Connect with Us

Lidhje të paligjshme në rrjet/ Arrestohen 2 persona për vjedhje të energjisë ekektrike, 1 në kërkim

Kronika

Lidhje të paligjshme në rrjet/ Arrestohen 2 persona për vjedhje të energjisë ekektrike, 1 në kërkim

Publikuar

-

Policia njofton se nga kontrollet janë konstatuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike duke bërë që dy persona në Tiranë të vihen në pranga dhe 1 tjetër të shpallet në kërkim.

Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë 6 persona të tjerë në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër në Tiranë, si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.

LEXO EDHE:  Aksion anti-drogë në Shkodër/ Vihen në pranga dy të rinj, në kërkim 2 të tjerë

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht shtetasit B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është proceduar penalisht shtetasi Gj. L., banues në Lezhë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat është proceduar penalisht shtetasja S. S., banuese në Klos.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë është proceduar penalisht shtetasi P. N., banues në Gramz.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

7 urdhër-arreste nga Prokuroria e Krujës/ Vihen në pranga dy personat e parë

Publikuar

-

Nga

Policia e Krujës, ajo e Tiranës dhe e Durrësit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kriminale.

Mësohet se Prokuroria e Krujës ka lëshuar 7 urdhër-ndalime, ku deri tani është shoqëruar dy prej tyre, të cilët  po merret në pyetje nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale.



LEXO EDHE:  Atentati me armë zjarri ndaj 38 vjeçarit/ Arrestohet i riu në Shijak

Nga 7 urdhër-ndalime, 2 prej tyre janë persona që dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu disa kohë më parë në Nikël të Fushë-Krujës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merrni masa/ Këto zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike deri në orën 15

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

SHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike zonat e mëposhtme nga ora 09:00-15:00.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 6 nëntor



Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 6 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Atentati me armë zjarri ndaj 38 vjeçarit/ Arrestohet i riu në Shijak

LEXO EDHE:  Sot janë të famshëm/ Dikur gjendeshin pas burgjeve

Pjesërisht: Rruga “Asim Zeneli”, dhe rruga “Themistokli Gërmenji”

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e 100 mijë eurove në Nikël/ FNSH aksion në Tiranë, ka të arrestuar

Publikuar

-

Nga

RENEA dhe FNSH aksion blic në Vlorë/ Disa persona të shoqëruar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion në kryeqytet.

Sipas asaj që raporton gazetarja Klodiana Lala, mësohet se Prokuroria e Krujës ka lëshuar disa urdhër-arreste që pritet të ekzekutohen nga FNSH-të.

Deri tani është vënë në pranga një person.



Mësohet se arrestimet vijnë pas grabitjes dhe dhunimit  në banesë të biznesmenit Nazmi Çangu.

LEXO EDHE:  Atentati me armë zjarri ndaj 38 vjeçarit/ Arrestohet i riu në Shijak

LEXO EDHE:  Aksion anti-drogë në Shkodër/ Vihen në pranga dy të rinj, në kërkim 2 të tjerë

 

 

LEXO TE PLOTE