Connect with Us

Kosovë/ Kandidatët me mbi 50% të votave në Mitrovicë, Ferizaj e Pejë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Kandidatët me mbi 50% të votave në Mitrovicë, Ferizaj e Pejë

Publikuar

-

/
cna lajme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, që njëherësh është kryetar aktual në këtë komunë, ka fituar 63.60 për qind pas numërimit të 50 për qind të votave.

I dyti në këtë komunë është Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje që ka fituar rreth 25 për qind të votave.

Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza po prin në zgjedhje.

Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me 57 për qind të votave të numëruara, Hamza ka fituar 52.96 për qind të votave.

I dyti është kryetari aktual i komunës, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai, sipas rezultateve preliminare ka fituar 35.31 për qind.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri – njëherësh kryetari aktual i komunës – ka fituar 59.81 për qind të votave pas numërimit të 48.27 për qind. I dyti është Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje me 22.41 për qind.

Ndërkaq, kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Listës Serbe po prijnë në pothuajse të gjitha komunat me shumicë serbe.

LEXO EDHE:  Kuçi: Jo riformatim të qeverisë së Kosovës

Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Të dhënat e publikuara nëfaqen e KQZ, përfshijnë vetëm votat e rregullta dhe jo ato me kusht dhe nga jashtë Kosovës. Në komunat e tjera, përpunimi i votave është duke shkuar më ngadalë dhe ende është e paqartë nëse në to do të ketë fitues në raund të parë apo do të shkojnë në balotazh.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.
Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.
Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Borrell bën thirrje që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Publikuar

-

Nga

Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, derisa foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Riga e Letonisë ku po mbahet  takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, tha Borrell duke folur para mediave, në prag të takimit,  raporton REL.

Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Së fundmi  pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.

LEXO EDHE:  Liritë fetare, me shumë probleme në Kosovë

LEXO EDHE:  Liritë fetare, me shumë probleme në Kosovë



Tutje sipas Borrellit, Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në derisa në këtë kontribuon fakti që një pjesë e shteteve të këtij rajoni tashmë janë anëtare të NATO-s.

Borrell foli edhe rreth situatës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) duke thënë se ka tendenca që në këtë shtet të zhbëhen 26 vjet të paqes dhe stabilitetit.

Situata politike në BeH është përkeqësuar pasi udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republika Sërpskës – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e vendit.

Ai po ashtu kërcënoi se serbët e BeH mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit. Dodiku zuri këtë qëndrim pas miratimit të ligjit i cili ndalon mohimin e gjenocidit në Bosnje./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-COVID

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka miratuar masa të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Disa prej masave të miratuara sot janë; çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë një nga dëshmitë e vaksinimit. Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.



Tutje, në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë tha më 30 nëntor se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe tetë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1,098 mostrave, që i bie se 0.72 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe nëntë persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 320.



Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 607 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Kuçi: Jo riformatim të qeverisë së Kosovës

LEXO EDHE:  Plagoset me armë zjarri nipi i Ramush Haradinaj

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 30 nëntor, në Kosovë janë administruar 1,615,360 doza. Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 761,595 persona dhe me një dozë, 853,765.

Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç./rel

LEXO TE PLOTE