LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egnatia surpriza e Superiores, Laçi prek fundin/ Shikoni si ndryshon renditja pas ndeshjeve të sotme

16 Tetor 2021, 14:05, Sport CNA
Egnatia surpriza e Superiores, Laçi prek fundin/ Shikoni si ndryshon

Kanë përfunduar dy sfidat e javës së pestë të Superiores ku Laçi u befasua nga Egnatia ndërsa Kastrioti dominoi Skënderbeun për fitoren e parë në kampionat.

Egnatia mund të cilësohet si surpriza e sezonit duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje në kuotën e 8 pikëve. Rrogozhinasit kanë marrë dy fitore dhe dy barazime në pesë sfida duke treguar që nuk janë thjeshtë për shëtitje në Superiore.

Laçi vazhdon krizën e rezultateve duke u renditur në fund të tabelës në kuotën e 2 pikëve. Ndërkohë Kastrioti shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e 7-të, duke lënë Skënderbeun poshtë me një pikë më pak.

 REZULTATET

Laçi-Egnatia 0-1

Kastrioti-Skënderbeu 2-0

NESËR

Partizani-Kukësi 16:45

Teuta-Tirana 19:45

TË HËNËN

Vllaznia-Dinamo 19:45

Lajmet e fundit nga