Connect with Us

Fati bën Messin, Barcelona merr fitoren e radhës në kampionat

La Liga

Fati bën Messin, Barcelona merr fitoren e radhës në kampionat

Publikuar

-

Barcelona rikthehet tek fitorja pas pushimit të Kombëtarve, duke mposhtur Valencian me rezultatin 3-1. Në minutën e 5-të, Gaya shtang katalanasit, duke rikthyer “hijen e zezë” të dy ndeshjeve të fundit. Megjithatë vetëm 8 minuta më vonë, Ansu Fati, i cili sonte ka qene fantastik, barazon shifrat në 1-1.

Në minutën e 41-të nga pika e bardhë e penalltis, Depay shënon golin e avantazhit. Pas shënimit të golit të dytë, katalanasit morën lojën në kontroll, duke ruajtur diatancën e sigurisë me kundërshtarin. Në minutën e 85-të, Coutinho shënonin golin e “knock out”-it për skuadrën e tij. Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e 7-të në kampionat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

ZYRTARE/ Xavi Hernandez është trajneri i ri i Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Tashmë është zyrtare, Xavi Hernandez është trajneri më i ri i Barcelonës.

42-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin Al-Sad për prishjen kontratës në mënyrë konsensuale dhe Barça nuk do të jetë e detyruar t’i paguajë asgjë klubit nga Katari.



Këtë gjë e njoftoi vetë Al-Sad nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke shkruar:

‘’Xavi na informoi disa ditë më pare për dëshirën e tij për të shkuar te Barcelona në këtë moment, për shkak të krizës aktuale që po kalon klubi i qytetit të tij. Ne e kuptojmë dhe vendosëm të mos i ndalojmë rrugën’’, shkruhej në deklaratën e klubit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Dembele ndalet sërish, dëmtimi i 13-të që kur ka shkuar te Barcelona

Publikuar

-

Nga

Një tjetër problem fizik mban jashtë fushës së blertë Ousmane Dembele, që në këtë sezon ka luajtur 25 minuta në një ndeshje në Champions League dhe asnjë minutë në kampionatin spanjoll.

Siç informon raporti mjekësor i publikuar nga klubi i Barcelonës, francezi vuan nga një shqetësim muskular në kofshën e majtë. Ish-ylli i Borussia Dortmundit do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një periudhë të papërcaktuar.



Për Dembele ky është dëmtimi i 13-të i ndryshëm, që kur ka ardhur në Barcelonë në verën e vitit 2017. Deri më tani, sulmuesi ka munguar në 98 ndeshje që ka luajtur skuadra blaugrana.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Skuadra e madhe europiane mund të transferojë Marash Kumbullën në janar

Publikuar

-

Nga

Humbja e thellë në Norvegji i dha Zhoze Mourinjos justifikimin e përsosur për të vënë në dukje disa nga lojtarët e tij që nuk i sheh në planet e së ardhmes. Një ndër futbollistët e ndëshkuar ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.

21-vjeçari u la në tribunë në sfidën që Roma luajti ndaj Napolit, por u thirr përsëri nga Murinjo shkak mungesat e shumta në mbrojtje. Megjithatë, nuk përjashtohet një largim i Kumbullës nga verdhekuqtë pasi hapësirat që portugezi i jep shqiptarit janë të pakta.

Sipas ‘’EstadioDeportivo’’, skuadra e Sevijës është vënë në ndjekje të Marasha Kumbullës dhe po shikon me kujdes situatën e tij aktuale. Drejtori sportiv i andaluzianëve, Monki është italian dhe e njeh mjaft mirë Serinë A.



Problemi qëndron te çmimi i Kumbullës pasi Roma ka shpenzuar plot 26 milionë euro për shqiptarin. Aktualisht vlera e kartonit të Kumbullës qëndron 22 milionë euro, dhe kjo e bën më të vështirë operacionin për tu finalizuar.

Nga ana tjetër, një kalim i Kumbullës te skuadra e La Liga-s do të ishte hap i madh, pasi Sevija është skuadër rekordmene në Europë duke fituar 6 herë në historinë e saj Ligën e Europës.

LEXO TE PLOTE