LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha po tenton të fundosë PD”/ Ristani: Nuk do ta lejojmë, 80% e demokratëve po i përgjigjen thirrjes së Berishës

17 Tetor 2021, 18:46, Politikë CNA
“Basha po tenton të fundosë PD”/ Ristani: Nuk do ta

Ish sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka deklaruar se kryetari Lulzim Basha, sipas statutit nuk ka të drejtë të marrë vendime pasi vendimmarrja është kolegjiale.

Në një intervistë për Fax News, Ristani është shprehur se, Basha po e fundos PD, por demokratët nuk do të lejojnë që kjo gjë të ndodhë.

Ai thekson se 80 përqind e demorkatëve, sipas sonazheve i janë përgjigjur thirrjes së ish kryeministrit Berisha për Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

?Duhet sqaruar në mënyrë shterruese që nga pikëpamja e statutit, kryetari i PD-së nuk ka të drejtë të marrë vendime, pasi vendimarrja është kolegjiale. Kryetari nxjerr vetëm urdhra dhe udhëzime mbi bazën e vendimeve të organeve kolegjiale.

Së dyti do tu nxisja ju gazetarëve të kërkoni vendimin e shkruar, pasi jam i bindur që nuk ekziston një i tillë.

Nga pikëpamja e rregullave të grupit parlamentar ku ka të bëjë rregullorja, asnjë anëtar nuk mund të marrë vendime për të drejtat e një antari tjetër. Basha është në të njëjtin shtrat që ka qene gjithmonë, jashtë ligjit dhe statutit dhe në bashkëpunim me mazhorancën po tenton të fundosë partinë, por që nuk do ia dalë dot.

Janë bërë sondazhe më parë mbi imazhin e pëlqimit të Bashës nga anëtarësia dhe ka qenë në kufinjtë e 20%, mua më rezulton sidomos nga veprimtaria e fundit, në rastin më të mirë vijon në këto nivele pasi 80% po firmosin për të thirrur Kuvendin.

Nuk kemi tamam dy pole, pasi është anëtarësia dhe kryetari autokrat, po fillon ta lëshojnë dhe nervat i ndodhur në këtë situatë pasi po quan llum njerëzit që kanë qenë në PD para tij.

Po bën lëvizje të tilla vecse e nxjerrin para demokratëve ashtu siç është. Mbledhjen e Kuvendit, demokracia funksionon me vendimet e shumicës kshuqë ajo që con përpara partinë është vetë ajo, në rast se shumica e vendos nuk ka pengesë për të.

Nga ecuria që ka lëvizja për mbledhjen e Kuvendit jemi në kufinjtë 70, 80%, është masë e madhe që i janë përgjigjur Berishës. Kjo do shërbejë që partia të vijë në pushtet për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Ai thotë se nuk do të mblidhet Kuvend anti-amerikan, por ska lidhje fare me atë, jemi pro parimeve të Amerikës, mënyrës si funksionon shteti atje.

Kuvendi nuk mblidhet për të diskutuar vendimet e departamentit të shtetit amerikan por për statutin e PD-së në mënyre që ta çojmë para drejt fitores?, ka thënë Ristani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga