Connect with Us

VIDEO/ Zhgënjen Skënderbeu, Kastrioti i jep leksion në kampionat dhe merr fitoren e parë

Sport

VIDEO/ Zhgënjen Skënderbeu, Kastrioti i jep leksion në kampionat dhe merr fitoren e parë

Publikuar

-

Kastrioti ka mposhtur 2-0 Skënderbeun në javën e pestë të kampionatit duke gjetur fitoren e parë këtë sezon. Kastrioti kaloi në avantazh në minutën e 65-të me gol të Arbër Bashës ndërsa në minutën e 84-të i sapo futuri në fushë, Rami dhuroi spektakël duke shënuar golin e dytë për skuadrën e Ndreut.

Kastrioti arrin kështu fitoren e parë në kampionat, ndërsa Skënderbeu vazhdon krizën e rezultateve duke mos e provuar ende shijen e fitores këtë sezon.

FT: Kastrioti-Skënderbeu 2-0

Basha 65′, Rami 84′

84’ – Goooool Kastrioti mbyll llogaritë e ndeshjes. I ardhur nga stoli, Armando Rami bën gjithçka mirë Brenda zonës dhe lëshon një goditje diagonal, me topin që përplaset në shtyllë dhe prehet në rrjetën e portës së Rexhepit.

65′ – Goooool! Zhbllokohet sfida në Kamëz. Një krosim i ardhur nga një goditje dënimi, mbeti në zonë dhe aty Arbër Basha përfitoi për ta shtyrë drejt rrjetës. Asgjë për të bërë, për portierin Rexhepi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Transformimi i jashtëzakonshëm, ja si ka ndryshuar “Santiago Bernabeu”

Publikuar

-

Nga

Real Madrid vazhdon projektin e saj më të dëshiruar: modernizimin e Santiago Bernabeu . Pas respektimit të reformës së parë, për të cilën u mbyll nga marsi 2020 deri në shtator 2021, klubi ndau një video të re në të cilën mund shihej e gjithë puna, e cila do të përfundojë plotësisht në dhjetor të 2022. Që kur njoftuan se do të fillonin të transformonin rrethimin mitik, janë bërë ndryshime të mëdha. Në imazhet e bëra nga kompjuteri, klubi tregon se si bari në fushë mund të “fshihet” pjesë-pjesë në një gropë të vendosur anash fushës

Çdo pllakë e fushës do të vendoset në një strukturë 30 metra të thellë, ku secila do të trajtohet në mënyrë speciale me sistem vaditjeje, rreze ultravjollcë, ndriçim LED dhe kamera kontrolli të temperaturës. Ata do të kenë gjithashtu sistem ventilimi dhe oksigjeni. Për sa kohë që panelet e terrenit ruhen dhe mbrohen nën zonën e lojës, do të ketë një fushë me bar artificial në sipërfaqe që do të shërbejë për të pritur ngjarje të shumta: nga një fushë me shumë sporte në një vend panairi dhe kongresi. Synimi i kësaj vepre gjigante nuk është vetëm të modernizojë një nga stadiumet më legjendar në botë, por edhe të mbledhë afër 150 milionë euro në vit dhe të shërbejë si një tjetër burim të ardhurash.



Në animacionin dixhital mund të shihni se si stadiumi i futbollit mund të shndërrohet në një vend pritës për të gjitha llojet e ngjarjeve. Për sa i përket sportit, fusha mund të ndahet në dy gjysma të ndara nga një perde dhe një tribunë në mes. Aty do të mund të bashkëjetojnë, për shembull, një fushë basketbolli në mënyrë që të luhet Final Four i Euroligës, me një fushë tenisi që do të presë një turne ATP. Me këtë projekt, në të cilin kanë marrë pjesë afro një mijë punëtorë, qyteti i Madridit do të bëhej një pikë e madhe takimi për një mori tifozësh, jo vetëm të futbollit por të sportit në përgjithësi. Vlerësohet se punimet do të përfundojnë rreth fundit të vitit 2022 dhe data e hapjes do të jetë 14 dhjetori, që përkon me 75-vjetorin e Santiago Bernabeut.

LEXO TE PLOTE

Sport

Memellit i shtohet uria pas fitores me Kukësin: Duhet të kishim fituar më thellë

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu arriti të marrë mbrëmjen e djeshme një fitore të madhe ndaj Kukësit duke siguruar dhe 3 pikët e para këtë kampionat. Bardhekuqtë fituan me rezultatin 2-1 falë golave të dy afrikanëve, Randi dhe Mensah. Pas ndeshjes, trajneri i korçarëve, Migen Memelli u shpreh:

‘’Kukësi për mua është skuadër që jep afeksion të ndryshëm në mënyrën si qasat në kampionatin shqiptar, ka trajner të shkëlqyeshëm. Dimë që Kukësi ndërton nga poshtë për të tërhequr sulmin lart. Kemi qenë të jashtëzakonshëm sot, dua të komplimentoj lojtarët shumë, sepse kam marrë sinjal ku kjo është skuadër dhe pse me djem të ri me pak eksperiencë. Zguro ishte jashtë për arsye dëmtimi. Bëmë shumë mirë ndaj një kundërshtari të jashtëzakonshëm, rezultati duhet të ishte më i thellë pasi kishim shumë raste. Tranzicioni sot është kthyer në armë në të gjitha skuadrat, dhe nëse e bën mirë vinë rezultatet. Ky trepikësh është në kohë për t’i thënë lojtarëve që kanë cilësi, kanë vlera që gjërat mund të bëhen mirë. Përgjigja që më dhanë sot ishte e jashtëzakonshme.

Ndryshimi i skemës: Në varësi të kundërshtarit, ne e dimë që janë skuadër që spotohen shumë. Këtë sistem e aplikuam në Ballsh, pamë që Kukësi sposton dy mbrojtësit sipër, dhe sulmuesit do të ngeleshin vetëm për vetëm me mbrojtësit. Goditja standarde u ekzekutua në mënyrë të suksesshme. Në dhomat e zhveshjes kërkova nga lojtarët qëndrueshmëri, intensitet, sepse vetëm në këtë e formë e mposhtim Kukësin.



Gola idiot: Nuk e di, është konstatim i vrazhdë nuk dua të hyj në të këto diskutime. Ne sikur të gjithë të tjerët, goditje standarde i përgatisim në mënyrë të tillë të jemi efikas. Kërkonim të ishim favorit nga shtatlartësia. Perceptimi për t’i quajtur golat të tillë nuk mendoj se janë të duhur,  pasi çdo gol që kalon vijën mendoj se është i bukur.

Qasja që ne i bëmë formacionit karshi kësaj skuadre ishte në një formë të tillë që mos tu lenim hapësira, dhe dyshen e mesfushës lart Feizhao-Basha t’i bllokonim. Mbarëvajtja që i kanë bërë arbitrat ndeshjes sot ishte e jashtëzakonshme. Me Partizanin na u dha penallti kundra, me Dinamon e morën topin me dorë, në Laç na bënë një gol të paqenë, mesazhi është ‘’Na lini të luajmë futboll’’, u shpreh Memelli.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dy sfidat e radhës në Superiore, këto janë ekipet që zbresin sot në fushë

Publikuar

-

Nga

Sot, në orën 13:45 do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së tetë në Kategorinë Superiore. Në stadiumin e qytetit të Laçit, skuadra kurbinase do të presë kampionët në fuqi të Shqipërisë, Teutën në një përballje që premton spektakël.

Ekipi durrsak kërkon që të ruajë hapin e kryesuesve të Tiranës, ndërsa skuadra e Mirel Josës synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Sfida tjetër në orën 13:45, është ajo mes Kastriotit dhe Partizanit, e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kamzës.



Të dyja ekipet ndodhen në dy vendet e fundit, me “demat” që janë në kërkim të kthesës dhe fitores së parë në këtë edicion të Superiores, ndërsa ekipi krutan kërkon që të largohet nga ai vend në klasifikim.

Laçi-Teuta 13:45
Kastrioti-Partizai 13:45

LEXO TE PLOTE