Connect with Us

Shpërndanin lëndë narkotike/ E pësojnë keq dy të rinjtë

Kronika

Shpërndanin lëndë narkotike/ E pësojnë keq dy të rinjtë

Publikuar

-

Vijojnë aksionet e policisë për goditjen e rasteve kriminale në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar doza me lëndë narkotike kanabis , një shumë parash, aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në pranga kanë përfudnuar dy shtetas, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike.

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis , një shumë parash, aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në të gjithë qarkun e Tiranës apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 52 doza me lëndë narkotike kanabis.

Ndërkohë, nga Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua 46 doza me lëndë narkotike kanabis,një shumë parash, një aparat celular dhe qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarri në banesën në Gjirokastër/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

E rënë në Sarandë/ Shkrumbohet banesa, digjet brenda dhe 54- vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital, 12 vjeçarja e cila u lëndua nga flakët që përfshinë banesën në Gjirokastër.

Pak më herët u raportua se e mitura kishte marrë plagë ndërsa ishte transportuar në spital.

Ndërsa në një njoftim të fundit nga policia, mësohet se 12 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Gjirokastër/Informacion paraprak.



Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

LEXO EDHE:  Identifikohet i vetëplagosuri në Tiranë/ 46-vjeçari ndërron jetë në spital

LEXO EDHE:  OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi  I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë  dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftohemi nga Spitali se 12 vjecarja ka ndërruar jetë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër, lëndohet e mitura

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Një banesë është përfshirë nga flakët mbëmjen e sotme në fshatin Dervician të Gjirokastrës.

Sipasojë e flakëve mësohet se një vajzë rreth 16 vjeçe ka mbetur e lënduar. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.



Shkak i zjarrit dyshohet se  është bërë ngrohësja në banesë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen makinat në Elbasan/ Disa të lënduar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit ndërsa për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.



Në vendngjarje kanë mbërritur dy ambulanca, ndërsa dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë lagështia në rrugë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE