Connect with Us

Humbën jetën në hotelin në Qerret/ Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e familjes ruse

Kronika

Humbën jetën në hotelin në Qerret/ Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e familjes ruse

Publikuar

-

Furgoni përplas të moshurarin gjatë një manovre/ Humb jetën 80 vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e katër turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës.

Sipas asaj që raportohet në media, dyshohet se 4 turistët para se të futeshin në saunën e hotelit, kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.

Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë.

LEXO EDHE:  INSTAT/ Në 2020-n humbën jetën 27.6 mijë persona, rreth 5,700 më shumë se vitin e mëparshëm

Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ngacmoi seksualisht dy të mitura/ Arrestohet 59 vjeçari në Pogradec

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një tjetër rast ngacmimi seksual i të miturave ka ndodhur në Pogradec.

Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare.



Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.H 59 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia e Korçës me “dorë të hekurt”/ Arrestohen 7 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka vënë në pranga shtatë persona dhe procedohen penalisht 6 të tjerë.

Dy raste kanë qenë nga operacioni i koduar Perimetri, të cilët po transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme në këmbim të parave.

“Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I.O., 30 vjeç; A. H., 25 vjeç dhe D. M., 25 vjeçe, banues në Shkodër, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Nisan” duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

B.H., 19 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.



LEXO EDHE:  INSTAT/ Në 2020-n humbën jetën 27.6 mijë persona, rreth 5,700 më shumë se vitin e mëparshëm

LEXO EDHE:  RAPORTI: 2120 njerëz vdiqën në Shqipëri nga ndotja e ajrit në 2016

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. R., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 18, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe

Po nga këto struktura si edhe nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filloi procedimi penal për shtetasit K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, M. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, R. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe O. T., 44 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi u konstatuan në fshatrat Memlisht, Gështenjas dhe Goskovë, duke kryer punime pa leje.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trupi i biznesmenit u gjet i mbuluar me zhavorr/ Dyshohet se u vra nga shoku i tij

Publikuar

-

Nga

Policia ka dalë me të dhëna zyrtare për gjetjen e trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Depaatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.

LEXO EDHE:  Aurela Gaçe e trishtuar për humbjen e Agim Krajkës: U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë

LEXO EDHE:  Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për unitetin e bllokut dhe shëndetin publik



Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE