Connect with Us

Evropa goditet nga çmime shumë të larta të energjisë

Bota

Evropa goditet nga çmime shumë të larta të energjisë

Publikuar

-

/
cna lajme

Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe trazuan tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimet për një krizë karburanti gjatë stinës së dimrit që mund të favorizojë Rusinë e pasur me gaz.

Në Evropë, çmimet e gazit natyror janë rritur gati 600% këtë vit nga shqetësimet se nivelet aktuale të ulëta të rezervave do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, gazi natyror arriti rishtazi në bursë nivelet më të larta në 12 vite.

Të mërkurën (më 13 tetor) Komisioni Evropian publikoi një paketë masash ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat kanë kufizuar prodhimin industrial dhe i kanë lënë konsumatorët evropianë me fatura më të larta për ngrohjen, ndërkohë që dimri po afron.

Firma gjermane e energjisë E.ON pezulloi përkohësisht kontratat e reja të furnizimit me gaz natyror për banesat, tha kompania të martën (më 12 tetor), ndërsa furnizuesit në të gjithë Evropën po përballen me një rritje të madhe të kërkesës pas skadimit të masave izoluese për shkak të pandemisë.

Gjermania aktualisht nuk ka mungesa në furnizimin me gaz, tha një zëdhënës i ministrisë të mërkurën kur u pyet nëse qeveria do të ndërmarrë veprime për të mbushur depozitat e vendit në përgjigje të rritjes globale të çmimeve.

Depozitat e gazit të vendit aktualisht janë 75% të mbushura dhe vazhdojnë të mbushen, tha zëdhënësi i ministrisë së energjisë, duke shtuar se kapaciteti i depozitimit të gazit gjerman është më i lartë se ai i vendeve të tjera si p.sh. Britania.

Pasiguritë mbi ndikimin që mund të sjellë rritja e çmimeve të energjisë tek inflacioni dhe rritj

Me konsumatorët që përballen me një rritje të madhe në faturat e karburantit në dimër, çmimet e energjisë kanë kryesuar axhendën politike të Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  “Kriza energjetike ka kosto”/ Rama u përgjigjet qytetarëve: Nuk i vendosim dot një bravë

BE-ja, e cila importon 90% të gazit të saj, vëren se Rusia nuk kishte ndjekur shembullin e furnizuesit tjetër të saj kryesor, Norvegjisë, në rritjen e furnizimeve.

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia po shtonte furnizimin me gaz në Evropë dhe ishte e gatshme të stabilizonte tregun.

Por zëvendës drejtori i kompanisë ruse të gazit Gazprom u citua të ketë thënë se po vazhdonte magazinimi i gazit natyror në depozitat nëntokësore në Rusi. Kompania Gazprom gjithashtu tha këtë javë se do t’i jepte përparësi tregut të saj në vend të shitjeve të eksportit, sepse pritet të ketë një dimër të ftohtë dhe me dëborë.

Disa parlamentarë evropianë kanë aluduar se Gazprom nuk ka rritur furnizimin me gaz, në përpjekje për të nxitur miratimin e shpejtë për Nord Stream 2, një tubacion i sapondërtuar që do të dërgojë gazin rus në Gjermani. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane e kundërshtojnë projektin, duke thënë se ai do ta bëjë BE-në edhe më të ndërvarur nga karburanti rus.

Rusia ka mohuar vazhdimisht të ketë ndonjë axhendë politike.

Ministrat e BE-së debatuan nëse unioni duhet të fillojë blerjen kolektive të gazit, për të përmirësuar kështu pozicionin e tyre negociues dhe për të krijuar rezerva strategjike të furnizimit.

Komisionerja e BE-së për energjitikën Kadri Simson tha se depozitat nëntokësore të gazit ishin më shumë se 75% të mbushura në të gjithë Evropën dhe vendet kanë mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e tyre dimërore, por se rritja e çmimeve dëshmoi nevojën për të kaluar me shpejtësi tek burimet e rinovueshme.

Megjithatë, rezervat e gazit në BE janë në nivelin më të ulët prej 10-vitesh./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Heshtja, çmimi për të bërë përpara

Publikuar

-

Nga

Vito nuk tregon se është sinti. Frika se mund të humbasë klientët është shumë e madhe. Ai ka përjetuar shpesh diskriminim, sepse i përket grupit të popullsisë sinti dhe rome.

Kur e pyes Viton se pse e fsheh përkatësinë e tij, ai thotë: “Nuk më vjen turp që jam sinti, por kam frikë për biznesin, kam frikë se mos humbas klientët”. Vito është konsulent IT dhe punon në një kompani të vogël. Ashtu si Vito, shumë nga komuniteti sinti dhe rom heshtin në mënyrë që të mund të ngjisin shkallët e karrierës. Sepse racizmi ndaj tyre është ende i përhapur.

Disavantazhe strukturore

Këtë e ka treguar së fundmi edhe raporti i Komisionit të Pavarur për Anticiganizmin, i cili shqyrtoi për dy vjet situatën e këtij minoriteti në Gjermani. Sipas tij diskriminimi është i gjithëpranishëm: në shkollë, në punë, në politikë apo edhe në polici. Diskriminimi varion nga komentet raciste deri te disavantazhet strukturore dhe dhuna fizike.

Vështirësi të vazhdueshme



Pas një fëmijërie të vështirë Vito më në fund gjeti punë në një firmë si konsulent për IT. Ai nuk i kishte treguar njeriu se ishte sinti. Por një ditë një kushëri që kishte ardhur tek firma u tha të tjerëve se ata ishin sinti.

Nga ky moment kolegët filluan ta quanin menjëherë “cigani ynë i vogël” dhe të talleshin me përkatësinë e tij. Edhe shefi që atë moment filloi ta mbante nën vëzhgim. Ai thotë se ka punuar jashtë orarit dhe ka fituar klientë të mëdhenj – por sërish ka pasur telashe për gabime të vogla, p.sh kur ishte dy minuta vonesë në punë. Dikur shefi e pushoi nga puna.

LEXO EDHE:  “Ai sistem ishte i gjithi aforfe”/ Rama sulmon opozitën

LEXO EDHE:  Rritja e shifrave të COVID-19/ Bali mbyll plazhet për turistët e huaj

“Nuk mbaj inat”

Por pas disa muajsh, ish-shefi i tij e kontaktoi përsëri dhe i tha që të kthehej, se nuk gjente njeri tjetër me kualifikimet e tij që mund ta zëvendësonte. Dhe Vito u kthye – si punonjës. “U ktheva sepse nuk mbaj inat. Veç kësaj, nuk doja të filloja një praktikë të re për të disatën herë dhe të jetoja me paga praktikanti.”

Sot Vito dëshiron të mbështesë të rinjtë e tjerë. Ai aktualisht po punon për një projekt pikërisht me këtë qëllim dhe po ashtu kujdeset për IT-në për vetëorganizimin e komunitetit sinti dhe rom./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani: Nuk ndryshojnë masat aktuale ndaj koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Federata dhe landet duan t’i përmbahen kursit aktual të masave ndaj pandemisë së koronavirusit.  “Eshtë e drejtë ta vazhdojmë këtë kurs”, tha kancelari Olaf Scholz pas konsultimeve (24.01) me kryeministrat e landeve. Kësisoj do të vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i kontakteve, „kudo ku grumbullohen shumë njerëz bashkë”. Kancelari shtoi, se: „Ne nuk e dimë se si do të zhvillohen më tej shifrat e infeksioneve”,nëse do të ketë zhvillime dramatike” apo nëse Gjermania do ta kalojë relativisht mirë këtë periudhë. Ndaj është e rëndësishme, “që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”.

Federata dhe landet kanë arritur gjithashtu „në përfundimin, se në thelb javët e ardhshm gjithçka do të mbetet kështu siç është aktualisht”, tha kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer. “Pra nuk do të ketë ashpërsim të masave, por as zbutje të tyre.” Fakti që dinamika e përhapjes së variantit shumë ngjitës Omikron deri tani në Gjermani ka qenë e ulët krahasuar me vendet e tjera, ka të bëjë me masat mbrojtëse të aplikuara me vendosmëri, thanë Scholz dhe Kretschmer njëzëri. Kryeministri i Saksonisë iu referua së ashtuquajturësrregullorja 2G (i shëruar ose i vaksinuar) për aksesin në mjediset e tregtisë me pakicë (përpos supermerkatove) dhe kufizimeve në gastronomi.

Perspektivë për hapje

Kryeministri i landit të Renanisë Verior-Vestfalisë, Hendrik Wüst pas konsultimeve theksoi angazhimin e dyfishtë për luftimin e pandemisë. “Ne duhet që javët e ardhëshme të orientohemi në dy drejtime”, tha politikani kristiandemokrat. Federata dhe landet do të verifikojnë eventualisht edhe ashpërsimin e masave, por njëkohësisht do të kujdesen edhe për perspektivën e hapjes. Ministria e Shëndetësisë pret që vala omikron të arrijë kulmin në mes të shkurtit.

Sipas të dhënave të kryebashkiakes që qeverisës në Berlin Franziska Giffey federata dhe landet ranë dakord për luftimin e pandemisë në tre drejtime: në sfondin e rritjes së shifrave të infeksioneve synohet mbrojtja e infrastrukturës kritike, rishqyrtimi i sistemit të gjurmimit të kontakteve dhe ndryshimi i strategjisë së testimeve.

LEXO EDHE:  Rritja e shifrave të COVID-19/ Bali mbyll plazhet për turistët e huaj

LEXO EDHE:  “Kriza energjetike ka kosto”/ Rama u përgjigjet qytetarëve: Nuk i vendosim dot një bravë



Federata dhe landet vendosën gjithashtu ndryshim të dukshëm të strategjisë së ndjekur deri tani me testet. Paraqitja e vërtetimit për testin më të sigurtë PCR ndaj infeksionit me koronavirus do të aplikohet për grupet më të rrezikuara si personeli i klinikave dhe strehimoreve të kujdesit. Të gjithë personat e tjerë në të ardhmen edhe pas një testi pozitiv mund ta verifikojnë atë me një test të dytë të shpejtë. Arsyeja e këtij ndryshimi ka të bëjë me posedimin jo mjaftueshëm të testeteve PCR. Kapacitete aktuale të këtyre testeteve janë rreth 300.000 në ditë, por me rritjen e mundshme të infeksioneve ato do të jenë të pamjaftueshme. Landet i kërkojnë federatës që „sa më shpejt të rrisë kapacitetet me teste PCR”.

Fushatë për forcimin e vaksinimit

Kancelari njëkohësisht prezantoi një fushatë të re për përforcimin e vaksinimit me dozën e tretë. Kjo fushatë sensibilizimi synon t’u drejtohet edhe atyre njerëzve, që deri më sot nuk janë sensibilizuar. Në pllakata, në radio e në rrjetet sociale, sipas të dhënave, përdoret sllogani: “Vaksinimi ndihmon. Edhe të gjithë ata, që ti i do”. Qëllimi është që në ditët e javët e ardhëshme mundësisht sa më shumë njerëz të binden për vaksinimin – kryesisht për vaksinën e parë dhe të tretën përforcuese.

Në Gjermani janë vaksinuar gati 75 përqind e popullsisë me dy dozat e para. „Duhet të jenë shumë më tepër”. Krahasuar me vende të tjera Gjermania është më dobët.

Incidenca shtatë ditore sipas Institutit Robert Koch (RKI) ka arritur vlerën me të lartë me 894,3 (datë 25.01.)0,3 – Qendrat shëndetësore publike njoftuan të martën 126.955 raste të reja në një ditë. Numri i pacientëve në pavionet e trajtimit intensiv ka shërish rritje të lehtë, Sipas të dhënave të hënën (24.01) ishin 2438 pacientë nën kujdes intensiv. Në pikun e valës së katërt në dhjetor kanë qenë rreth 5000 pacientë në trajtim intensiv./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid/ Austria shtrëngon masat: Prej 14 shtatorit rregulla të reja!

LEXO EDHE:  Kriza e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta



Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE