Connect with Us

“Do jetoj gjithë jetën me mallin tënd”/ Lori Hoxha bën dedikimin prekës në ditëlindjen e të atit

Aktualitet

“Do jetoj gjithë jetën me mallin tënd”/ Lori Hoxha bën dedikimin prekës në ditëlindjen e të atit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Trashëgimtarja e Top Channel dhe blogerja Lori Hoxha, ka përkujtuar babain e saj e të ndierë, Dritan Hoxha, duke bërë një dedikim shumë prekës në rrjetet sociale.

Në ditën e tij të lindjes, Lori prek me fjalët dedikuar të atit ku tregon mallin dhe keqardhjen që askush pas largimit të tij nga jeta, nuk pati ndikimin që kishte babai i saj  tek ajo .

Unë do jetoj gjithë jeten me mallin tënd dhe mirënjohjen (por dhe keqardhjen) qe askush ne vitet në vazhdim nuk pati ndikimin tënd tek unë dhe jo vetëm”, shkruan Hoxha.

LEXO EDHE:  Pse po i fshihet Ilir Meta, komisionit Hetimor?

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Krahas statusit ajo ka publikuar edhe letrën prekëse, ku i rrëfen gjithçka për çdo pjesëtar të familjes, duke treguar se sa më shumë koha kalon aq më shumë ndjejnë mungesën dhe kanë mall për të./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ik more andej, nuk të marr leje ty”/ Thellohen përplasjet në PD, zbardhen debatet në grupin parlamentar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD, është shoqëruar me debate të forta.

Pas përfundimit të fjalës së Bashës e ka marrë fjalën deputetja Albana Vokshi, e cila i ka kërkuar llogari Bashës në lidhje me deklaratën e dy ditëve më parë të kreut të opozitë për liderin historik, Sali Berisha. Vokshi i ka thënë Bashës se ai nuk mund të përcaktojë kohën e askujt.

Këtij debati kreu i PD-së ka tentuar t’i shmanget duke i kujtuar se nuk është në rend dite. Por Vokshi ka këmbëngulur duke thënë se ajo distancohet nga ajo deklaratë.

Në mesin e debateve ka hyrë edhe deputeti Edmond Spaho, i cili i kërkoi Bashës që të mos largohej nga mbledhja pasi kishte çështje për të diskutuar.

Por, Basha e ftoi Spahon që të shkonte e të diskutonte me të në zyrë. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili po me tone të larta i ka kërkuar Spahos që të ulë tonin e zërit.

Pjesë nga debati me dyer të mbyllura:

Lulzim Basha: Për Reformën Elektorale s’kemi rënë dakord. Partia Socialiste do që ta nisim punën atje ku e lanë në korrik të vitit të kaluar me ndryshime të njëanshme. Ndërkohë, ne duam që objekti i punës së komisionit të mos jetë i kufizuar. Duhet të jetë mundësia e hapur që të bëhen edhe ndryshime në Kushtetutë për të akomoduar në Kodin Zgjedhor çështje të ndryshme që mund të vijnë nga diskutimet dhe nga ekspertët. Duhet një komision që të jetë i hapur për çdo gjë.

Nuk mund ta kufizojmë vetëm në ndryshime ligji procedurale. Ndërkohë, në Kuvend duhet të jemi aktivë. Vihet re që disa deputetë nuk shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, sidomos në Komisionin e Sigurisë, ku ka deputetë që merren me punë dytësore dhe nuk marrin pjesë në mbledhje.

Alfred Rrushaj: Deri tani nuk kemi gjetur dakordësinë për objektin e punës së komisionit. Prandaj, përderisa nuk kemi pasur dakordësi deri më tani, nuk besoj se do të arrijmë konsensus deri në nisjen e seancës. Do të kërkoj që miratimi i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore të shtyhet.

Albana Vokshi: Unë nuk jam dakord që të marr mungesat e deputetëve në komisione. Atë e bën sekretaria e komisioneve.

Lulzim Basha: Kjo nuk është për t’u diskutuar këtu, aty e ke Fredin, fol me kryetarin e grupit për këtë.

Albana Vokshi: Tani dua të flas edhe për një çështje tjetër. Ti dje ke dhënë një deklaratë për Berishën.



LEXO EDHE:  Prekëse!/ Lori Hoxha zbulon kuptimin që fshihet pas tatuazhit në krah

LEXO EDHE:  U largua nga Milani/ Përlotë tifozët me këtë dedikim

Lulzim Basha: Kjo nuk është në rend të ditës, nuk kam kohë të humb për çështje që s’janë në rendin e ditës. (Lulzim Basha ngrihet nga karrigia për t’u larguar)

Albana Vokshi: Ti nuk mund të përcaktosh se kur është fundi i kohës së njërit apo tjetrit. Nuk mund të bësh atë deklaratë.

Lulzim Basha: Nuk do të të marr leje ty se çfarë duhet të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar, ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit! Unë distancohem nga ajo deklaratë. Ajo nuk na përfaqëson ne demokratët. Distancohem.

Gazmend Bardhi: Punë e madhe se distancohesh ti!

Albana Vokshi: Nuk po të drejtohet njeri ty, po i drejtohem atij që foli dje!

Ndërhyn Edmond Spaho dhe i kërkon Lulzim Bashës të mos largohet, duke iu drejtuar me tone të larta.

Edmond Spaho: Mos ik se unë kam për të thënë.

Lulzim Basha (duke u larguar nga mbledhja): Nuk kam kohë për të humbur me çështje që nuk janë rendi i ditës.

Edmond Sapho: Unë kam shumë për të folur për ndryshimet kushtetuese. Për vetingun në politikë. (Spaho ngre zërin duke iu drejtua Bashes që u largua)

Gazment Bardhi: Çfarë ke, more Mondi, që ngre zërin. S’të kam parë ndonjëherë kaq të revoltuar. Ndryshimet kushtetuese janë ato të draftit tënd kur ishe nënkryetar i PD-së. Pse atëherë ishe dakord dhe tani nuk je dakord. Ndaj mos e ngri zërin këtu.

Edmond Spaho: U bëre ti të më tregosh mua se si të flas. Po ik more andej!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikim narkotikësh drejt Maqedonisë së Veriut/ Policia vë në pranga 3 autorët

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga 3 persona që tentuan të trafikonin lëndën narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të operacionit policia ka sekuestruar  11 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Stacionit Policor Prrenjas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po tentonin të trafikonin një sasi lënde narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër, për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit Policor Prrenjas, operacionin policor të koduar “Rrajca 2021”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh., 40 vjeç, E. P., 18 vjeç dhe E. V., 31 vjeç, banues në Kavajë.

LEXO EDHE:  Meta i dërgon letër Manastirliut, Ramës dhe Ruçit/ Bën 11 propozime për përballimin e pandemisë

LEXO EDHE:  Meta i dërgon letër Manastirliut, Ramës dhe Ruçit/ Bën 11 propozime për përballimin e pandemisë

Në kuadër të këtij operacioni policor, në fshatin Rrajcë-Sutaj, bashkia Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me drejtues shtetasin G. Xh. dhe pasagjerë shtetasit E. V. dhe E. P.



Gjatë kontrollit të këtij automjeti, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 11 kilogramë e 500 gramë, e destinuar për t’u trafikuar në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe automjeti, si dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve“, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Futen për të vjedhur vilën 3-katëshe/ Ngrihet gjithë fshati “në këmbë”, e pësojnë keq hajdutët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pllane, të Lezhës.

Mësohet se dy të rinj janë futur në një vilë 3-katëshe për të vjedhur, por janë pikasur nga komshinjtë.

Sirena e një ambulance i ka frikësuar hajdutët, pasi kanë menduar se është automjet i policisë dhe kanë tentuar të largohen me shpejtësi nga vila 3-katëshe.



Menjëherë disa banorë të lagjes i janë vënë në ndjekje duke njoftuar njëri-tjetrin në telefon dhe kanë arritur të bllokojnë njërin prej tyre.

LEXO EDHE:  Meta i dërgon letër Manastirliut, Ramës dhe Ruçit/ Bën 11 propozime për përballimin e pandemisë

LEXO EDHE:  'Je në mendjen time gjatë gjithë kohës’/ Dedikimi i reperit shqiptar për…

Sipas banorëve, gjatë tentativës për t’u larguar, njëri ka hedhur në ferra pistoletën dhe një telefon, ndërsa tjetri është larguar në drejtim të malit.

Pas njoftimit të policisë, kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje duke arrestuar të riun, banues në Lezhë, ndërsa po ushtron kontrolle për të bërë të mundur edhe kapjen e personit tjetër. Po ashtu mësohet se kjo vilë kishte rënë pre e një tjetër vjedhje më herët.

LEXO TE PLOTE