Connect with Us

Pse Batoni është bërë Lulzims?!

Politikë

Pse Batoni është bërë Lulzims?!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në ekranet televizive, Baton Haxhiu, krahu i djathtë i Edi Ramës, një nga këshilltarët e tij kryesorë, një nga njerëzit që Rama e dëgjon më shumë, është kthyer në një Lulzims.

Njeriu që gjatë fushatës së zgjedhjeve na thoshte se Luli do humbte, ishte i paaftë, i dështuar, ishte një hije, nuk mund të ishte kryeministër, nuk merrte përgjegjësi, kishte shkatërruar Partinë Demokratike. Akuzohet për shumë bëma dhe gjëma.

Këto të gjitha na i thoshte Batoni.

Tani ka ndryshuar. Natën Batoni, po e bën ditë. Na thotë se Luli është një lider. Është e ardhmja, është i riu, është njeriu që do të zgjidhë çështjet politike, kryeministri që i duhet nesër Shqipërisë, e të tjera si këto. Qesharake deri në banale.

Sesi mund të ndryshojë njeriu mendimin kështu, dy janë format.

cna lajme aktuale
                               Lulzim Basha, Edi Rama

Ose dikush mund të jetë “kollitur” tek Batoni, ose ky i fundit po i shërben Edi Ramës për të bërë atë që i duhet më mirë kryeministrit. Mbajtja e Lulzim Bashës në karrigen e kryetarit të PD-së. Kjo për një arsye të vetme. Rama, Lulin e mund 100 herë. Sa herë të garojë, qoftë edhe kur Rama është në gjumë. Mjafton të vërë në krye të fushatës Elisa Spiropali, dhe Luli është i humbur.

Nuk po themi që të kandidojë PS-ja me “tigrin” në krye. Luli nuk diskutohet. Ndoshta dhe më këtë ministren e re të Financave, Luli humbet.

Batoni duket se është në një mision.

Në një mision që duket se është sa i vështirë edhe i pashpresë. Sepse Baton Haxhiu nuk ka asnjë peshë tek strukturat e demokratëve. Dhe aq më tepër kur del publikisht dhe i sulmon ata. Thotë se PD-së nuk kanë ç’i duhen militantët.

LEXO EDHE:  “Ska shans të tërhiqem”/ Rama mesazh të qartë opozitës

Por, çfarë i duhen Partisë Demokratike, kur nuk i duhen militantët?

Njerëzit që kanë 30 vite që sakrifikojnë. Në qendra votimi, në fushata. Njerëzit që shkojnë në komisione, që mbledhin votat. Njerëzit që mbajnë lart parimet e tyre. Pa asnjë lloj interesi. Pa asnjë lloj pagese. Pa u punësuar kurrë në shtet. Ata janë gjaku, janë palca e PD-së. Nuk është Luli dhe të tijët.

Luli dhe të tijët janë një grup interesaxhinjsh, të shkuar në PD, për të mbledhur ca para. Ashtu siç erdhi Batoni nga Kosova në Shqipëri. Kurse militantët janë pjesa më e qënësishme e Partisë Demokratike. Janë trupa e saj elektorale. Janë ata që mbledhin votat.

Edi Rama, Baton Haxhiu
                                                                Edi Rama,  Baton Haxhiu

Votat nuk i mbledh Baton Haxhiu nga ekrani në ekran, duke marrë mijëra euro për çdo fjalë që thotë. Qoftë kjo ndryshe dje nga sot, apo qoftë ndryshe nesër nga sot.

Pra, dalja e Baton Haxhiut dhe bërja e tij Lulzims, përtej interesave financiare nga daljet mediatike, ka edhe interesat politike të kryeministrit. Por, edhe në finale urrejtjen e tij ndaj militantëve të PD-së, që nuk e duan, nuk e shohin dot. Apo së fundi edhe përplasjen e tij personale me ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo për shkak të shumë interesave të Batonit, të cilat ish-kryeministri i ka thënë publikisht dhe ia ka plasur në fytyrë.

Ndaj sot kemi një Baton Lulzims, për shumë arsye. Që fillojnë nga politika, tek xhepi, e përfundojnë tek kthimi në ekran, në qesharak dhe i pabesueshëm, sepse është njuësoj sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri dhe të bërtasë “poshtë Enveri”.

Kështu është edhe rasti i Batonit me Edi Ramën, apo dhe me Lulzim Bashën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Patozi: Fundi i një marrëzie politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar zgjedhjet e dy viteve më parë, ku opozita nuk mori pjesë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish koordinatori I Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili e quan fundi i pritshëm i një marrëzie politike’.

Patozi thekson se kjo është një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.



FUNDI I PRITSHËM I NJË MARRËZIE POLITIKE

Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-së për Reformën në Drejtësi/ Reagon Rama

LEXO EDHE:  Rama thumbon sërish gazetarët, gjatë prezantimit të 12 prefektëve të rinj

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një standard i ri demokracie”/ Andi Përmeti: Kushtetuesja rrëzoi pretendimin më absurd

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjykata Kushtetuese vendosi sot legjitimitetin e z\gjedhjeve të 30 qershorit 2019, ku në garë ishte Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike në disa prej bashkive të vendit.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar ish deputeti Andi Përmeti, i cili deklaroi se është krenar për çdo akt të kryer nga Bindja, ndërsa shton se Kushtetuesja rrëzoi pretendimet absurde të opozitës për anulim të zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetinh social Facebook, Përmeti shkruan se zgjedhjet janë dhe do ngelen përherë e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve.



Nje standart i ri demokracie!

Krenar per cdo akt te kryer nga Bindja Demokratike. Sot koha vertetoi se te gjithe ne ishim te drejte, konform ligjit dhe ne beteje per te ndaluar nje cmenduri qe do vendoste nje precedent shume te rrezikshem per Shqiperine dhe jo vetem. Sot, Gjykata Kushtetuese rrezoi pretendimin absurd per te anulluar zgjedhjet duke vendosur nje standart demokracie ku askush me nuk do guxoj ti heqe te drejten per te zgjedhur qytetareve. Zgjedhjet jane dhe do ngelen perhere e drejte e patjetersueshme e qytetareve”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Ja kur do rritet rroga minimale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Rama i tha që është punëdhënësi i tij më i madh, Armand Shkullaku sot, ka një përgjigje për të

LEXO EDHE:  Integrimi i Shqipërisë në BE/ Rama: Nuk është rrugë e lehtë, i kemi bërë detyrat e shtëpisë



Rama u është përgjigjur akuzave të qytetarëve duke theksuar se sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksë mbi të ardhurat personale se sa paguanin deri në vitin 2013, ndërkohë që biznesi i vogël paguan zero taksë mbi fitimin. Ai thotë se kurrë më parë shtresat në nevojë nuk e kanë marrë mbështetjen që marrin sot nga qeveria./CNA.al

LEXO TE PLOTE