Connect with Us

22 pikë në tetë javë kampionat, një Milan për rekord

Seria A

22 pikë në tetë javë kampionat, një Milan për rekord

Publikuar

-

/

Milan arriti një fitore me përmbysje ndaj Veronës me rezultatin 3-2 në një ndeshje të çmendur në San Siro. Një përballje që dhuroi spektakël me kuqezinjtë që e panë veten në disavantazh të dy golave, por falë nje pjese të dytë magjike arritën të dilnin me tre pikë të plota nga kjo sfidë.

Sipas faqes së njohur së statistikave “OPTA Paolo”, Milan ka koleksionuar 22 pikë në tetë javët e para të kampionatit, një rekord pikësh për skuadrën kuqezi deri në këtë fazë të sezonit ku në epokën e tre pikëve për fitore nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Dora e Stefano Piolit po duket duke parë se shumë titullarë ditën e djeshme nuk kanë luajtur për arsye të COVID-19, por edhe të dëmtimeve.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Stankovic riktheht në Serie A, gati të ulet në stolin e…

Publikuar

-

Nga

Stoli i Roberto D’Aversas ka qenë vazhdimisht në lëkundje dhe humbja në mesjavë nga Fiorentina i dha një goditje akoma edhe më të rëndë. Së fundmi mediat italiane thonë se presidentit Massimo Ferrero i ka mbaruar durimi dhe po kërkon për zëvendësuesin e tij.

Sipas Corriere dello Sport sfida e nesërme kundër Lazios mund të jetë e fundit për teknikun italian. Një humbje kundër ekipit të Sarrit do ta thellonte edhe më shumë krizën e tij dhe largimi zyrtarisht mund të afrohej më shumë.



Kështu, për të zëvendësuar D’Aversan, drejtuesit e Sampdorias kanë menduar të rikthejnë një yll të Serie A. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Interit, Dejan Stankovic. Serbi aktualisht është në kontratë më Crvena Zvezdan, por mundësia e kthimit në Itali, ku jeton edhe familja e tij do ta bënte atë ta zgjidhte sa më parë kontratën.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Reina po pëson një “thes” me gola, ndaj Sampit Strakosha titullar

Publikuar

-

Nga

Me 29 gola të pësuar, 4 vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Udineses Lazio është mbrojtja më e tretë më e dobët e Serie A dhe portieri veteran Pepe Reina është vendosur në bankën e të akuzuarve.

Duke filluar që nga ndeshja e kësaj fundjave ndaj Sampdorias trajneri Maurizio Sarri mund të vendosë të ulë në stol portierin spanjoll për të rikthyer si portier titullar Thomas Strakoshën i cili në këtë edicion është aktivizuar vetëm në ndeshjet e Europa League.



Ish-portieri i Napolit dhe Milanit ndoshta ka nevojë për pak kohë pushim për të rigjetur veten ndërsa Strakosha është stërvitur mirë gjatë muajve të fundit dhe bëri paraqitje të kënaqshme edhe në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren shqiptare ku ishte titullar.

Por edhe nëse rifiton vendin e titullarit te Lazio gjasat janë që Thomas Strakosha të largohet në fund të këtij sezoni nga Lazio kur i përfundon edhe kontrata me bardhekaltrit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Ishte emocion të kthesha në “San Siro” kundër ekipit të preferuar”, Manaj ka një dëshirë për Interin

Publikuar

-

Nga

Është gjithmonë një emocion i madh të luash në “San Siro” kundër ekipit tim të preferuar. I uroj që të fitojë kampionatin dhe të ecë përpara në Ligën e Kampionëve. Specia ndonjëherë e frikësuar? Jo, nuk ishim, por në “San Siro” duhet të jesh i zgjuar. Ne zgjodhëm të qëndrojmë të mbledhur dhe hoqëm dorë nga zotërimi i topit”, ka thënë Rei Manaj.



Rei Manaj u rikthye përsëri në “San Siro“, por këtë herë si kundërshtar i klubit ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist, Interit. Sulmuesi shqiptar nuk mundi të lërë gjurmë në fushën e lojës, pavarësisht se e tentoi golin me një goditje të bukur nga jashtë zone, por Handanoviç reagoi në mënyrën e duhur. Në një prononcim të dhënë për “Mediaset” Manaj shprehet se Handanoviç është një portier i madh dhe nuk ishte çudi që i mohoi golin. Gjithashtu lojtari i Specias tregon se ishte emocion i madh të shkelte përsëri në “San Siro” si dhe i uron Interit titullin kampion edhe këtë sezon.

“Pritja e Handanoviçit në fund të pjesës së parë? Ne e dimë se Handanoviç është një portier i madh, disa gjëra mund të ndodhin. Ne luajtëm një pjesë të parë me karakter të madh. E dimë se në “San Siro” duhet të luash lojën e jetës tënde për të marrë pike. Megjithatë jemi të kënaqur dhe tani le të mendojmë për Sasuolon.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Luajti ndaj Interit, ja si u vlerësua Rey Manaj pas ndeshjes

Rei Manaj sot ka luajtur një ndeshje shumë speciale, pasi është vënë përballë skuadrës së Interit, ku u rrit si futbollist e bëri debutimin në...

Statistikat e jashtëzakonshme të Vrionit, ia kalon vetëm Levandovski

Xhakomo Vrioni shënoi këtë fundjavë një dopietë me skuadrën e tij, Tirolin, në Superligën e Austrisë. Pas tripletës së javës më parë, shqiptari nuk ndalet...