Connect with Us

Mori pjesë në ‘Foltoren” e Berishës/ Deputetja e PD, tregon nëse i druhet përjashtimit nga Basha

Politikë

Mori pjesë në ‘Foltoren” e Berishës/ Deputetja e PD, tregon nëse i druhet përjashtimit nga Basha

Publikuar

-

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti në një intervistë për MCN tv ka folur për Foltoren që mbajti një ditë më parë në Korçë ish-lideri i PD Sali Berisha.

Si përfaqësuese e demokratëve, Koti tha se kishte detyrim të merrte pjesë në Foltore dhe këtë e ka bërë për të mbështetur demokratët.

Ajo u shpreh se PD do të jetë forca e parë politike që do të marrë vendime me fuqinë e votës dhe u takon atyre të vendosin se kush do ta trejtojë PD-në.

“Unë si përfaqësuese e qytetarëve kisha detyrimin moral të isha dje në takim. Jam anëtare e PD dhe deputete e zgjedhur nga ata demokratë që kishin mbushur sallën. Përgjegjësia më thoshte se duhej të shkoja aty ku ishin demokratët. Personalisht nuk dua të bëhem pjesë e komploteve që kanë kapur PD sepse demokratët nuk e meritojnë këtë situatë delikate. Prezenca ime ishte për të mbështetur demokratët që kanë punuar me mua. Disa mund të kenë paragjykuar pse isha dje mund të them që të gjithë ne jemi brenda PD. Ky debat është unik në llojin e vet dhe të gjithë demokratët do të dinë ti japin zgjedhje. Beteja nuk është me njëri-tjetrin ndaj dhe unë i kërkova Berishës të gjejë një zgjidhje bashkë me demokratët”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut, simboli i pazarit të Lulit për protestën e "Astirit"

E pyetur nëse i druhet ndonjë përjashtimi nga PD, pasi doli hapur në mbështetje të Berishës ajo tha: Ju bashkova foltores sepse doja që demokratët të shikonin që jam aty si zëri i tyre. Nëse nuk do të isha dje në foltore atëherë do të ndihesha sikur i kisha lënë të vetmuar. Aty kishte shumë njerëz që do donin të flisnin por nuk e kishin mundësinë dhe shumë mesazhe që transmetova dje ishte përçimi i zërit të tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Furnizimi i Tiranës me ujë të pijshëm/ Ahmetaj “ndez” dritën jeshile per qytetarët e metropolit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj në një deklaratë është shprehur se është firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme me Bankën Europiane. Sipas kësaj marrëveshje, Tirana do të jetë e furnizuar 24 orë më ujë të pijshëm.

Ahmetaj është shprehur se projekti do u shërbejë gati 1 milion banorëve dhe synon të garantojë ujë të pijshëm cilësor



“Lajm i mirë për qytetarët e Tiranës. Marrëveshja që ne nënshkruajmë ka komponentë të rëndësishëm. 80 milion janë kredi. Pjesa tjetër do të ofrohet nga buxheti i shtetit, por kryesisht nga ndërmarrja e ujësjellësit të Tiranës. Komponenti i dytë i rëndësishëm është infrastrukturor. Elementi i tretë i rëndësishëm është se nëpërmjet këtij investimi sjellim një burim të ri të ujit të bardhë. Sot projektet që kemi përmendur nuk janë 3D, por pjesë e agjendës kombëtare. Projekti do u shërbejë gati 1 milion banorëve dhe synon të garantojë ujë të pijshëm cilësor. Këto dy vite kemi bërë punën e milingonës për të arritur deri këtu. Kemi bërë të mundur që ky projekt të futet në buxhetet e ardhshme”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari zbulon skandalin/ 600 mijë euro nga buxheti i shtetit, “dhuratë” për një kompani private

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar një tender, të zhvilluar së fundi nga ARRSH, për zgjerimin e rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës me Autostraden Fier-Vlorë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari e cilëson këtë tender si monument të pisllëkut.

Kjo pasi sipas tij janë skualifikuar nga gara 10 kompani, dhe është shpallur fituese kompania “Fusha”, e cila dha ofertën me çmimin më të lartë.

Sipas tij, diferenca nga oferta më e ulët tek oferta fituese është plot 600 mijë euro.

Një tjetër tender i shkëlqyer në infrastrukturë

Ka bërë një tender ARRSH për zgjerimin e rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës me Autostraden Fier-Vlorë. Fondi limit 2.2 milionë euro. Ajo që ka ndodhur aty është një monument i pisllëkut buxhetor.



Kanë skualifikuar 10 ofertat më të ulëta dhe ia kanë dhënë tenderin kompanise së 11-të.

Kush ishte kompania e 11-të? Fusha. Diferenca nga oferta më e ulët tek oferta fituese është plot 600 mijë euro.

Statistikisht, probabliteti që 10 oferta rresht të mos jenë në rregull me kriteret e tenderit është zero. Thjesht është e pamundur të ndodhë. Por si e kanë justifikuar? Kollaj fare.

Të dhjetë ofertat janë skualifikuar thuajse me të njëjtin sebep. Kompanitë nuk kanë patur të kontraktuar ose të punësuar një ekspert për dhënien e ndihmës së parë. Domethënë duhej një infermier me kutinë e ndihmës së shpejtë në kantier.

Kriteret e tenderave të këtyre janë vepër arti. A thua se nuk i kërkohet dot kompanisë, që ka paraqitur oferten më të mirë të pajtojë një ekspert të ndihmës së shpejtë pasi është zhvilluar tenderi. Institucionet e huaja, USAID-i, BE etj etj kështu veprojnë kur bëjnë tendera. Kurse këta tanët jo. Sepse këta nuk kanë qëllim të mbrojnë taksapaguesin dhe ta cojnë garën tek oferta më e mirë për buxhetin. Qëllimi i këtyre është që të përdorin kriteret për ta çuar tenderin aty ku duan.

Si përfundim, këtë infermierin e Fushës, që do të vijë rrotull kantierit të rrugës me kutinë e ndihmës së shpejtë në dorë do ta paguajmë 600 mijë euro ne për vetëm 14 muaj. Njësoj si CEO-n e Goldman Sachsit.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Gaz Bardhi i zë vendin në Kuvend Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancën e radhës parlamentare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një sërë projektligjesh.

Ndërkohë, ajo që ra në sy sot në Kuvend ishte mungesa e kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha.



Por, në mungesë të Bashës, duket se vendin e tij në Kuvend e ka zënë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

LEXO EDHE:  Rama batuta në Elbasan/ “Luli me 16, Lali me 17”

LEXO EDHE:  PD aksion qytetar, që Veliaj të mos mbyllë krimin e landfillit të Sharrës

Sikurse shikohet në foton e mëposhtme, Bardhi ka zënë vendin e Bashës, në seancën e sotme në Kuvend./CNA.al

LEXO TE PLOTE