LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Edi Rama na ka nxjerrë në shitje”/ Qytetarët ngrihen në protestë kundër vaksinimit të detyruar

16 Tetor 2021, 16:06, Aktualitet CNA
“Edi Rama na ka nxjerrë në shitje”/ Qytetarët ngrihen

Dhjetra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin ?Nënë Tereza?, ku po protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Qytetarët shprehen se në demokraci duhet të jetë njeriu ai që vendos në marrjen e një vaksine, dhe jo qeveria në emër të tyre.

“Njerëzit që e refuzojnë vaksinimin me detyrim janë me qindra e mijëra, por kanë zgjedhur ti blejne këto letra 100 apo 200 euro se duan me punuar e udhëtuar.

Ata nuk kanë turp sepse besojnë se mund të na skallavërojnë dhe poshtërojnë. Ata nuk kanë turp, sepse thonë duhet të kujdesemi për Coronavirusin, se ne edhe nëse keni arreste krdiake mund ti kurojmë, por jo Covidin.

Edi Rama e ka nxjerrë në ankand vendin, në shitje. Na ka nxjerr si popull në shitje.Nuk duhet ta lejojmë këtë.?, shprehen qytetarët të revoltuar./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga