Connect with Us

VIDEO/ “Boom boom” Broja, sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në Premier Ligë

Premier Liga

VIDEO/ “Boom boom” Broja, sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në Premier Ligë

Publikuar

-

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja startoi nga minuta e parë për Sauthemptonin në sfidën ndaj Lidsit duke debutuar për herë të parë si titullar në Premier Ligë.

Në minutën e 34-ët, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Lidsit.

Spektakël i dhuruar nga Broja që për pak sa nuk gjeti golin e parë në Premier Ligë. Sfida Sauthempton-Lids po luhet aktualisht dhe rezultati është 1-0  me gol të shënuar nga Broja në minutën e 53-të.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Zbulohet telefonata 20 sekondëshe që i ndryshoi mendjen Ronaldos

Publikuar

-

Nga

Rikthimi i Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid bëri bujë të madhe për vetë faktin se ishte i pamenduar dhe ndodhi në fundin e merkatos verore.
ronaldo ferguson. Ylli portugez ishte afër transferimit te rivalët e Sitit, pasi më parë agjenti i tij Jorge Mendesh i kishte ofruar kartonin e Ronaldos ‘’qytetarëve’’.

Por ‘’Daily Mail’’ ka zbuluar një telefonatë 20 sekondëshe të Kristiano Ronaldos me mentorin e tij Sër Aleks Ferguson. Sipas asaj që shkruan gazeta britanike, Ferguson i është drejtuar Ronaldos me fjalët: ‘’Mos shko te Siti’’.



Kjo frazë ka mjaftuar që Ronaldo të ndryshojë destinacionin brenda qytetit të Mançesterit. Ferguson është një ndër personat më thelbësor për karrierën e 36-vjeçarit, që kur e transferoi në vitin 2003 nga Sporting Lisbona.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Lajme të mira për kombëtaren, Broja rikthehet në stërvitje me Sauthamptonin

Publikuar

-

Nga

Më në fund ka lajme të mira për Kombëtaren. Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer në stërvitje me Interin vetëm pak ditë para pushimit të Kombëtareve.

20-vjeçari i mungoi ekipit të tij në dy sfidat e fundit duke u bërë një mungesë e rëndësishme pasi dëmtimi për Brojën erdhi në momentin më të mirë ku i dha skuadrës 4 pikë në dy ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në fitoren ndaj Lidsit vetëm 2 javë më parë, ndërsa shënoi dhe në barazimin 2-2 kundër Bërnlejt, aty ku dhe u dëmtua.



Vetë faqja e Sauthemptonit ka shpërndarë foto të Brojës në stërvitje me mbishkrimin ‘’U rikthye!’’, duke çuar në delir tifozët anglez. Sauthemptoni luan në fundjavë ndaj Aston Vilës dhe me shumë mundësi do të jetë një tjetër mundësi për Brojën të tregojë vlerat e tij si futbollist.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Është kthyer në heroin e Manchesteri Unitedit, Ronaldo bën reagimin e papritur

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo ishte përsëri protagonist në Champions Ligë. Portugezi shënoi dy herë ndaj Atalantës dhe evitoi humbjen për skuadrën e tij. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i sulmuesit pas ndeshjes.

Një video e publikuar për televizionin ‘BT Sport’ ka bërë xhiron e botës. Ronaldo reagoi në mënyrë mjaft normale pas perfomancës së tij ndaj Atalantës. Shprehja e fytyrës la të kuptonte që ai nuk ishte i impresionuar nga golat.

Për të këto ndeshje  tanimë  janë diçka mjaft normale, pasi nuk është hera e parë që ai është deçisiv për skuadrën e tij. Edhe pse në moshën 36 vjeçare, Ronaldo vazhdon ende të luajë në nivelet më të larta. Në Champions në këtë sezon ka realizuar 5 gola me Mançester Junajtid.

LEXO TE PLOTE