Connect with Us

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Kosova & Rajoni

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën në një takim me disa anëtarë të Parlamentit Evropian se, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë, ashtu sikurse njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Në dialog në Bruksel jemi për një kapitull të ri të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, ku zgjidhim çështjet e pazgjidhura me njohje reciproke, ka thënë Kurti.

Ai ka pritur të shtunën në Prishtinë delegacionin e eurodeputetëve në krye me përfaqësuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një komunikatë për media, kryeministri Kurti është thënë të ketë diskutuar me palën evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen që i ka ofruar blloku evropian Kosovës përmes ndarjes së vaksinave kundër koronavirusit.

Temë diskutimi ka qenë edhe operacioni i Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave në disa qytete të Kosovës.

LEXO EDHE:  Pasi i caktoi një afat prej 48 orësh/ Thaçi letër publike Albin Kurtit

“Ky ishte një operacion normal i Policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, është cituar të ketë thënë Kurti.

Von Cramon, në anën tjetër, ka falënderuar institucionet e Kosovës për pranim të refugjatëve afganë, si dhe ka folur edhe për reformat e nisura në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Aktualisht në këtë Kosovë janë rreth 700 refugjatë afganë, të cilët janë evakuuar nga Shtetet e Bashkuara, pas marrjes së kontrollit të talibanëve në Afganistan.

Rreth 100 prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesa e mbetur do të qëndrojë përkohësisht në Kosovë, deri në finalizim të procedurave ligjore për zhvendosje të përhershme në SHBA, apo vende tjera evropiane./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë.

Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.

Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth 8-9 për qind.

Qeveria njoftoi se rreth 4 miliardë denarë (rreth 65 milionë euro) do të transferohen nga buxheti te kompanitë energjetike, për të kapërcyer, siç tha, të gjitha rreziqet në sektorin e energjisë dhe për furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

LEXO EDHE:  KOSOVA/ ADN E QËNDRESËS DHE IDENTITETIT TONË KOMBËTAR

LEXO EDHE:  Hashim Thaçi në Gjykatën e Hagës/ Paloka: Rama po i shërben Vuçiç për të bërë pis UÇK

Kriza energjetike në Evropë rrezikon rreth 2 mijë paga në Kosovë

Evropa është duke u përballur me krizë energjetike tash e saj javë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.



Për pasojë kanë nisur të rriten edhe çmimet e rrymës.

Gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut u miratua me kërkesë të Komisionit për monitorimin e situatës për furnizim me energji elektrike.

Ndërkohë, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se përkundër krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve globale, tani për tani nuk pritet përkeqësim i gjendjes ekonomike.

Banka Popullore parashikon rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me një rritje prej 3.9% këtë dhe vitin e ardhshëm.

Inflacioni këtë viti parashikohet të mbyllet me 3.1%, ndërsa vitin e ardhshëm me 2.4%./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kriza politike në Mal të Zi dhe zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Analistët politikë vlerësojnë se në Mal të Zi është krijuar një situatë paradoksale, ku qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të vitit të kaluar, nuk e ka shumicën, por përkundër këtij fakti vazhdon të qeverisë pa ndonjë problem të theksuar. Analisti politik, Hajrullah Hajdari vlerëson se Fronti Demokratik, si një koalicion proserb dhe prorus nuk e ka forcën e duhur për të bërë ndryshime në Mal të Zi.

“Një pjesë e koalicionit, siç janë Demokratët dhe URA i bëjnë llogaritë e tyre kurse Fronti Demokratik, që ka shumicën në parlament, është e frymëzuar nga politika serbomadhe dhe si i tillë është i papërshtatshëm për vazhdimin e këtij koalicioni”, tha zoti Hajdari.

Zoti Hajdari tha se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi.

“Brenda një harku kohor të shkurtër do të ketë zgjedhje ose një bllokadë të institucioneve në Mal të Zi. Shpesh herë në parlament koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën dhe kësisoj deligjimitohet dhe janë të pashmangshme zgjedhjet qofshin për gjashtë muaj apo një vit, koha do të tregojë”, tha zoti Hajdari.

LEXO EDHE:  Edita Tahiri: Kurti u paraqit në Bruksel me platformë të mjerueshme

LEXO EDHE:  “Open Ballkan”/ Vuçiç flet pa “dorashka”: Ndonjëherë qeshim me Ramën



Në këtë kuadër zoti Hajdari vlerëson se forcat politike shqiptare duhet të marrin pjesë në çdo qeveri dhe pjesëmarrja e tyre duhet të rregullohet në mënyrë institucionale.

“Partitë shqiptare e kanë vendin në qeveri. Duhet që në mënyrë institucionale kjo çështje të zgjidhet dhe jo me ligj, por vetëm me aktin më të lartë shtetëror siç është kushtetuta. Se kush do të jetë në pushtet proserbët, promalazezët apo partitë qytetare nuk është fare e rëndësishme për shqiptarët”, tha zoti Hajdari.

Zoti Hajdari, vuri në dukje, se vizita e paralajmëruar e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Mal të Zi do t’i kontribuojë qëndrueshmërisë në vend.

“Besoj dhe kemi shpresë se Escobar dhe politika e SHBA-së do të kontribuojë në largimin e Frontit Demokratik, jo nga skena politike, por nga bërja e politikës së përditshme me konceptin e botëkuptimeve serbomadhe”, tha në intervistën për Zërin e Amerikës analisti politik Hajrullah Hajdari./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Skandali me partitë shqiptare në Maqedoni/ Fejzi Hajdari: Nga koalicionet anti-europiane dhe anti-shqiptare jemi nëpërkëmbur që 20 vite

Publikuar

-

Nga

Mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut,  partitë shqiptare “Besa” e Bilall Kasamit, Aleanca e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit janë takuar me VMRO DPMNE nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste Levica te Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro evropiane.

Ky koalicion është pritur me reagime të ashpra si nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Kosovë. Madje është kërkuar që drejtuesit e partive politike shqiptare të shpallen non-grata pasi po veprojnë jo vetëm kundër interesave të shqiptarëve, por edhe atyre ndërkombëtare.

Aleatët maqedonas në programin e tyre nuk e njohin gjuhën shqipe, nuk njohin marrëveshjen e Ohrit dhe janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Këtë zhvillim shqetësues dhe destabilizues në Shkup e nxiti dorëheqja e Zoran Zaevit por edhe largimi i Besës së Bilall Kasamit nga koalicioni qeveritar me tre deputetët e tij edhe pse ata ishim zgjedhur në listat zgjedhore si deputet te LSDM-së së Zaevit.

Po çfarë thonë njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut?

Fejzi Hajdari, analist dhe botues i gazetës “Lajm”, në një pornoncim për CNA.al, ka thënë se përgjatë 20 viteve për shkak të qeverive dhe koalicioneve anti-evropiane dhe antishqiptare, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk arritën të kategorizohen si popull shqiptarë, por si popull, 20 përqind.



Hajdari ka radhitur faktet se si janë nëpërkëmbur shqiptarët si dhe ka shprehur zhgënjimin nga qevritë e deritanishme.

Po a ka parti gjegjësisht qeveri dhe koalicione qeverisëse më antieuropiane dhe antishqiptare, sesa këto të deritanishmet që as per 20 vite nuk arritën shqiptarët ne kushtetutë t’i kategorizojnë si “popull shqiptarë”, por si “popull 20 përqind”. Ose që as për 20 vjet ne qeveri nuk arrijnë ta zyrtarizojnë gjuhen shqipe në nje rrafsh si maqedonishtja, ose tani 20 vjet nuk arrijnë ta zgjidhin

Statusin e ish ushtareve te UÇKse nderkohe qe ushtareve maqedpnas “Branitellave” tanimë iu kane siguruar me ligj pensione të majme dhe privilegje e benificione. Nuk arriten ta zgjidhin ose zbardhin, asnjë rast të montuar politik kundër shqiptarëve,siç janë “Lagjja e Trimave”, “Monstra”, Brodeci, Sopoti etj“, është shprehur Hajdari.

LEXO EDHE:  Komunat e Veriut të Kosovës refuzojnë buxhetin e Prishtinës

LEXO EDHE:  KOSOVA/ ADN E QËNDRESËS DHE IDENTITETIT TONË KOMBËTAR

Sipas Hajdarit, shqiptarët në Maqedoni e Veriut nuk kanë të drejta, aq sa kanë serbët në Kosovë.

Pra unë nuk jam i prirur t’ju besoj deklarimeve boshe te politikaneve ne qeverite e deri tanishme, qofshin shqiptar apo maqedonas, por dua te shoh rezultate konkrete. Fakt eshte që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me rreth 30% te banorëve, vazhdojnë të mos i gëzojne të drejtat që i gezojnë serbët në Kosovë. Pra, dua te them shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kerkojnë ndryshim të pushtetit me qëllim që t’u hapet perspektiva në këtë shtet me stabilitet të brishtë dhe që të ndalet ikja masive e rinisë shqiptare jashte. E dini ju, se viteve të fundit rinia shqiptare në mënyrë masive po ik jashtë. Qytetet shqiptare po zbrazen me intensitet të lartë. Prandaj shqiptaret duan ndryshim. Andaj edhe opozita sipas deklarimeve te tyre, është bashkuar me opozitën maqedonase për të provuar ndryshimin që është emergjent dhe i ngutshëm sidomos për shëiptarët“, është shprehur më tej Hajdari për CNA.al

LEXO TE PLOTE