LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Sherr tjetër pas mbylljes së Lacio-Inter, Luis Felipe merr të kuq për faj të “mikut” Korrea dhe shpërthen në lot

16 Tetor 2021, 19:58, Sport CNA
VIDEO/ Sherr tjetër pas mbylljes së Lacio-Inter, Luis Felipe merr

Ndeshja mes Lacios dhe Interit është mbyllur me tjetër sherr dhe karton të kuq. Situata ishte tensionuar që në golin e dytë të Lacios, kur lojtarët e Interit protestuan pse vendasit nuk ndalën lojën për shkak të dëmtimit të Dimarkos.

Por pas vërshëllimës përfundimtare, gjakrat janë nxehur përsëri. Luis Felipe shkoi të takonte Korrean dhe përplasja e tij me lojtarin argjentinas nisi një tjetër zënkë në fushë, me Lautario Martinez që reagoi përsëri ashpërsisht.

Pas disa momentesh kaosi, gjyqtari i tregoi Luis Felipes kartonin e kuq, ndërsa ky i fundit nuk i mbajti dot lotët, për atë që e cilësoi si padrejtësi. Ai u mundua të shpjegonte se Korrea ishte mik i tij pasi deri dy muaj më parë kishin qenë pjesë e Lacios. Por për gjyqtarin, gjesti i përplasjes me sulmuesin e Interit ishte i papërshtatshëm pas një ndeshje të tillë ndaj nuk hezitoi t?i konfirmonte ndëshkimin.

 

Lajmet e fundit nga