Connect with Us

Foto-Video/ Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë, qytete të tjera kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kosova & Rajoni

Foto-Video/ Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë, qytete të tjera kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Publikuar

-

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq prej disa ditësh, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Ditën e sotme stuhia ka goditur Etoloakarnaninë duke shkaktuar dëme edhe në shtëpi e infrastrukturë.

Kryetari i bashkisë së Agrinio ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërkohë në Kamaretseika Zeugaraki, vazhdon evakuimi i banorëve për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin Lysimacheia.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Deri tani Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që i gjithë rajoni verior ka mbyllur shkollat përfshirë Athinën dhe Selanikun.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata e COVID-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 21 të infektuar në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja të prekur nga COVID-19, dhe një viktimë.

Sa i përket të shëruarve ato janë 16, ndërsa numri i rasteve aktive është 445.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

LEXO EDHE:  Vijojnë hyrje daljet në doganën e Kapshticës/ 89 persona ikën drejt Greqisë

Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për herë të parë në historinë 30 vjeçare të Maqedonisë së Veriut është dorëhequr një kryeministër. Zoran Zaev dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet lokale, duke e futur vendin në një krizë politike.

Maqedonia e Veriut hyn në një fazë të mungesës së stabilitetit politik pasi kryeministri, Zoran Zaev bëri të ditur dorëheqjen pas humbjes së rëndë të partisë së tij Unioni Social Demokratik i Maqedonisë, SDSM në zgjedhjet lokale të së dielës (31.10.). “Unë marr përgjegjësinë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe prandaj jap dorëheqjen si kryeministër dhe president i Unionit Social Demokratik”, tha Zaev në selinë e partisë së tij. Ky njoftim erdhi pasi partia kryesore e opozitës, VMRO-DPMNE nacionaliste fitoi të paktën gjysmën e 80 komunave, ndërsa socialdemokratët fituan më pak se 20. Ky rezultat shënon një kthesë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut: Pesë vite më parë, ishin socialdemokratët që fituan 57 komuna dhe VMRO-DPMNE vetëm 5.

Zaev tha se vendosi të dorëhiqet pasi partia e tij dështoi të marrë shumicën. “Më 31 tetor ne ishim për all-in – për gjithçka”, tha ai duke përdorur shprehjen në anglisht. Një javë më parë, Zoran Zaev i tha një televizioni lokal: “Vendimi është marrë, njerëzit do të vendosin. Ky nuk është kërcënim”. Siç e shpjegoi ai më vonë, qëllimi i tij ishte të mobilizonte “pjesën progresive” të shoqërisë në mbështetje të qeverisë së tij proeuropiane dhe politikave liberale. Ky plan dështoi. Shumë votues që nuk ishin të bindur për asnjërën nga partitë kryesore preferuan më mirë të qëndronin në shtëpi, se të votonin për kandidatët, që nuk i konsideronin të përshtatshëm.

Premtime të shkelura

I parë si një zë i rrallë i moderuar në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, Zoran Zaev fitoi reputacion ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit të vjetër të emrit me Greqinë dhe ndryshimin e emrit të vendit në “Maqedoni e Veriut” në vitin 2018. Republika e dikurshme e Maqedonisë u bë anëtare e NATO-s në mars 2020 me emrin e ri. Veto nga Franca në vitin 2019 dhe Bullgaria bllokuan rrugën e këtij vendi në drejtim të Bashkimit Europian, duke e lënë premtimin më të rëndësishëm të Zaevit të papërmbushur.

Prej kohësh opozita nacionaliste, që e kundërshtoon marrëveshjen me Greqinë e damkosi Zoran Zaev si “tradhtar”, por ashtu shumica e votuesve të Zaevit nuk i mbështetën më shumë nga politikat e brendshme të tij. Reformat e premtuara në sundimin e shtetit ligjor, në drejtim të luftë kundër korrupsionit, nepotizmit kronik dhe ekonomisë tarafeve nuk u bënë realitet. Stanjacioni ekonomik dhe problemet në menaxhimin e pandemisë Covid-19 e shtuan zhgënjimin e votuesve.

Por më e rëndësishmja, shumë nga “votuesit progresivë” siç i quan Zaev ata, thjesht humbën shpresën në shansin e pranimit të vendit në BE. Besimi se Maqedonia e Veriut një ditë do të jetë anëtare e Bashkimit Europian është në nivelet më të ulta në publik, dhe shumë vetë nuk shohin më arsye pse të votojnë për politikanët dhe politikat pro-europiane pas vitesh zhgënjimi dhe premtimeve të shkelura nga Brukseli apo kryeqytetet e tjera europiane.

Hristijan Mickoski

Rruga përpara



Koalicioni qeverisës i Maqedonisë së Veriut i përbërë nga socialdemokratët dhe Bashkimi Demokratik kanë një mazhoritet të ngushtë, 62 vende nga 120 gjithsej. Pas dorëheqjes së Zoran Zaevit mbetet të shihet, nëse socialdemokratët do të vazhdojnë të qeverisin me një lider të ri. Alternativat e tjera – një qeveri e drejtuar nga VMRO-DPMNE apo zgjedhjet e parakohshme nuk duken realiste për momentin.

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë në Greqi/ Arrestohen dy shqiptarë dhe dy bullgarë

LEXO EDHE:  Vijojnë hyrje daljet në doganën e Kapshticës/ 89 persona ikën drejt Greqisë

Zoran Zaev dhe partia e tij janë kundër zgjedhjeve të reja, zgjedhjet e fundit u mbajtën në korrik 2020, kurse Hristjan Mickoski, drejtuesi i partisë opozitare, VMRO-DPMNE të dielën bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, por nuk përmendi një afat të caktuar. “Partia qeverisëse tani është e delegjitimizuar, dhe ky është realiteti i ri. Mënyra më e mirë për të ecur përpara janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Mickoski. Vetë partia opozitare do ishte e lumtur të priste deri në pranverë, për të ditur, nëse kryesimi në sondazhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej duke marrë në konsideratë vështirësitë që ka qeveria.

Zaev largohet, por kush vjen?

Muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë për Maqedoninë e Veriut. Veç situatës së vështirë ekonomie dhe pandemisë, vendi po përballet me pasiguri të tjera për shkak të krizës energjitike që ka përfshirë të gjithë Europën. Në vend flitet ndërkohë për kufizime të energjisë elektrike dhe çmimet janë rritur.

Po ashtu qeveria ishte duke planifikuar rifillimin e bisedimeve me vendin fqinj, Bullgarinë pas zgjedhjeve, me qëllim të gjetjes së një kompromisi për të hapur dyert e çeljes së negociatave me BE në samitin e dhjetorit të shteteve të BE. Sofja i ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit për dy vjet, duke insistuar që Shkupi fillimisht të pranojë, se gjuha maqedonase është një dialekt bullgar dhe se identiteti i maqedonasve të sotëm është në të vërtetë bullgar.

Zoran Zaev arriti të zgjidhë konfliktin me Greqinë duke ndryshuar emrin në Maqedoni e Veriut – në pamje me kryeministrin e atëhershëm grek. Aleksis Tsipras

Në një kohë që socialdemokratët maqedonas ishin të gatshëm për një kompromis, opozita e VMRO-DPMNE është kundër çdo lloj negociatash mbi identitetin kombëtar. Zoran Zaev e drejtoi Maqedoninë e Veriut në një nga periudhat më të vështira pas 10 vitesh të regjimit të Nikola Gruevskit e VMRO-DPMNE-së, por pas katër vitesh në krye të qeverisë, Zoran Zaev duket se largohet i zhgënjyer nga votuesit dhe nga ndërkombëtarët. “Nuk është e vështirë të largohesh nga politika”, tha Zaev të dielën. “Ajo që është e vështirë është fakti, se si votuan zgjedhësit.”

Por fakti është që votuesit maqedonasveriorë kanë humbur besimin në rrugën drejt BE, të cilën e promovuan Zaev dhe partia e tij, po ashtu edhe besimin se këta politikanë e kanë aftësinë t’i çojnë drejt BE. Socialdemokratët duhet të zgjedhin sa më shpejt një drejtues të ri tani e të shpresojnë, se ai do të pranohet nga shumica. Për fat të keq Zoran Zaev nuk kanë lënë një pasues bindës si në parti edhe në qeveri. Dhe si një zyrtar socialdemokrat i tha DW-së anonimisht, nëse ka shumë kandidatë që kanë vullnetin të marrin në dorë drejtimin e partisë, nuk ka shumë të interesuar të marrin në dorë frenat në një krizë të thellë politike dhe ekonomike./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Serbët vandalizojnë flamurin shqiptar në rrugët e Beogradit

Publikuar

-

Nga

Një grup të rinjsh në Beograd kanë hequr flamurin shqiptar nga rrugët e kryeqytetit serb.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku të rinjtë më pas kanë postuar dhe një video në rrjetet sociale.

Mediat serbe raportojnë se flamuri shqiptar ishte vendosur si pjesë e një organizimi për lëvizjen e lirë.

Disa të rinjve nuk u ka pëlqyer kjo gjë dhe janë ngjitur në shtyllë për të hequr një prej flamujve shqiptarë, gjest që e kanë shoqëruar me sharje dhe fyerje.

Ndërsa gjesti realizohet nga disa adoleshentë siç duket në pamje një zë më i madh mashkullor dëgjohet qartë në regjistrim, duke i bindur fëmijët të përdorin fleksibilitetin e tyre dhe mundësinë për të ngritur njëri-tjetrin dhe kështu të arrijnë flamurin shqiptar.

LEXO EDHE:  “Ik mos të të fus ndonjë!” / Ja si u ekzekutua biznesmeni shqiptar në Greqi

LEXO EDHE:  A mund të kërkojë Greqia dëmshpërblim nga Gjermania?

Mediat serbe e kanë kritikuar një veprim të tillë duke thënë se “ky është një shembull klasik se si mbillet urrejtja përmes edukimit të brezave të ri”./euronews



 

View this post on Instagram

 

A post shared by СТОП Цензури (@stop_cenzuri_)

 

LEXO TE PLOTE