LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Kokalarit/ "Grupi i Bashës kërcënon qytetarët”

17 Tetor 2021, 16:25, Politikë CNA
Deklarata e fortë e Kokalarit/ "Grupi i Bashës kërcënon

Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se njerëz të cilët janë në krah të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë kërcënuar qytetarët me bllokim të vizës amerikane në të ardhmen.

Kokalari ka theksuar se kjo është një çështje shumë serioze dhe prandaj ka bërë thirrje që këto individë të japin deklaratën e tyre pahezituar.

?Kërkoj individ që janë gati të japin deklaratë në të shkruar dhe mundësisht të noterizuar, që grupi i Bashës i ka kërcenuar me ambasadën Amerikane dhe me bllokim vize në të ardhmen.

Kjo është çështje shumë serioze. Ju lutem, nëse njihni dikë që vërtet kjo i ka ndodhur dhe është gati ta deklaroj me shkrim, më kontaktoni privatisht. Faleminderit?, ka shkruar Kokalari në rrjetet sociale.

Kujtojmë se aktivistja Evi Kokalari është një nga mbështetëset e lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ka në thelb ringritjen dhe riformulin e PD./ CNA.al

Lajmet e fundit nga