Connect with Us

“Katundi do e nxjerrë djalin nga fisi”/ Si pritet të përjashtohet Basha nga demokratët

Politikë

“Katundi do e nxjerrë djalin nga fisi”/ Si pritet të përjashtohet Basha nga demokratët

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Pas vendimit personal të kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, lideri historik i PD, ka nisur takimet në bazë ku ka zhvilluar disa Foltore.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, përmes një postimi ka komentuar situatën në PD ku shkruan: “Nëse ngatërrohen babë e bir, po katundi çfarë faji ka?”

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Por ish kreu i FRPD Lisandër Hoxha, i cili ka qenë një zë kritik ndaj Bashës dhe ka mbështetur ish kryeministrin Berisha në çdo Foltore të zhvilluar deri tani ka replikuar duke thënë se demokratët do përzënë Bashën nga PD.

Kur djali e nxjerr babën nga shtëpija, katundi e nxjerr djalin prej fisi. Kështu thotë tradita jonë zakonore”, ka shkruar Hoxha duke iu kundërpërgjigjur kështu Çollakut.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi gjithashtu ka replikuar në postimin e Çollakut, duke shkruar:

LEXO EDHE:  PD përgënjeshtron Taulant Ballën

Unë të di më të mençur dhe më dinjitoz, por nëse don të vij unë pas kësaj kinse alegorie:

Fshati kërkon të dëgjohet dhe të vendosë, fshati e jo agai se (1) i dha votën të heqë Ramën e Ballukun jo ti votojë ato dhe të heqë Agron Shehaj, Berishën, Flamur Nokën e Oerd Bylykbashin; (2) fshati i dha mbështetje e para pafund por agai po injoron fshatin & forumet; (3) agai po shkel në mënyrë të përsëritur statutin dhe rregullat e lojës se po merr njerëz pa qenë fare anëtarë të fshatit e i cakton në Kryesi ndërkohë që sipas statutit nuk lejohet as të bëhen kryetar seksioni nëse nuk kanë të paktën 6 muaj anëtarësi. Fshati don të flasë e po zien, agai thotë nuk pyes për fshatin se mendon pazarin e rradhës”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Glauk Olldashi: Kuvendi mblidhet sa herë të dojë nëse i ka firmat, nuk e ndalon askush

Publikuar

-

Nga

Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit Sokol Olldashi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së FRPD-së, ka folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor.

Ai u shpreh se ky Kuvend mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse ka firmat e nevojshme, kështu që nuk ka përse të shkohet në gjykatë.

Fatmirësisht statuti ka parashikuar dhe situatat e jashtëzakonshme. Kuvendi mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse janë firmat. Kështu që nuk ka arsye përse të shkohet në gjykata”, tha Olldashi në Fax News.

LEXO EDHE:  Arrestimi i kryebashkiakut/ Basha niset drejt Lezhës

LEXO EDHE:  “Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse



Përsa i përket vendimit të Bashës për zgjedhje të reja në FRPD, ai tha se vendimet nuk merren me statuse në facebook, sepse ka statut.

Forumi nuk ka marrë asnjë kosto. Kemi statut. Nëse vendimet do merreshin me statuse në Facebook, atëherë nuk do të ishim më parti por fondacion. Nuk besoj se arsyetimi për këtë vendim është i drejtë, sepse sidomos ne PD nuk mund të ndëshkojmë mendimin ndryshe në parti. Prandaj duhet të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi: PD rrezikon të ketë një çarje përfundimtare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se në Kuvendin Kombëtar të PD do të duhej të kishte një garë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Sipas Këlliçit në PD ende nuk është bërë një analizë për rezultatet që kanë marrë përfaqësuesit politikën qarqe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kreu i FRPD tha se PD rrezikon të ketë një çarje përfundimtare nga zhvillimet e fundit brenda saj.



Kuvendi Kombëtar i shërben më shumë z. Basha. Ai duhet ta kishte thirrur dhe atë arsyetim në Parlament duhet ta kishte bërë dhe në Kuvendin Kombëtar. Mos të bëjmë sikur kriza nuk ekziston dhe që rrezikon çarjen përfundimtare të PD”, tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  Basha: Ju tregoj faktet që drejtësia është kapur

LEXO EDHE:  Arrestimi i kryebashkiakut/ Basha niset drejt Lezhës

Ai shto se mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar ka qenë fiktive pasi është folur për sukses në një kohë kur PD sapo kishte humbur zgjedhjet parlamentare.

Basha dhe Berisha duhet të paraqisnin platformat dhe të ketë një përplasje mendimesh. Nëse Basha merr qoftë dhe një votë më shumë do të ndjek siglën e tij. U fol për sukses në një kohë kur kishim humbur. Edhe unë kam pjesën e fajit sepse nuk kam folur në momentin e duhur. Vjen një moment dhe duhet të themi disa të vërteta pasi rrezikohet opozita e vërtetë”, përfundoi Këlliçi./ Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi kundër Bashës: Do ngremë vetë një grup pune për zgjedhjet në FRPD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Belind Këlliçi deklaroi se sipas kreut të PD-së mandati i mbaroi ditën që shkoi në Foltoren e Berishës.

Nuk bëhet me njoftim në Facebook kjo punë. Partia ka institucione, me një akt, vjen një shkresë, një kërkesë zyrtare e kryetarit të partisë që na njofton ose na kërkon që ne të çelim procesin zgjedhor dhe nuk jemi kundër,” – u shpreh ai.

Kreu i FRPD sqaroi në Euronews Albania se pavarësisht se mandati i ka mbaruar në vitin 2019 ka rënë dakord me Bashën për të vijuar detyrën sepse fokusi i partisë ishte te fushata elektorale. Ndërsa theksoi se dorëheqjen e tij do e dorëzojë shumë shpejt, nënvizoi se nuk do të lejojë që procesi i ri të mos jetë model dhe i organizuar nga vetë grupi rinor.

LEXO EDHE:  PD përgënjeshtron Taulant Ballën

LEXO EDHE:  Tani në Opinion/ Basha: Nuk shkulemi nga çadra nëse nuk do ketë qeveri teknike



Sot që ne flasim është një vendim individual, i padiskutuar në kryesinë e Partisë Demokratike dhe brenda grupit të punës nuk është as kryetari i Forumit që për fat të mirë jam gjallë, as Sekretari i Përgjithshëm i Forumit që për fat të mirë është gjallë, kështu që ne këtë nuk e pranojmë. Unë personalisht nuk e pranoj,” – tha ai.

Këllici sqaroi se beteja e tij nuk po bëhet për ambicie personale. Sipas tij i duhet hapur rrugë një riciklimi elitash dhe një brezi të ri, por në pavarësinë e plotë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike./ Euronews

LEXO TE PLOTE