Connect with Us

Zhupa: Keqqeverisja po ndëshkon fëmijët

Politikë

Zhupa: Keqqeverisja po ndëshkon fëmijët

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka denoncuar sot mbylljen e godinës për shkollat e Sarandës, Eco Kampus.

Sipas deputetes së PD-së Ina Zhupa,  kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës dhe ende nuk është vënë nën funksion.

Zhupa shprehet se ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Reagimi i Zhupës

Ndodhem në qytetin e Sarandës, mbrapa meje është godina e quajtur Eko Kampusi, një godinë e ndërtuar prej gati 3 vitesh dhe e pa vendosur në funksion për të mirën e nxënësve të Sarandës.

Kjo godinë është bërë me taksat dhe paratë e qytetarëve të Sarandës. Sot fëmijët nëpër shkollat 9-Vjeçare të Sarandës kryejnë mësim me 2 turne vetëm sepse qeveria dhe pushteti lokal nuk kanë menduar që ta pajisin brenda me mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin, për ti bërë instalimet elektrike dhe hidraulike.

Në seancën dëgjimore që kishim në Komisionin e Edukimit me Ministren e Arsimit, unë e pyeta për Eko Kampusin dhe i kërkova shpjegime se përse nuk e vendosin në funksion për fëmijët e qytetit të Sarandës dhe sigurisht që ngela pa marr një përgjigje.

LEXO EDHE:  Shpikja e Bashës/ Drejton partinë me Kryesinë e grupit parlamentar

Sepse ata nuk kanë përgjigje se pse paratë e buxhetit të shtetit dhe paratë e bashkive i çojnë në funksion të klientëve të pushtetit në funksion të oligarkëve, në funksion të pasurimit të tyre dhe klientëve të tyre.

Nuk kanë përgjigje se pse fëmijët e Sarandës sot pa asnjë arsye vazhdojnë të bëjnë mësim me dy turne, vazhdojnë të bëjnë mësim në klasa të mbi populluara edhe pse në periudhë pandemie, kur godina është gati është bërë me taksat e tyre dhe duhet të ishte në funksion për ta.

Ky është modeli i keqqeverisjes që ofron Edi Rama dhe i krizave që ofron nga keqmenaxhimi i tij.

Faleminderit!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

52 milionë euro për luks qeveritar/ Basha akuza “oligarkëve”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar ashpër dhe me shifra konkrete kryeministrin Rama.

Ai thekson se në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.



LEXO EDHE:  PS mban Asamblenë e Cerrikut/ Balla: Listat e mbyllura, pengesë për përfaqësimin e komuniteteve

LEXO EDHE:  Shpikja e Bashës/ Drejton partinë me Kryesinë e grupit parlamentar

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha në rrjetin social twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-11 Dhjetori/ Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi në Ditëlindjen e PD-së!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i ka shprehur sot falenderimin e tij, ndaj delegatëve demokratë të qarkut të Fierit që kanë mbrojtur procesin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen në këtë Kuvend Kombëtar, që e cilëson si “ditëlindja e PD-së”.

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, – shkroi Berisha në Fb, –  për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!”-shkruan Berisha./CNA.al



LEXO EDHE:  Doktor mos ki merak, Lulin nuk e zë koronavirusi

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Rruga e fshatit Gjorm e shkatërruar prej vitesh, Bashkia Kurbin: Nuk kemi fonde!

Zbulohet “hileja” e Gazment Bardhit/ Si po tenton të manipulojë numrin e delegatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Basha shkel statutin/ Shndërron në “nul” degët e Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar në lidhje me zëvëndësimin e kryetarëve të disa degëve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Lisandër Hoxha akuzon Bashën se po shkel statutin e PD duke bërë që çdo akt i këtyre degëve dhe veprimtaria e tyre të bëhen nul.

Sipas tij, zëvëndësimi i kryetarëve të degëve pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Miq, në Partinë Demokratike vazhdon shkelja e statutit çdo ditë.

Zëvëndësimi i kryetarëve të degëve teë PD, pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Kjo shkelje bën nul të gjithë veprimtarinë e tyre dhe aktet e nxjerra nga ata.



LEXO EDHE:  PS mban Asamblenë e Cerrikut/ Balla: Listat e mbyllura, pengesë për përfaqësimin e komuniteteve

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Rruga e fshatit Gjorm e shkatërruar prej vitesh, Bashkia Kurbin: Nuk kemi fonde!

Modeli autokratik i Lulzim Bashës është zhvlerësim për demokratët dhe sakrificat e panumërta të tyre për PD.

Hallet e tua, Luli, për karrigen e Kryetarit nuk i zgjidh duke vazhduar të tallesh me Kushtetutën e demokratëve“.-shkruan Lisandër Hoxha.

Më poshtë keni Nenin 42 të Statutit, i cili tregon rrugën e ligjshme të zevendesimit të tyre.

Neni 42

E drejta e ndërhyrjes

1. Në rast se Kryetari dhe/ose Kryesia e Degës thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e Degës, Kryesia e PDSH-së me propozim të Kryetarit të PDSH-së, ka të drejtën e ndërhyrjes dhe, në raste të veçanta, të shkarkimit, pezullimit të tyre, apo të komandimit të organeve drejtuese vendore respektive deri në mbledhjen e Kuvendit të Degës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE