Connect with Us

VIDEO/ Përmbysje e çmendur në 3 minuta me autogol qesharak, Milani rimerr kreun e Serisë A

Seria A

VIDEO/ Përmbysje e çmendur në 3 minuta me autogol qesharak, Milani rimerr kreun e Serisë A

Publikuar

-

/

Milani ka siguruar sot një fitore shumë të vuajtur në Serinë A përballë Veronës, në një sfidë ku për shumë minuta dukej sikur do të vinte humbja e parë e kuqezinjve në kampionat.

 

Skuadra e Piolit në mënyrë të papritur e pa vetën në disavantazh pas 7 minutash, kur Kaprari mposhti Tatarusanun me një sulm të shpejtë. Më pas, ishte Barak ai i cili dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 24-t, duke tronditur kuqezinjtë të cilët dukeshin larg formës së zakonshme.

Por në pjesën e dytë ishte në fushë një Milan tjetër, shumë më agresiv, i cili gjeti golin që hapi ndeshjen me anë të Zhiru, i kthyer përsëri mes titullarëve. Verona bëri hapa mbrapa duke menduar të administronte avantazhin, por gaboi gjithçka brenda 3 minutash. Fillimisht shkaktoi penallti të cilën e transformoi me saktësi Kesi, e pastaj Gunter çoi topin në mënyrë qesharake në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë avantazhin Milanit.

Në fund kishte drithërima në portën kuqezi, por Tatarusanu bëri ndërhyrje të sigurta duke ruajtur katërkëndorin e tij, për të marrë këto tre pikë që kthejnë Milanin në kreun e renditjes së kampionatit.

Milan-Verona 3-2
59′ Zhiru, 76′ (p) Kesi, 78′ (ag) Gunter  / 7′ Kaprari, 24′ (p) Barak

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Lëvizje surprizë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

Publikuar

-

Nga

Nënshkruhet marrëveshja/ OVERSPORT, transmetuesi më i ri i licencuar për tre sezonet e ardhshme

Sipas asaj që shkruan “Sportitalia”, ka përfunduar era Luca Gotti në krye të pankinës së Udineses. Humbja e djeshme përballë Empolit nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, që kanë vendosur që të shkarkojnë teknikun e bardhezinjve.

Presidenti Gino Pozzo ka ardhur nga Anglia për të zgjidhur këtë çështje dhe ka vendosur që të largojë teknikun Gotti dhe të vendosë si trajner të përkohshëm Gabriele Cioffin, që deri tani ka qenë ndihmësi i tij.



Nuk dihet nëse Cioffi do të qëndrojë deri në fund të sezonit apo jo. Ndonëse klubi nuk ka dalë akoma me një njoftim zyrtar, duket se largimi i Luca Gottit është i paevitueshëm. Nën drejtimin e tij Udinese ka grumbulluar 16 pikë në 16 ndeshje të luajtura.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ibrahimovic shfryn ndaj Calhanoglusë: Ka përdorur tragjedinë e Eriksen që shkoi te Interi

Publikuar

-

Nga

Zlatan Ibrahimovic nuk kishte asnjë mëshirë me deklaratën e fundit sa i përket Calhangolu. Mesfushori turk zgjodhi që të bënte një nga lëvizjet më të guximshme dhe më të komentuarat, duke marrë emërtimin “tradhtar”. Kështu Hakan do të ndërronte fanellën e Milanit me atë të Interit, pasi zikaltërve u duhej një mesfushor në mënyrë emergjente pas asaj që ndodhi me Eriksen në Europian.

“Ne duhet ta falenderojmë Calhanoglu për gjithçka që dha për ekipin dhe t’i urojmë më të mirat në të ardhmen. Por ai ka përdorur situatën e tragjedisë. Eriksen kishte probleme me zemrën dhe Interit i duhej një lojtar i tillë. Për këtë arsye shkuan te Hakan. Pa ndodhur rasti i Eriksen, nuk kishte asnjë ofertë nga Interi dhe nga asnjë ekip tjetër.



Është djal i mirë, por u përmirësua shumë nga mua. I dërgova mesazh Rebic dhe i thashë se do ta ketë të vështirë pa mua, Rebic mu përgjigj me një buzëqeshje. Para se të vija unë, Calha nuk kishte të njëjtat statistika si kur ishte mua”, tha Ibrahimovic.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ndeshja vendimtare me Liverpoolin, ja si e kalon Milani grupin në Champions League

Publikuar

-

Nga

Renditja e Grupit B ku Milani bën pjesë në Champions është: Liverpuli i pari me 15 pikë dhe tashmë i kualifikuar, Porto në vendin e dytë me 5, teksa Milani dhe Atletiko kanë nga 4 pikë.

Çfarë duhet të bëjnë kuqezinjtë për të marrë vendin e dytë?

Fillimisht duhet të mendojnë për fitoren ndaj Liverpulit dhe më pas të shpresojnë për disa kombinime. Porto do të përballet me Atletikon në shtëpi dhe nuk duhet të fitojë, pasi ndryshe do të siguronte vendin e dytë duke lënë jashtë “Djallin”. Me një barazim në këtë ndeshje dhe me fitoren e Milanit, italianët do të kualifikoheshin (7 pikë Milan, 6 Porto dhe 5 Atletiko).

Opsioni tjetër ka të bëjë me rastin në të cilin Atletiko fiton në Portugali, gjithmonë duke marrë si të mirëqenë fitoren e kuqezinjve. Në atë moment Milani dhe Atletiko do të shkonin në 7 pikë, me përplasjet direkte të barabarta (1-2 për Atletiko në “San Siro”, 0-1 për Milanin në “Wanda Metropolitano”).



Në këtë rast do të vazhdonim të shikonim diferencën më të mirë të golave të përgjithshëm midis dy skuadrave: Milan aktualisht në -2, Atletiko në -3. Pra, Djalli me një gol avantazh që mund të rezultojë shumë i rëndësishëm. Nëse edhe diferenca e golave do të ishte e barabartë, atëherë do të varet nga golat e shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit: Milani përpara me 5 gola të shënuar, Atletiko me 4.

Nëse edhe ky kriter do të ishte i barabartë, do të ishte e nevojshme të shiheshin golat e shënuar në transfertë në të gjithë grupin: Milan ka 3, Atletiko në 2, me kuqezinjtë përsëri në avantazh.

Në rast të një barazimi të mëtejshëm, do të duhej të shiheshin fitoret jashtë në të gjithë grupin dhe këtu “Los Colchoneros” do të ishin përpara: aktualisht 1 me 1, por me fitoren ndaj Portos, në Portugali, ekipi i Simeones do t’i kalonte kuqezinjtë në këtë kriter.

LEXO TE PLOTE