Connect with Us

Edicioni i pestë të Maratonës së Tiranës/ Emrat e fituesve në 4 kategori

Aktualitet

Edicioni i pestë të Maratonës së Tiranës/ Emrat e fituesve në 4 kategori

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Në Maratonën e Tiranës,  morën pjesë rreth 2500 atletë, ku garuan në kategoritë Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe  “Ëe too”.

Maratona,  ku 1000 vinin nga e gjithë bot aka përfunduar në mesditë ku janë shpallur edhe fituesit për secilën nga kategoritë.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro

LEXO EDHE:  Ahmetaj flet për pagat/ Ja tre kategoritë që përfitojnë nga paketa

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shpërthim tritoli në një banesë/ Rikthehet makthi i eksplozivit në Krujë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë,  ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.

Për pasojë  është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.



Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon kategorinë e rradhës që do marrë dozën e Sinovac

LEXO EDHE:  Manastirliu zbulon se cila është kategoria e dytë që do të vaksinohet pas stafit mjekësor

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e çmimit të ushqimeve dhe Covid 19/ Qeveria kineze alarmon qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Qeveria e Kinës iu ka kërkuar me urgjencë familjeve që të grumbullojnë furnizime me ushqime thelbësore në rast urgjence.

Nga Ministria e Tregtisë nuk është dhënë asnjë arsye por mendohet se gjithë kjo situatë vjen për shkak të mbylljeve të herë pas hershme nga Coronavirusi apo shqetësimeve për perimet, pasi shiu ka dëmtuar të korrat.

Ministria ka kërkuar nga autoritetet lokale që furnizimi zinxhir të funskionojë pa probleme dhe çmimet të jenë të qëndrueshme.

Mediat u përpoqën të shuanin shqetësimet pasi raportimit pasi njerëzit mes panikut kanë vërshuar menjëhreë në supermarkete për të bërë blerjet.

Sapo doli ky lajm, të gjithë të moshuarit në panik vrapuan drejt supermarketeve për të bërë blerje”, shkruan një përdorues në faqen e mediave sociale kineze Ëeibo.

Economic Daily, një gazetë e mbështetur nga Partia Komuniste Kineze, u bëri thirrje lexuesve të saj të mos alarmoheshin, duke thënë se këshillat e qeverisë kishin për qëllim të siguroheshin që familjet të ishin të përgatitura nëse shpallej një bllokim në zonën e tyre.

LEXO EDHE:  Ligji i ri/ Ja, kategoritë që përfitojnë ndihmë ekonomike

LEXO EDHE:  Ahmetaj zbulon kategoritë/ Ja kush do përfshihet në paketën e dytë ekonomike



Gazeta People shkruan se këto njfotime nuk janë të papritura apo të pazakonta duke marrë parasysh rritjen e çmimee të perimeve po ashtu edhe rasteve të fundit me Covid 19.

Çmimet e ushqimeve zakonisht rriten në këtë periudhë në Kinë, por çmimi I permive është rritur për shkak të kushteve të motit ekstrem.

Ndërkohë vendi po vazhdon të përdorë masa strikte për bllokimin, për të menaxhuar Covid 19.

Kina shpreson të zerojë inenfektimet para mbajtjes së Lojërave Olimpike Dimërore që startojnë në muajin Shkurt.

Të hënën, në Kinë u raportuan 92 raste të reja me Covid 19, ndërsa  Shanghai Disneyland yll për dy ditë pasi një vizitor rezultoi pozitive me Covid./ CNA.al

Marrë nga BBC

LEXO TE PLOTE