Connect with Us

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore

Aktualitet

E fundit/ Tërmeti lëkund Shqipërinë perëndimore

Publikuar

-

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti janë rikthyer në Shqipëri. Sipas të dhënave të para raportohet se epiqendra ka qenë afer Lezhës dhe forca goditëse ka qenë deri në 4.8 ballë të shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndjerë dhe  në Elbasan, Tiranë, Durrës etj.

EMSC njofton se epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km largësi nga qyteti i Lezhës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 2 kilometra./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kuvendi miraton platformën e bashkëqeverisjes/ Kalon edhe akti normativ për vaksinën Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kuvendi ka miratuar sot me 73 vota pro projektligjin për bashkëqeverisjen.

42 deputetët votuan kundër, ndërsa ky projektligj u bë shkak për jo pak debate në seancën e sotme parlamentare.



Po ashtu është miratuar me 112 vota pro edhe akti normativ për vaksinat Pfizer.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Platforma e bashkëqeverisjes/ Dashamir Shehi del kundër

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka dalë kundër platformës së bashkëqeverisjes , duke deklaruar se qeveria po vepron si në kohën e partinë e punës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndër të tjera ka bërë thirrje që të mos e votojnë një gjë të tillë pasi shumë shpejt do e kuptojnë se është një budallik, pasi qeveria që është e mirë ose e keqe i ka të gjithë hallkat që i duhen për të qeverisur. Sipas tij, shteti ynë është bërë ‘copa-copa’.

Ky shtet që është copa-copa s’ka nevojë që ti shtohet një tjetër copë e pavlefshme. Në këtë sallë ka njerëz që janë aktivistë partie dhe e bëjnë me dëshirë por ka dhe të tjerë që janë nënpunës dhe e dinë se çfarë ndodh dhe nuk besoj se  kanë nevojë për një person që ti mësojë ç’duhet të bëjë. Kjo është një sajesë e paprecedentë që se bën një gjë të tillë, këtë e ka pasur shteti i punës, i mbushur me injorancë dhe kjo është tradita e këtyre.

Kjo është nënpunësi i partisë që shkon të rruajë dhe të dhunojë nënpunësin e shtetit, dikur i thonin instruktor partie, pasi në emër të partisë shkonte i kërkonte punë punonjësit që po bënte punën e vet, nënpunësi i shtetit përgjigjet para ligjit, ka shefin drejtorin, ministrin ka ligjin. Kemi një kushtetutë që ka njëmijë gjëra, makina jonë kushtetuese mund të jetë e vjetër por është në rregull nuk i mungon asgjë, i ka rrota e të gjitha, jo të sajojmë një makinë tjetër që të kontrollë këtë.



LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ Vetëvritet me armë zjarri një person

LEXO EDHE:  Mashtrim, vjedhje, plagosje/ Bilanci i arrestimeve në 24 orët e fundit

Këtu po bëhet një teatër i kotë sikur po krijohet diçka e re, në qoftëse në një institucion tjetër po marr më të keqin e shtetit shqiptar që kemi një njësi matëse. Kemi kadastrat, po marr doganat ku është përmirësuar thuhet, me çfarë njësie matëse matet suksesi i këtyre punonjësve.

Ky është revolucion kultural i mandatit të tretë, s’kemi çfarë ofrojmë më, tre agjensi janë propozuar nga qeveria, agjensia për informacionin, për korrupsionin për bashkëqeverisjen, këto janë qeverisje paralele e kryeministrit.

Ky lloj institucioni do të prodhojë korrupsion, pasi këto zotërinj janë imun nga korrupsioni. Do jetë shumë më e keqe për shtetin dhe administratën, unë e shikoj se e keni nda mendjen t votoni, por shumë shpejt do e kuptoni se kjo është një gafë dhe budallik, kjo qeveria këtu e mirë ose e keqe i ka të gjithë instrumentat për të bërë punën”, ka thënë Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë/ Arrestohet i riu në Fier

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka vënë në pranga 38 vjeçarin me iniciale S.S, i cili theu arrestin e shtëpisë.

Përmes një njoftimi, blutë e qytetit bëjnë me dije se në makinën në të cilën udhëtonte 38 vjeçari iu kap edhe një sasi me lëndë narkotike canabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Fier/Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e Policisë me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 38-vjeçari.



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Divjakë/Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi për jetën, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE