Connect with Us

Kriza energjetike/ PD thirrje SPAK: Të hetojë shpërdorimet me taksat e shqiptarëve

Politikë

Kriza energjetike/ PD thirrje SPAK: Të hetojë shpërdorimet me taksat e shqiptarëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj qeverisë “Rama” përsa i përket krizës energjetike që parashikohet të prekë vendin tonë.

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori në një deklaratë,  tha se korrupsioni dhe keqmenaxhimi i KESH dhe OSHEE kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh shqiptarëve.

Sipas PD-së, nuk bëhet fjalë për një krizë globale, por krizë korrupsioni nga ana e qeverisë. Mes të tjerash PD i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë shkaktarët e kësaj krize.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE.

Pas kësaj krize, qeveria po përpiqet të fshehë përgjegjësitë e saj, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet shumica e familjeve shqiptare dhe sipërmarrësit e ndershëm, që nuk konkurrojnë dot në një ekonomi jo konkuruese, të përqëndruar në pak duar.

Që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie, kuptohet edhe nga zgjedhjet e papërgjegjshme që qeveria ka bërë vetëm midis muajve shtator dhe tetor.

LEXO EDHE:  Zbardhet dokumenti i Brukselit/ Kërkohet ngritja me urgjencë e SPAK

Sepse ndërkohë që flasin për krizë, u kanë shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh.

1) 10.6 milionë euro për blerjen e energjisë me çmimin më të lartë se bursa nga ana e OSHEE;

2) 12 milionë euro, duke përzgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për tunelin e Llogarasë;

3) 17.4 milionë euro, duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Pra, të nderuar qytetarë, kriza për të cilën flasin, është për ju, jo për qeverinë.

Sepse ndërkohë që varfëria, papunësia, çmimet dhe listat nëpër dyqane rriten, qeveria vazhdon të dëmtojë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha skandalet e kësaj qeverie dhe i bëjmë thirrje SPAK të hetojë me përparësi këto shpërdorime, me taksat e shqiptarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Qytetarët e vendit më të varfër në Europë, nuk mund të paguajnë nga xhepat e tyre abuzimet e qeverisë më të korruptuar në Europë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Presion mbi delegatët që mbështesin 11 Dhjetorin”/ Paralajmëron Luan Baçi: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Luan Baçi ka deklaruar se edhe pse lidershipi aktual demokrat ka mbyllur dyert e selisë në Fier, takimet me qytetarët demokratë vazhdojnë.

Më tej teksa ka listuar emrat, Baçi thekson se demokratët janë këtu, çdo ditë e më shumë e përditë e më të fortë.

“Ne jemi ketu, çdo dite e me shume çdo dite e me te forte, takimet tona vazhdojne te perditshme edhe pse zyrat tona te PD Dega Fier i uzurpuan,  edhe pse vazhdojne te bejne presione mbi delegatet, kot e kane, kjo nuk do te na pengoj, qe ne 11 Dhjetor ne kuvendin historik te PDSH, pjesmarrja do te jete si asnjehere tjeter!



LEXO EDHE:  Zbardhet dokumenti i Brukselit/ Kërkohet ngritja me urgjencë e SPAK

LEXO EDHE:  PD-LSI një bashkim momental?!

Per nje PD me te forte, me te bashkuar, me te hapur! Mos harroni jane delegat i verifikoni!

Edi Spaho; Ilir Luga; Robert Marku; Fatjon Hyskaj; Lulzim Gurguri; Vladimir Dashi; Dyrmish Feleqi; Ylvi Veshi; Behar Osmani; Gentian koci; Vasil Nika; Rrapi Gjika; Pandeli Tole; Alket Osmani; Enea Laze; Ledjo Kastrati; Tomorr Avdurramani; Shefqet krasniqi; Viktor Ago; Marsel Plaka; Xhevair Kolina; Eduart Ferko”, shkruan Baçi në një postim në rrjetin social facebook.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka leksion Bashës/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta

Publikuar

-

Nga

“LSI është parti e majtë”/ Paloka tregon pse PD doli me listë më vete

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të deputetit socialist Bujar Çela, ku ky i fundit uronte festat e nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Paloka thekson se nuk është për t’u habitur ky sinqeritet nga ana e rilindasit Çela, i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

Më tej Paloka nuk harron të thumbojë edhe kreun e PD, Basha duke shprehur se në vend që opozita të jetë në shesh për të rrëzuar diktatorin e ri, bën me të marrëveshje për vetingun e politikanëve.

LEXO EDHE:  Numërohen gjashtë kuti në Fier/ PS le pas PD-në dhe LSI-në

LEXO EDHE:  PD-ja humbi moralin dhe braktisi idealet duke qeverisur me LSI



“Pse habiteni nga një deputet i paemër që në fund të fundit është treguar i sinqertë me veneracionin e tij për diktatorin?! Këta janë sot në pushtet! Diktatorin, në mutacionin e tij më të shëmtuar, e kemi sot kryeministër!

Problemi është se në vend që të jemi në shesh beteje për t’i çuar ku e meritojnë, ne me këta po kërkojmë të bëjmë marrëveshje për vetingun e politikanëve që do ta bëjnë po ata!!!”, shkruan Paloka në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush është punonjësi i ambasadës Amerikane që fle me anëtarët e kryesisë së PD?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari në vijim të përplasjeve me deputeten e PD, Grida Duma, ka hedhur hije dyshimi jo vetëm kundrejt kësaj të fundit, por edhe anëtarëve të kryesisë në PD.

Në një status të publikuar ditën e sotme, Kokalari lë të hapura interpretimet sa i takon çështjes së imoralitetit, për të cilën ka sulmuar herë pas here Dumën, sot ka dalë në një tjetër këndvështrim, ajo thekson punonjës ambasade me anëtarë kryesie.

“Ajo historia e punonjësit të Ambasadës Amerikane që flikërka me anëtarët e kryesisë së PD-së, ndërkohë që ata ‘po shkatërrojnë PD-në”, është për të vënë duart në kokë”, shkruan Kokalari në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Ja emrat e kandidatëve të PD në qarkun Lezhë (në përditësim)

LEXO EDHE:  Sali Berisha: Antikuvendi, turpi historik i Edi Ramës dhe pengut të tij

Mbetet e paqartë se kush është punonjësi i ambasadës Amerikane, i cili bëhet “viktima” e radhës në shtratin e anëtarëve të kryesisë në PD.



Kokalari nuk jep emra punonjësish as nuk identifikon detaje për të zbardhur emrin e anëtarit të kryesisë të PD.

Hotelet luksoze të kryeqytetit shpesh kanë qenë bazat e këtyre intrigave që fillojnë nga shtretër me diplomat e përfundojnë tek politika e ditës./CNA.al

Evi Kokalari nxjerr të “palarat”/ Imoralitet në parlament, ja pisllëqet që po mbroni

LEXO TE PLOTE