, ndërsa Bylisi ka shënuar vetëm 2 duke gabuar dhe dy të tjera. Në turin e tretë korçarët do të ndeshen me Teutën që më herët eliminoi Korabin.

LEXO TE PLOTE