LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrimiteti i Semit dhe Donaldit në Big Brother Vip/ Flet për herë të parë Bora Zemani: Mos shpifni

17 Tetor 2021, 19:07, Lifestyle CNA
Afrimiteti i Semit dhe Donaldit në Big Brother Vip/ Flet për herë

Afrimiteti i Semit dhe Donaldit në Big Brother Vip,  ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale nga ndjekësit të cilët mendojnë se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Në këtë seri komentesh ka qenë e përmednur dhe moderatorja Bora Zemani, e cila është ish partnerja e Donald Veshajt dhe shoqja më e ngushtë e këngëtares Semi Jaupaj.

Për herë të parë pas kaq shumë komentesh, moderatorja Bora Zemani ka reaguar duke shpjeguar raportin që ka Semi me Donaldin, duke thënë se nuk ka asnjë gjë më shumë se një raport shoqëror me tyre.

Ndaj kërkon që të ndalohet me komentet dhe shpifjet.

Më duhet t?i përgjigjem absurditetit që po ndodh! Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë ,me lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16 vjeç dhe pa dashur të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marrë me llafe. Në fakt kam dashur të meritoj vëmendje vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale.

Ndoshta më keni parë shpesh në median rozë por jo prej dëshirës sime, jua siguroj. Kjo duket edhe nga fakti që duroj shumë duke mosreaguar sado budallallëqe thuhen dhe shtohen e shtohen përditë. Unë shoh gjithmonë punën dhe jetën time, pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër, aq më tepër duke përdorur apo keqpërdorur dikë tjetër.

Nuk jam rritur në kurriz të askujt e për këtë jam krenare! Kjo eksperiencë nuk më takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen e ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje! Nuk dyshoj  në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin.

Nga ana tjetër edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla. E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin!Kaq!E kuptoj që duhet të komentoni por mos ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni!!!”, shkruan Bora në postimin e saj në Instastory./ CNA.al

Lajmet e fundit nga