Connect with Us

Zjarr në një apartament në Astir/ Gruaja hidhet nga dritarja për të shpëtuar

Kronika

Zjarr në një apartament në Astir/ Gruaja hidhet nga dritarja për të shpëtuar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në orët e para të mëngjesit, një apartament në Astir është përfshirë nga flakët.

Sipas asaj që raportohet në media, mësohet se një grua është hedhur nga dritarja për të shpëtuar nga zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Në kërkim për trafik droge/ Arrestohet 23-vjeçari në Dibër

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Dibrës ka vënë në pranga shtetasin Tajson Tafa,  në kërkim si i dyshuar i përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Eklipsi”, i finalizuar me sukses me datë 13.08.2021, nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u shpall në kërkim një 23-vjeçar ka vijuar puna në mënyrë intensive për kapjen e tij.



LEXO EDHE:  I vuri zjarrin pyllit duke rrezikuar dhe banesat përreth/ Arrestohet në flagrancë 57-vjeçari

LEXO EDHE:  I vuri zjarrin pyllit duke rrezikuar dhe banesat përreth/ Arrestohet në flagrancë 57-vjeçari

Si rezulat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore shërbimet policore të Hetimit të Krimit në DVP Dibër kanë bërë lokalizimin e vendodhjes se 23-vjeçarit dhe në orët e pasdites në qytetin e Peshkopisë falë punës së mirëorganizuar është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit T.T., 23-vjeç, banues në Peshkopi, i dyshuar se ka kryer veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimi zyrtar të policisë.

Ndaj të arrestuarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka cakuar masën e sigurisë “Arrest në burg”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet pas 5 muajsh vrasësi i Fridman Xhaferrajt/ Si u dhunua i riu dhe u hodh në rezervuar

Publikuar

-

Nga

Është arrestuar pas pesë muajsh një nga autorët e vrasjes së 25-vjeçarit, Fridman Xhaferraj.

Policia bën me dije se është vënë në pranga Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të këtij viti. 25-vjeçari u dhunua dhe më pas u hodh në rezervuar Gjançit në Korçë nga autorët.

Në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtoi tjetër Lulzim Spahija.

Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit F. Xh., ngjarje e ndodhur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit.



Operacioni i finalizuar nga DVP Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me DVP Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.06.2021, ku në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, u gjet i pajetë shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe koordinimit të veprimeve nga ana e Forcave të Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim Kristi Bixheku, 26 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 18.06.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër L. S., (i shpallur në kërkim) kanë goditur me sende të forta në kokë 25-vjeçarin F. Xh., duke i shkaktuar vdekjen.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Djegia e çiftit të të moshuarve në banesën e tyre/ Shefi i zjarrfikësve: Shkak, bombola e gazit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Dropull të Gjirokastrës ku një çift të moshuarish humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Viktima mbetën Irakli dhe Fotini Panajoti, përkatësisht 84 dhe 73 vjeç, ndërsa shefi i zjarrfikësve Dropull, Alqi Kosta ka thënë për ‘Report Tv’ se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë bombola e gazit.

Sipas tij, nga ekspertiza paraprake, dyshohet të ketë patur rrjedhje gazi.



Ai shprehet se trupat e dy të moshuarve u gjetën në derën e jashtme të shtëpisë, në përpjekje për të dalë jashtë.

“Në orën 9:30 morëm njoftimin për djegien e banesës. Pesë zjarrfikës, të cilëve iu bashkova dhe unë, u nisëm për në vendngjarje, por terreni i keq vonoi mbërritjen për të shuar flakët. Kur shkuam pamë ndërtesën dykatëshe që po digjej dhe kishim informacione që brenda ishin dy të moshuar. Banesa ishte me çati dërrase dhe dysheme dërrase. Nga ekspertiza e parë u evidentua që gatuanin me bombol gazi dhe shkaku kryesor i zjarrit dyshohet se ka qenë bombola e gazit. Bombola e gazit u gjet jashtë shtëpisë, dyshohet se ka patur rrjedhje gazi. Të dy trupat u gjetën në derën e jashtme të shtëpisë, pra janë munduar të dalin jashtë. Trupat ishin karbonizuar”, thotë ai.

Dy të moshuarit jetonin vetëm, ndërsa fatkeqësisht nuk mundën t’i shpëtonin flakëve që i përpinë shtëpinë.

LEXO TE PLOTE