Connect with Us

E rëndë në Lushnje/ Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10 vjeçarja në gjendje kritike

Kronika

E rëndë në Lushnje/ Zetori zë poshtë gjyshin, nipin dhe mbesën, 10 vjeçarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çermë të Divjakës.

Mësohet se 3 persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas përmbysjes së zetorit.

Të plagosur kanë mbetur gjyshi, nipi dhe mbesa e tij, e cila është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Xhevahir Allkja, kishte shkuar për të punuar tokat bujqësore dhe në motomjetin e tij kishte marrë me vete mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8 vjeç.

Dy fëmijët ishin ulur në rimorkjon e vogël të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka mundur ta mbajë drejt gjatë ecjes. Ai ka dashur të kaloje mbi argjinaturën e lumit, por nuk ka mundur të marrë kthesën duke sjellë që mjeti dhe tre personat qe ishin në të të bien nga lartësia tre metër.

LEXO EDHE:  Rama bën deklaratën e fortë/ “Brenda autokolonës së Bashës ka ish oficerë policie dhe sipërmarrës tatimesh”

Dy fëmijët e vegjël janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor gjatë rrokullisjes.

Si pasojë e aksidentit dy prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbesa 10 vjeçare është rëndë.

Ajo pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës është nisur në Tiranë për mjekim të specializuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Voskopojë/ Tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas shpërthimit të një bombule gazi në një banesë në Voskopojë.

Policia bën të ditur se kanë mbetur të plagosur shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



LEXO EDHE:  “Ikja jote na hidhëroi”/ Aurela Gaçe humb njeriun e shtrenjtë

LEXO EDHE:  “Policia bashkohet me bandat e ushtron terror në Lushnjë”

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia shoqëron mikun e tij

Publikuar

-

Nga

Një biznesmen 43-vjeçar, babai i dy fëmijëve rezulton i zhdukur prej gati dy javësh.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BW” se Rruzhdi Hoxha është zhdukur 13 ditë më parë dhe denoncimi është bërë nga vëllai i tij në komisariatin numër 5.

Sipas Lalës, Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, i cili ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.

LEXO EDHE:  Rama bën deklaratën e fortë/ “Brenda autokolonës së Bashës ka ish oficerë policie dhe sipërmarrës tatimesh”

LEXO EDHE:  Lushnje/ Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje



Ky i fundit është ndaluar dhe po mbahet në paraburgim pasi ka hesape me drejtësisë italiane.

Miku i tij është personi i dyshuar për ngjarjen, por nuk ka ende një urdhër ndalim për të. Policia ka mundur të gjejë celularin e të zhdukurit, por jo Rruzhdi Hoxhën. Një grup i posaçëm hetimi po trajton rastin.

Gjendet celulari i një biznesmeni të zhdukur në Tiranë/ Klodiana Lala zbardh detaje  

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet celulari i një biznesmeni të zhdukur në Tiranë/ Klodiana Lala zbardh detaje  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje zhdukjen e një biznesmeni në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 43-vjeçarin Rruzhdi Hoxha, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.

Lala raportoi se Hoxha ka qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij me iniciale F.Rr. dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit.



Ndonëse fillimisht u regjistrua si largim nga shtëpia, policia po heton për një rrëmbim të mundshëm për shkak të borxheve pasi biznesi i tij është drejt falimentimit.

Po hetohet për akuzën e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit.

Miku i tij ka pohuar se pas takimit me Hoxhën dhe një xhiroje me makinë e ka kthyer sërish në lagje dhe ka mohuar të ketë gisht në zhdukjen e tij. Hoxha ishte larguar dhe herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer brenda 2-3 ditësh.
Familjarët e tij janë pyetur, por nuk kanë dhënë emra të dyshuar. Janë këqyrur kamerat e sigurisë në zonën pranë Shkollës së Bashkuar ku është gjetur telefoni i tij. Ndërkohë që është thirrur djali dhe vëllai i 43-vjeçarit për të këqyrur telefonin, i cili është gjetur ditën e djeshme. Policia po vijon kontrollin e zonës”, raportoi Lala.

LEXO TE PLOTE