LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja

16 Tetor 2021, 16:02, Kronika CNA
Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret/ Klodiana Lala zbardh detajet

Tragjedia e familjes ruse, ku humbën jetën 4 persona, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet akoma një mister.

Në një intervistë për News 24, gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.

Lala ka deklaruar se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Ajo theksoi se përfaqësues të ambasadës Ruse kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre.

?Janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë?, tha ajo.

Përsa i përket itinerarit, Lala ka shpjeguar se ata kanë mbërritur në Shqipëri, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike.

?Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut. Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin?, deklaron ajo.

Sipas Lalës, mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër. Më tej ajo shton se kjo ngjarje mund të referohet si vrasje e mundshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga