Connect with Us

Lëkundjet e tërmetit/ Frikë e panik në Lezhë

Aktualitet

Lëkundjet e tërmetit/ Frikë e panik në Lezhë

Publikuar

-

Lëkundjet e tërmetit të ndodhur pak minuta më parë kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët në Lezhë.

Lëkundjet kanë qenë të forta ndërkohë që shumë banorë kanë dalë në rrugë. Lëkundjet janë ndierë të forta edhe në Tiranë, Durrës Elbasan dhe Shkodër.

Sipas EMSC njofton se epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km largësi nga qyteti i Lezhës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 kilometra./ CNA.al

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë në shkolla, kapet “mat” adoleshenti/ Në pranga dhe një 31-vjeçar

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen në një lokal luksoze

Publikuar

-

Nga

Në një kohë kur kriza e brendshme në PD sa vjen dhe bëhet më e fortë, duket se deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë të qetë.

Në një denoncim që ka mbërritur në JOQ, shihen sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe deputeti Saimir Korreshi që marrin rreze dielli dhe relaksohen në një nga lokalet në Milano të Italisë.

Sipas denoncuesit, fatura e pijeve u vajti 250 euro, duke e vënë theksin se lokali që kishin zgjedhur ishte i kushtueshëm.

Denoncimi në JOQ!



Demokratët rrugëve të papunë, paria e partisë aranxhatë në mes të Piazza Duomo.

Emigranti dixhital na shkruan nga Milano:

“Pershendetje JOQ, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri. Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pak orë më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Ka patur një konflikt mes një grupi të rinjsh dhe dy vëllezërve ku si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është në spital nën kujdesin e mjekëve.



Sipas njoftimit të policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Rama udhëton drejt Pukës/ Qytetarët i zënë rrugën

LEXO EDHE:  Tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren/ Dërgohet për gjykim efektivi i policisë së Lezhës

Ndërkohë vetëm pak orë pas sherrit është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes dhe i plagosjes në Elbasan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vokshi reagon në mesnatë/ Basha nuk merr dot vendime për FRPD, ka statut më vete

Publikuar

-

Nga

Deputetja Albana Vokshi, e cila është edhe kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas ka reaguar në mesnatë për vendimin e Lulzim Bashës, i cili shpalli hapjen e garës për kreun e ri të FRPD.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vokshi shkruan se LDGSH dhe FRPD janë forume që organizohen me statutin e tyre dhe nuk ka asnjë të krejtë kryetari i partisë të ndërhyjë në vendimarrjet e tyre.

Ajo shton se PD ka nevojë për demokraci dhe jo arbitraritet.

Postimi i plotë i Vokshit:

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.



LEXO EDHE:  PD: Rama sfidon dekriminalizimin, shfaqet në Lezhë me deputetin e dënuar në Itali

Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata  debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE