LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formacionet zyrtare/ Tirana me shumë mungesa. Teuta “all in”, zbulohen titullarët në “Elbasan Arena”

17 Tetor 2021, 17:19, Sport CNA
Formacionet zyrtare/ Tirana me shumë mungesa. Teuta “all in”,

Teuta ? Tirana është supersfida e radhës për ditën e sotme e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore.

Takimi do të nisë në orën 19:45 në stadiumin ?Elbasan Arena? me të dyja ekipet që kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet dhe trajneri Martini ka hedhur 11-shen më të mirë, ndërsa Tirana vjen me shumë mungesa.

Trajneri Shehi ka lënë në stol, Ismailgecin, Ngoo dhe Seferin që kaluan Covid-19 pak ditë më parë, ndërsa titullar luan Hoxhallari.

Formacionet zyrtare:

Teuta (4-2-3-1): Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson; Acquah, Aleksi; E. Vila, Kallaku, Plaku; Koubemba.

Tirana (4-5-1): Bekaj; Përgjoni, Behiratche, Hoxhallari, Toshevski; Najdovski, Toli, Limaj, Hoti, Totre; Xhixha.

Lajmet e fundit nga