Connect with Us

Rrahën dhe tentuan të vrasin vjehrrin e motrës/ Arrestohen ‘dy të fortët’ në Lezhë, e pëson dhe babai

Kronika

Rrahën dhe tentuan të vrasin vjehrrin e motrës/ Arrestohen ‘dy të fortët’ në Lezhë, e pëson dhe babai

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit.

Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Dyshime për bombë në Tiranë/ Policia jep detaje, pritet mbërritja e RENEA-s

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia e Tiranës ka rrethuar zonën përballë “Maternitetit të Ri” në Tiranë pasi një send i dyshimtë është gjetur në rrugë.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një çantë e dyshimtë, në hyrje të një pallati në zonën e “Brrylit”, por policia në një njoftim zyrtar sqaron se në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.



Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Gjendet një çantë e dyshimtë pranë një shkolle në Tiranë/ Dyshohet për bombë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonin me armë zjarri dhe municion luftarak/ E pësojnë keq babë e bir në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy persona, përkatësisht babë e bir, pasi po qarkullonin me armë zjarri me vete.

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë 39-vjeçari S. J. dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se babë e bir po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja” 39-vjeçari dhe djali i tij u vunë në pranga.



Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Po ashtu, për rastin është proceduar penalisht një 68-vjeçare e cila dyshohet si i ruante në banesën e saj armët e zjarrit të dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua. Vijon puna për  dokumentimin e plotë të rastit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një çantë e dyshimtë pranë një shkolle në Tiranë/ Dyshohet për bombë

Publikuar

-

Nga

Një çantë e dyshimtë është gjendur në hyrje të një pallati pranë shkollës “Nike Dardani”, në Tiranë.

Dyshohet se në çantë ka bombë artizanale.



Policia ka rrethuar zonën dhe po verifikon nëse çanta e gjetur mund të përmbajë lëndë plasëse.

Kanë qenë fillimisht banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për çantën e dyshimtë dhe menjëherë forcat e Komisariatit numër 1 kanë shkuar në vend./CNA.al

LEXO TE PLOTE