Connect with Us

Të rinjtë braktisin shkollën, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk u arsimuan në vitin 2020

Sociale

Të rinjtë braktisin shkollën, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk u arsimuan në vitin 2020

Publikuar

-

/

Braktisja e shkollës nga të rinjtë është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Sipas të dhënave për vitin që lamë pas, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk kanë marrë arsimin 9-vjecar dhe atë të mesëm. Midis tyre, 2.293 janë vajza dhe 8.751 janë djem. Por cilat janë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni?

“Një faktor është  vajza shihet si një barrë për familjen një faktor tjerë janë martesat e hershme… djali konsiderohet si forcë pune në familje”, shprehet Linda Pino, koordinatore Kombëtare e Koalicionit për Arsimin.

Largimi i të rinjve dhe familjeve është një tjetër faktor që ka ndikuar në numrin e lartë të braktisjes së arsimit. Në zonat rurale ky fenomen është më i prekshëm për shkak edhe të kushteve ekonomike.

LEXO EDHE:  Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”/ Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë

Euronews Albania ishte në fshatin Polis të Librazhdit. Në rrugëtimin tonë ne u njohëm ne Anisën, nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme. Dëshira e saj është që të vazhdojë shkollën e lartë, por kushtet ekonomike nuk ia mundësojnë këtë gjë.

“Varet nga kushtet ekonomike…doktoratura e kam pasur pasion gjithmonë edhe shpresoj që një ditë do ta arrij…më shumë vëllai që punon në emigrim…25 …ka bërë gjimnazin apo shkollë të lartë? Jo, është detyruar ta lërë”, tregon Anisa.

Një tjetër udhëtar, tregon se fëmijët e tij, janë detyruar të ndërpresin shkollën dhe të emigrojnë./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Temperaturat u ulta do të sjellin borë dhe shi/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga orët e para të ditës së sotme moti paraqitet me vranësira dhe reshje shiu në zonat bregdetare por reshje dëbore në gjysmën lindore të vendit.

Parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë edhe zonat e ulëta rrezikojnë të përfshihen nga reshjet e dëborës.



LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Topollaj: Po ndryshojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”/ Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë

Sipas MeteoAlb,temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë me të paktën 5 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Deri në -18 gradë celsius/ Mbrojtja Civile: Ja kur pritet të jetë kulmi i të ftohtit

Publikuar

-

Nga

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një reagim të rëndësishëm për qytetarët.

Përmes një njoftimi, AKMC shprehet se kulmi i temperaturave të ulëta pritet që të jetë ditën e hënë, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve që ndjekin të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit.

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.



LEXO EDHE:  Sekuestrohen 10 mijë maska në portin e Ankonës/ Dyshohet se vinin nga Shqipëria

LEXO EDHE:  ‘Secili prej tyre është njeri nga ne!’/ Blendi Fevziu nxjerr fotot e viteve 90-të, pse duhet pranuar ardhja e afganëve

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Aksioni i IKMT te “5 Maji”/ Banorët e kalojnë natën jashtë

Publikuar

-

Nga

Disa prej banorëve në lagjen “5 Maji” në Tiranë të cilat preken nga aksioni i IKMT për të shembur godina në kuadër të procesit të rindërtimit e kanë kaluar jashtë mbrëmjen e djeshme.

Ata thonë se nuk do të largohen derisa të marrin banesë me të drejta të plota pronësie dhe refuzojnë të futen në banesa sociale.



“Jashtë kemi fjetur. Se ku i kanë gjetur nuk e di. Mos të marr çantën time apo teshat personale të mia. Unë do protestoj prapë. Unë nuk dal pa më gjetur strehim të vërtetë.  Nuk dua banesë sociale. Unë dua shtëpinë time me legalizime me të gjitha. Unë në pallat social nuk hyj. Dua shtëpinë time me letra dhe vulë. Më kanë nxjerrë zvarrë”, tha për abcnews, një prej banorëve.

LEXO EDHE:  TI: Korrupsioni problem thelbësor në Shqipëri

LEXO EDHE:  Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”/ Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë

Mbrëmjen e djeshme nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, tha se janë 58 familje që kanë nënshkruar marrëveshje me bashkinë dhe janë dakord me procesin e projektit. Ndërkohë sipas Rusetit, 44 familje përfitojnë bonus qiraje.

LEXO TE PLOTE