Connect with Us

“Magjia e Foltores” në Korçë/ Berisha: Mirënjohje të pakufishme korçarëve

Politikë

“Magjia e Foltores” në Korçë/ Berisha: Mirënjohje të pakufishme korçarëve

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha prej javësh ka filluar një “Foltore”, një aksion politik për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës dhe për të ringritur PD, për t’i kthyer vlerat dhe parimet e saj.

Takimet e Berishës me demokratët kanë nisur në Tiranë, më pas kanë vijuar në Durrës, Fier, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Kukës, Elbasan, dhe  dy ditë më parë në Korçë.

Lideri historik i PD, është larguar nga Korça i mahnitur nga pritja e jashtëzakonshme e qytetarëve korçarë.

LEXO EDHE:  Topalli me superlativa për Berishën/ Bën opozitë të fortë kundër Ramës

Mesazhet kanë qënë mjaft të qarta, ndërsa Berisha është pritur me brohoritje të forta nga mijëra demokratë, të cilët e shohin si shpresë për rikthimin e Opozitës.

Së fundmi Berisha ka ndarë disa momente, foto dhe video nga Foltorja në Korçë.

Zotim solemn! Dhe një mirënjohje e pakufishme korçarve për magjinë e Foltores së tyre. Sb”, shkruan ish kryeministri Berisha./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kokalari sqaron distancimin nga politika/ Jep lajmin: Do të jem në dispozicion total

Publikuar

-

Nga

Aktivistja Evi Kokalari një ditë më parë, njoftoi se do të distancohej nga politika shqiptare , një deklaratë e cila nuk është pritur mirë nga të gjithë mbështetësit e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari është shprehur se e di që nuk është koha e duhur për tu tërhequr por e ka të nevojshme t’i rikthehet sërish jetës së saj në Amerikë.

Aktivistja ka sqaruar se pavarësisht kësaj do të jetë në dispozicion total për gjithçka. Kokalari shkruan se fakti që nuk është në Tiranë nuk do të thotë që nuk do të angazhohet.

Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër;

Eshtë e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme ti kthehem jetës time në Amerikë.

Eshtë gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku tashmë bën pjesë dhe grupi Bashës.

Si e tillë dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmon – pa “paratë e foltores” apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardet e Lulit. 



LEXO EDHE:  Demokrati nga Korça i përvishet Bashës/ “Me ty në krye Rama do vari xhaketën e do fitojë”

LEXO EDHE:  OFL hedh “rrjetën” në Korçë/ Ultimatum tre trafikantëve dhe një hajduti

Lufta për pluralizmin Shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera.

Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshem me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai.

Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi.

Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.

Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PDsë Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në Neë York, Ohio dhe Florida.

Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij, fillojnë me fushatat e vitit 2022”, shkruan Kokalari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna politike

Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike. Në mbledhje do të diskutohet mbi masat për organizimin e Partisë.

Kjo mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej me datën 8 janar, por si duket është shtyrë për shkak të protestës.



Në mbledhje do të flitet për zgjedhjet e reja të seksioneve dhe grupseksioneve të degëve të PD, si dhe për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, në ato vende që kanë mbetur pa kryetar.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e Berishës: Kërkesa për ekstradimin e vëllait të ministrit ka ardhur por …

LEXO EDHE:  E rëndë në Korçë/ Gjendet një trup i pajetë në qendër të qytetit

Brenda datës 15 Shkurt 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në nivel seksioni dhe grupseksioni, ndërsa brenda datës 15 Mars 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në organet drejtuese të degës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nuk tërhiqet nga dhuna/ “Do na keni përballë, do t’iu mundim”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, nuk tërhiqet nga dhuna. Në një inetrvistë për Abc news, Basha i ka quajtur demokratët naivë, e ndërsa shprehet se, nuk do të mund ta shkatërrojnë dot.

Edhe një herë Basha tregoi se nuk ka ndërmend të largohet nga lufta për karrigen e tij.



I pyetur nga gazetari nëse në katër vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjedhje për kryetarë, Basha përgjigjet:

Nuk ka lidhje kjo. Zgjedhjet për kryetar u bënë më 13 qershor. Ata që mendojnë se problemi qëndron tek vendosmëria e kryetarit të Partisë Demokratike për t’i qëndruar vendimeve të Partisë Demokratike dhe demokratëve në luftë ballore, pa kompromis me të keqen, ata janë pjesë e të keqes. Ose në rastin më të mirë, naiv. Atyre u bëj thirrje: Hapni sytë, naivëve. Kurse atyre që janë pjesë e të keqes, do na keni përballë, nuk do të na shkatërroni dot, do t’iu mundim, do t’iu çojmë aty ku e keni vendin, para drejtësisë”, ka thënë ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE