Connect with Us

Kriza energjetike/ Ibrahimaj: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël

Aktualitet

Kriza energjetike/ Ibrahimaj: S’ka rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur për krizën energjetike në vendin tonë.

E ftuar në News 24, Ibrahimaj ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.

Ministrja theksoi më tej se do ketë një rritje për biznesin e madh dhe kjo kosto do të transferohet në çmime të konsumatorit.

 “Në radhë të parë, reforma e energjisë ka parashikuar një rritje graduale të çmimeve me qëllim arritjen e eficencës së operatorit të shpërndarjes.Kjo kategori biznesesh në bazë të vendimit që do të merret nga MIE pasi nuk është një vendim që merret nga MFE. 

Patjetër që do të ketë një rritje të çmimeve të energjisë për biznesin e madh dhe patjetër që kjo kosto do të transferohet në çmime të konsumatorit sepse është një çmim prodhimi i cili do të transferohet pjesërisht tek konsumatori”, tha Ibrahimaj.

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/Përse Ballkani është në krizë dhe sa do zgjasë?

Ministrja theksoi se një rritje e çmimit të energjisë dhe të kostos së prodhimit të bizneseve të mëdha nuk mund të transferohet automatikisht tek konsumatori, pasi prodhimi vendas zë një peshë më të vogël në  konsumin total sesa importi.

“Dua të them që një rritje e çmimit të energjisë dhe të kostos së prodhimit të bizneseve të mëdha nuk mund të transferohet automatikisht tek konsumatori pasi prodhimi vendas zë një peshë më të vogël në  konsumin total sesa importi”, tha ministrja./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Krizë e rëndë politike në Itali

LEXO EDHE:  Krizë e rëndë politike në Itali

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

‘Green Pass’ për të hyrë në lokale/ Mjeku dhe avokati kundër vendimit: Diskriminuese!

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në parlament se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’, certifikatë vaksinimi, për të hyrë në lokale.

Lidhur me këtë vendim ka folur mjeku Erion Dasho dhe avokati Redon Meksi, të ftuar në Syri tv.

Dasho thekson se pasaporta nuk imponon vaksinimin, kurse Meksi vlerësoi se vendimi është diskriminues dhe antikushtetues.

“Në Europë, pasaporta ka tre elementë. Pasapora nuk imponon vaksinimin. Edhe paratë që duhen paguar janë të mëdha, në raport me rrogat që marrin shqiptarët. Jam kundër faktit se një person nëse nuk vaksinohet, duhet që të ikë nga puna. Jam kundër faktit, që nëpërmjet presionit financiar, të detyrohet një zyrtar, por jam pro që të ofrohet testi, testim që është falas, e personi testohet tre herë në javë, kjo procedurë është baraz me të qënit i shëruar.



LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/Përse Ballkani është në krizë dhe sa do zgjasë?

LEXO EDHE:  “Politikani shkel ligjin dhe nuk burgoset”/ Paralajmëron Çupi: Vendi do futet në krizë socio-politike

Testi është me çmim prej 50 lekë ose 100 lekë dhe testohet para se të hyjë në mësim. E gjykoj si metodë që e shikoj si të realizueshme. Për fëmijët nën 18 vjeç, edhe një dozë mjafton që të krijohet imunitet.”, tha Dasho.

Avokat Redon Meksi tha se ky vendim nuk është vetëm se diskriminues, por shkelt dhe konventa .

“Popullata diskriminohet, kemi konventa që shkelen. Këtu urdhërat vendosen me urdhëra goje. Këtu ka një problem, se opozitën e kemi edhe më pro se qeveria, sepse shkel parime bazë të Kushtetutës sonë. Ne nuk kemi vaksinë që të jetë e mirëstudiuar.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Patozi: Fundi i një marrëzie politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar zgjedhjet e dy viteve më parë, ku opozita nuk mori pjesë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish koordinatori I Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili e quan fundi i pritshëm i një marrëzie politike’.

Patozi thekson se kjo është një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.



FUNDI I PRITSHËM I NJË MARRËZIE POLITIKE

Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

LEXO EDHE:  Vokshi: Rama po lë qytetarët në errësirë

LEXO EDHE:  “Politikani shkel ligjin dhe nuk burgoset”/ Paralajmëron Çupi: Vendi do futet në krizë socio-politike

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend.

LEXO TE PLOTE