Connect with Us

Spalletti i pafat, i grabisin Pandën me të cilën kishte shkuar në punë

Seria A

Spalletti i pafat, i grabisin Pandën me të cilën kishte shkuar në punë

Publikuar

-

Aventurë e pakëndshme për trajnerin italian të Napolit, Luciano Spalletti, të cilit i kanë grabitur makinën me të cilën kishte shkuar në grumbullimin e skuadrës, një Fiat Panda.

Tekniku napolitan e kishte parkuar mjetin e tij lëvizës jashtë parkingut ku grumbullohet skuadra në prag të ndeshjeve, megjithatë kur iu desh ta përdorte sërish, pa që Panda e tij nuk ishte më aty.

Spalletti ka njoftuar menjëherë policinë vendase, që po heton për rastin, megjithatë për momentin nuk ka asnjë të dhënë se cilët mund të jenë grabitësit e makinës së teknikut napolitan.

Episode të tilla janë të shpeshta në qytetin e Napolit, pasi disa ditë më parë grabitën makinën e bashkëshortes së mesfushorit Demme, ndërsa më herët ka pasur raste të ngjashme edhe me të tjerë futbollistë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Leao ndez derbin e Milanos: Duam të fitojmë para tifozëve tanë

Publikuar

-

Nga

“Derbi i Milanos është i ngjashëm me atë të Lisbonës që kam përjetuar. Në fushë është një betejë dhe fitorja është gjëja më e rëndësishme”.

Kështu i ka nisur fjalët e tij Rafael Leao, në një intervistë të dhënë për “La Repubblica”. Sulmuesi portugez foli në prag të derbit të Milanos që do të luhet të dielën më 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport.



KUJTIMET NË DERBI-  “Mbaj mend mirë atmosferën e mrekullueshme në derbin tim të parë, edhe pse e humbëm. Më pas atë që fituam vitin e kaluar me asistimin tim tek Ibra. Këtë vit ne duam të fitojmë para tifozëve”.

PIOLI-MALDINI-IBRA– “Pioli është një trajner kërkues. Maldini është një idhull që flet me thjeshtësi në mënyrë që secili prej nesh të japë më të mirën. Pastaj Zlatan, një shembull i vërtetë për të kaluarën dhe për të tashmen”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shevchenko rikthehet në Serinë A, merr drejtimin e skuadrës së njohur

Publikuar

-

Nga

Davide Ballardini nuk është më trajner i Genoas. Barazimi 2-2 ndaj Empopit rezultoi fatal për teknikun italian, që ishte “në fije të perit” për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës ligure në start të kampionatit.

Por më i bujshëm se lajmi i shkarkimit të Ballardinit, është ai i emrit të trajnerit të ri të Genoas, që do të jetë ukrainasi Andriy Shevchenko, i cili ka arritur marrëveshjen me klubin gjenovez dhe pritet të prezantohet në orët e ardhshme.



Sipas Sky Sport, ukrainasi ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Genoan, me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë, ndërsa ndërprerjen dy javore të kampionatit pritet ta shfrytëzojë për të implementuar idetë e tij te skuadra.

Shevchenko është mjaft i njohur në Itali, për atë që ka bërë si futbollist, pasi ka qenë lider i Milanit për disa sezone, ndërsa si trajner vjen për herë të parë, pas eksperiencës së mëparshme në pankinën e përfaqësueses ukrainase.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi blindon “yllin” e mesfushës deri në vitin 2026

Publikuar

-

Nga

Interi nuk ka ndër mend të heqë dorë nga elementët më cilësorë që në përbërje dhe tashmë ka nisur rinovimet afatgjata me ata të cilët ishin pranë fundit të marrëveshjeve të tyre apo për të cilët kishte nevojë për përmirësim të kushteve ekonomike.

Një prej tyre është Nikolo Barela, i kthyer në zbulimin e zikaltërve në sezonin e titullit, duke bërë shpesh diferencën për skuadrën që mbylli edicionin duke ngritur lart trofeun e Serisë A. Klubi ishte prej kohësh në bisedime me lojtarin dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes së re.



“FC Internacionale Milano komunikon se ka arritur akordin për zgjatjen e kontratës së lojtarit Nikolo Barela. Mesfushori i datëlindjes 1997 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2026”, shkruhej në njoftimin e Interit për lojtarin.

LEXO TE PLOTE