Connect with Us

Lëkundjet e forta të tërmetit/ IGJEUM jep detajet

Aktualitet

Lëkundjet e forta të tërmetit/ IGJEUM jep detajet

Publikuar

-

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM epiqendra ka qenë në Lezhë, 16 km në verilindje të Shëngjinit.

“Sot në datën 17/10/2021, ora 22:13 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.5 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 19.9 km. Epiqendra është lokalizuar 69 km në Veri të Tiranës, pranë Lezhës. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme“, thuhet në një njoftim të Departamentit Sizmologjisë, në Institutin e Gjeoshkencave.

LEXO EDHE:  Arrestimi i kryebashkiakut/ Basha niset drejt Lezhës

Lëkundjet e tërmetit shkaktuan panik edhe te qytetarët, të cilët dolën menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Në faqen e EMSC kanë komentuar një numër i madh qytetarësh, të cilët theksojnë se lëkundjet kanë qenë të forta dhe se janë trembur shumë.

“Ishte i fortë”, shkruan një komentues. “U ndie sërish, nuk do na lërë me flet rehat”, shkruan një tjetër ./ CNA.al

 

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore

VIDEO- Tërmeti në Lezhë/ Banorët të frikësuar në rrugë

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Dhunimi i të miturve, 100 pedofilë enden rrugëve të Shqipërisë të lirë

Publikuar

-

Nga

Të miturit janë më të ekspozuar për të qenë viktimë të dhunës. Frika e paragjykimit dhe e fajit, ndikon tek ta që të stepen për denoncimin e dhunuesit. Shumë të mitur, thonë psikologët e kanë të vështirë t’u tregojnë dhe familjarëve të tyre, pasi nuk gjejnë përkrahje.

“Të miturit si meshkuj dhe vajzat janë më të predispozuarit për t’u abuzuar nga një i rritur sepse është pushteti mbi dhe manipulimi psikologjik që bëjnë të rriturit dhe kjo e bën fëmijën një pre të lehtë. Fillon me një prekje në zonat intime të të rriturit e më pas kalon tek fëmija….Kur një fëmijë thotë që është abuzuar, familja pyetjen e parë që i drejton është çfarë bëre ti që të ngacmoi dhe e dyta është mos fol se është turp. Në rastin kur ai raporton është presioni i opinionit, ku gjykohet viktima se diçka ka bërë që pse i ndodhi kësaj dhe jo fëmijëve të tjerë”, shprehet Adelina Pjetra, psikologe.

Shoqëria drejton gishtin drejt viktimës dhe familjes së saj, duke justifikuar dhunuesin. Shumë qytetarë të pyetur nga Euronews Albania për këtë çështje shprehen se “familja duhet të edukojë vajzat” pasi sipas tyre “e gjitha nis nga familja”.

LEXO EDHE:  Prokuroria vendos sekuestro te pronave te biznesmenit lezhjan, Astrit Nimani

LEXO EDHE:  Kultivoi bimë narkotike/ Arrestohet 30 vjeçari në Lezhë

“Ne kemi një problem në edukimin e fëmijëve si shoqëri, si prind, i mësojmë se duhet të ruhen nga rruga, kryqëzimi. Por nuk i kemi mësuar kufijtë e turpit të tyre, të tjerë nuk kanë të drejë ti prekin në zona intime ashtu si edhe ata nuk e kanë këtë të drejtë për ta bërë ndaj të tjerëve”, thotë psikologia.



Ne nuk e dimë sa të sigurte janë fëmijët tanë aq kohë sa dhunuesit enden rrugëve.

“Autorë të krimeve seksuale me fëmijët, ata që ne i quajmë pedofilë janë 100 persona në Shqipëri që e kanë përfunduar dënimin e tyre dhe në këtë mënyrë janë njerëz që janë absolutisht të lirë dhe enden rrugëve. Probemi është se si ta kuptojmë dhe ta dinë që ai ka marrë një shtëpi me qira apo ka blerë apartament në lagjen tonë dhe të jemi të kujdesshëm”, shprehet Iris Luarasi, aktiviste.

Fëmijët që kanë përjetuar dhunë seksuale, rrezikojnë që në të ardhmen të vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor, si ankthi, depresioni, etj./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nuk di të ndalet/ Gafa që bëri me senatin amerikan

Publikuar

-

Nga

Senatorët amerikanë dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim zbarkuan pasditen e sotme në sellinë blu, ku zhvilluan edhe një takim me kreun e kësaj partie Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha shprehu mbështetjen e Kongresit dhe tregoi fokusin e bisedimeve me ta.

Por si duket Basha nuk di tu ndalet gafave.  Ai deklaroi se Senati amerikan kontrollohet nga Republikanët, ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Senati kontrollohet nga demokratët dhe kjo ka vetëm një arsye. Ndonëse Republikanët dhe Demokratët janë 50:50, zv.presidentja e demokratëve është kryetare e senatit dhe kjo u jep më shumë epërsi.



LEXO EDHE:  Kultivoi bimë narkotike/ Arrestohet 30 vjeçari në Lezhë

LEXO EDHE:  Prokuroria vendos sekuestro te pronave te biznesmenit lezhjan, Astrit Nimani

Por mesa duket Basha nuk e ka pasur këtë informacion.

Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane Ernst dhe me praninë e dy anëtarëve të kongresit amerikan po kështu të PR dhe një zonjë të kongresit amerikan, të PD-së amerikane, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan PD-në dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon dhe mbi perspektivën e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Senati kontrollohet nga Republikanët”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akademia për Barinjtë/ Habit Rama: Do të ketë edhe për peshkatarët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka folur për propozimin e ministres së Bujqësisë, në lidhje me hapjen e akademisë së Barinjve.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se këto janë akademi në gjithë botën dhe se nuk flasim për kuptimin e fjalës ‘akademi’ siç kuptojnë ato (Duke ju drejtuar deputetëve të PD-së).



‘Akademitë e Barinjve, Akademitë e peshkatarëve janë në të gjithë botën. Nuk është në kuptimin që ju keni. Janë hapësira që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshëm dhe që informohen dhe azhornohen për tu adoptuar me kohën e re. Mos qeshni me vete. Flet vetë qesh vet e keni si linjë parti ju. 

Që të kalojmë prap te kjo akademia e vogël që po zhvilloj unë me  këtu. Unë jam thjeshtë një piktor, dëgjoj dhe mësoj. Edhe zhgarravis. S’ka asnjë problem ca problemi kemi me zhgarravinën ti duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep publikut. Mos u shqetëso për zhgarravinën por njerëzit duhet të shqetësohen për formën e zhgarravinës që marrin kur flasin. I thoni vetes të djathtë për inereci por s’keni lidhje fare’, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE