LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

15 këshilla që çdo femër duhet të dijë për xhinset

17 Tetor 2021, 07:43, Lifestyle CNA
15 këshilla që çdo femër duhet të dijë për

Xhinset nuk do të dalin kurrë nga moda. Mund të ketë modele dhe trende të reja të tyre por që xhinset do na shoqërojnë gjithmon, kjo është e sigurt. Për këtë arsye ka disa gjëra që të gjitha vajzat duhet të dinë kur vjen puna tek përzgjedhja dhe veshja e tyre.

Më poshtë do të lexoni 15 këshilla që duhet të keni parasysh kur vendosni të blini një palë xhinse të reja.

1.Xhinset nuk duhet të lënë gjurmën e butonit ose të qepjes anësore mbi lëkurë për shkak se janë tepër të ngushta, ose të në kundërt do të hasni probleme me qarkullimin e gjakut.

2.Nëse ulesh, askush nuk duhet të shoh në çfarë ngjyre janë të brendshmet e tua.

3.Xhinset e ngushta nuk kanë ikur nga trended. Ki parashysh, mëso cilat marka dhe modele të shkojnë më shumë. Tendencat shkojnë e vijnë, por nëse xhinset e ngushta të rrinë mirë, mos iu nda.

4.Veshja e xhinseve nuk duhet të jetë aktivitet fiskulture për ty. Nëse të duhet të mbash frymën dhe të duhen 60 sekonda për t?i mbërthyer, ato nuk janë xhinset e duhura për ty, më mirë leri fare, sado të bukura të jenë.

5.Mos harro fuqinë e kaviljeve: Xhinset treçerekshe ose ato pas këmbëve tregojnë pjesën më seksi të trupit të një femre: kyçet e këmbëve! Zgjidhni xhinse që zbulojne të paktën komplet kyçin e këmbës.

6.Gjej çizmet perfekte që shkojnë me të gjitha llojet e xhinseve. Ato do bëhen simbol i stilit tënd dhe do duken gjithmonë e më mirë.

7.Mos vish xhinse me aq shumë të çara sa kur të shkosh të takosh gjyshërit, të të japin lekë për një palë pantallona sepse do mendojnë që nuk ke para për të blerë një palë të reja.

8.Duhet të kesh të paktën një palë xhinse që t?i tregojnë vithet bukur. Nëse nuk ke, provo një palë Levi’s 501. Janë thjesht perfekte.

9.Nuk duhet t?i lash aq shpesh xhinset që nuk kanë vetinë të zgjerohen. Në të vërtetë ato përmirësohen në çdo veshje. Ndërsa xhinset që zgjerohen, po t’i lash do ngushtohen menjëherë. Dhe forma e rrumbullakosur e vitheve do zhduket!

10.Laji xhinset mbrapsht nëse nuk e ke bërë më parë. Kështu ruajnë ngjyrën./CNA.al

Lajmet e fundit nga