Connect with Us

Vëllai i ndërroi jetë nga Covid/ Mesazhi përlotës i ambasadorit

Aktualitet

Vëllai i ndërroi jetë nga Covid/ Mesazhi përlotës i ambasadorit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari i njohur Artjan Tepelena ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare.

Ai ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë pas infektimit me Covid-19, por fatkeqësisht nuk mundi që të fitonte luftën duke ndërruar jetë.

Vëllai i tij, ambasadori Ilir Tepelena, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, ka publikuar një mesazh prekës.

Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…

Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe”-shkruan Ilir Tepelena.

LEXO EDHE:  Albin Kurti mesazh qytetarëve/ Prej mbrëmë ka shpresë, sepse dje pati guxim

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin./CNA.al

Ishte infektuar me Covid 19/ Ndërron jetë gazetari i njohur

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Glauk Olldashi: Kuvendi mblidhet sa herë të dojë nëse i ka firmat, nuk e ndalon askush

Publikuar

-

Nga

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit Sokol Olldashi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së FRPD-së, ka folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor.

Ai u shpreh se ky Kuvend mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse ka firmat e nevojshme, kështu që nuk ka përse të shkohet në gjykatë.

Fatmirësisht statuti ka parashikuar dhe situatat e jashtëzakonshme. Kuvendi mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse janë firmat. Kështu që nuk ka arsye përse të shkohet në gjykata”, tha Olldashi në Fax News.

LEXO EDHE:  “Fjala “nënë” është e shenjtë”/ Mesazhi i fortë i aktorit: Po shkatërrohet familja

LEXO EDHE:  Albin Kurti mesazh qytetarëve/ Prej mbrëmë ka shpresë, sepse dje pati guxim



Përsa i përket vendimit të Bashës për zgjedhje të reja në FRPD, ai tha se vendimet nuk merren me statuse në facebook, sepse ka statut.

Forumi nuk ka marrë asnjë kosto. Kemi statut. Nëse vendimet do merreshin me statuse në Facebook, atëherë nuk do të ishim më parti por fondacion. Nuk besoj se arsyetimi për këtë vendim është i drejtë, sepse sidomos ne PD nuk mund të ndëshkojmë mendimin ndryshe në parti. Prandaj duhet të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi: PD rrezikon të ketë një çarje përfundimtare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se në Kuvendin Kombëtar të PD do të duhej të kishte një garë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Sipas Këlliçit në PD ende nuk është bërë një analizë për rezultatet që kanë marrë përfaqësuesit politikën qarqe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kreu i FRPD tha se PD rrezikon të ketë një çarje përfundimtare nga zhvillimet e fundit brenda saj.



Kuvendi Kombëtar i shërben më shumë z. Basha. Ai duhet ta kishte thirrur dhe atë arsyetim në Parlament duhet ta kishte bërë dhe në Kuvendin Kombëtar. Mos të bëjmë sikur kriza nuk ekziston dhe që rrezikon çarjen përfundimtare të PD”, tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  “Nuk lahen duart si Pons Pilati”/ Olli i nxjerr “bojën” Metës dhe bën paralajmërimin e fortë

LEXO EDHE:  “Fjala “nënë” është e shenjtë”/ Mesazhi i fortë i aktorit: Po shkatërrohet familja

Ai shto se mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar ka qenë fiktive pasi është folur për sukses në një kohë kur PD sapo kishte humbur zgjedhjet parlamentare.

Basha dhe Berisha duhet të paraqisnin platformat dhe të ketë një përplasje mendimesh. Nëse Basha merr qoftë dhe një votë më shumë do të ndjek siglën e tij. U fol për sukses në një kohë kur kishim humbur. Edhe unë kam pjesën e fajit sepse nuk kam folur në momentin e duhur. Vjen një moment dhe duhet të themi disa të vërteta pasi rrezikohet opozita e vërtetë”, përfundoi Këlliçi./ Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi kundër Bashës: Do ngremë vetë një grup pune për zgjedhjet në FRPD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Belind Këlliçi deklaroi se sipas kreut të PD-së mandati i mbaroi ditën që shkoi në Foltoren e Berishës.

Nuk bëhet me njoftim në Facebook kjo punë. Partia ka institucione, me një akt, vjen një shkresë, një kërkesë zyrtare e kryetarit të partisë që na njofton ose na kërkon që ne të çelim procesin zgjedhor dhe nuk jemi kundër,” – u shpreh ai.

Kreu i FRPD sqaroi në Euronews Albania se pavarësisht se mandati i ka mbaruar në vitin 2019 ka rënë dakord me Bashën për të vijuar detyrën sepse fokusi i partisë ishte te fushata elektorale. Ndërsa theksoi se dorëheqjen e tij do e dorëzojë shumë shpejt, nënvizoi se nuk do të lejojë që procesi i ri të mos jetë model dhe i organizuar nga vetë grupi rinor.

LEXO EDHE:  Vetvritet parashutisti i njohur/ Mesazhi prekës që i dërgoi gruas së tij

LEXO EDHE:  Albin Kurti mesazh qytetarëve/ Prej mbrëmë ka shpresë, sepse dje pati guxim



Sot që ne flasim është një vendim individual, i padiskutuar në kryesinë e Partisë Demokratike dhe brenda grupit të punës nuk është as kryetari i Forumit që për fat të mirë jam gjallë, as Sekretari i Përgjithshëm i Forumit që për fat të mirë është gjallë, kështu që ne këtë nuk e pranojmë. Unë personalisht nuk e pranoj,” – tha ai.

Këllici sqaroi se beteja e tij nuk po bëhet për ambicie personale. Sipas tij i duhet hapur rrugë një riciklimi elitash dhe një brezi të ri, por në pavarësinë e plotë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike./ Euronews

LEXO TE PLOTE