Connect with Us

City bën detyrën, Manchester United “bie” mes spektaklit, “rrebesh” golash në Leicester

Premier Liga

City bën detyrën, Manchester United “bie” mes spektaklit, “rrebesh” golash në Leicester

Publikuar

-

Ndeshjet e Premier League dhuruan spektakël. Leicester dhe Manchester United u përballën në King Power Stadium, në një 90 minutësh të “çmendur” (4-2). Pjesa e parë u mbyll 1-1, ku golit të Greenëood iu përgjigj Tielemans. “Dhelprat” përmbysën gjithçka me Soyuncu, por avantazhi do zgjaste pak, pasi Rashford vendosi ekuilibrat. Vendasit tregojnë edhe një herë karakter, teksa kalojnë përpara me Vardy në fund dhe sigurojnë fitoren me Daka në limite.

Manchester City bën detyrën. Djemtë e Pep Guardiolës u mjaftuan me 2 gola ndaj Burnley. Silva realizoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën s’mungoi De Bruyne. Premier League sa vjen e bëhet më emocionuese.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Nga operacioni në zemër te thirrja në kombëtare, Gallagher një histori suksesi

Publikuar

-

Nga

Një histori e vërtetë suksesi na vjen nga Anglia dhe mban emrin e Conor Gallagher. Talenti në pronësi të Chelsea që është huazuar te Crystal Palace është grumbulluar nga kombëtarja angleze për herë të parë në karrierën e tij.

Megjithatë, ajo që e bën më të veçantë këtë histori është problemi që ai ka kaluar pak vite më parë ku është detyruar të kryejë dhe një operacion në zemër. 21-vjeçari që është shpallur më parë edhe kampion bote me moshat kur ishte 17 vjeç, e pa karrierën e tij të kthehej përbys për shkak të një problemi kardiak.



Gjatë një grumbullimi me Anglinë U-19 ai pati shqetësime në zemrën e tij çka e detyroi të kryente një operacion. Megjithatë, operacioni shkoi mirë dhe nuk i kushtëzoi atij karrierën. Tashmë, disa vite më vonë, Gallagher është kthyer në një yll te Crystal Palace dhe ka shansin e jetës për të përfaqësuar kombëtaren e tij në sfidën ndaj San Marinos. Ai do të zëvendësojë mesfushorin tjetër në pronësi të Chelsea, Mason Mount.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Solskjaer me valixhe në duar, Zidane gati të marrë drejtimin e United

Publikuar

-

Nga

Ole Gun Solskjaer është shumë afër shkarkimit nga detyra si trajner i Mançester Junajtid pas rezultateve të dobëta javët e fundit.

Aktualisht Junajtid ndodhet në vendin e 6-të në Premier Ligë dhe ka dalë totalisht nga gara për titull pasi Çelsi dhe Liverpul janë shkëputur ndjeshëm. Sipas ‘’Sunday Times’’, emri më i përfolur për të zëvendësuar Solaskjaer është ai i Zinedine Zidane.



49-vjeçari është aktualisht i papunë që pas largimit nga Real Madrid në fund të sezonit. Zidane ka plane të tjetra për të ardhmen pasi synon të marrë drejtimin e Francës, por Junajtid ka dy ‘’xhola’’ që mund t’i përdorë për të bindur trajnerin francez.

Kristiano Ronaldo dhe Rafael Varane mund të jenë vendimtar për të bindur Zidanen t’i bashkohet te Mançesteri. 49-vjeçari i ka stërvitur të dy lojtarët te Real Madrid dhe ruan ende marrëdhënia të mira me ta. Lajmi ka bërë bujë në Angli me tifozët e Mançesterit që e kanë pritur mjaft mirë këtë lajm për skuadrën e tyre.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Marrëveshja është arritur, Lampard do të drejtojë skuadrën e Premier League

Publikuar

-

Nga

Frank Lampard do të jetë trajneri më i ri i Norwich. Këta të fundit thuhet se kanë arritur marrëveshjen me ish-trajnerin e Chelsea dhe do ia besojnë atij drejtimin e skuadrës.

Norwich po kalon një moment të vështirë në kampionat, ku pas 11 javëve të para, mbajnë vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara.



Zyrtarizimi i Lampardit në krye të Norwichit është çështje ditësh, pasi ekipi nga Premier League ka disa ditë që është pa trajner pas shkarkimit të Daniel Farkes për shkak të rezultateve të dobëta.

Lampard është i papunë prej fillimit të këtij viti kur u largua nga Chelsea dhe me Norwichin pritet të firmos kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

LEXO TE PLOTE