LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bërtiste, bënte sherr”/ Administratorja e pallatit flet për djalin që dyshohet se i vuri zjarrin apartamentit

16 Tetor 2021, 08:45, Kronika CNA
“Bërtiste, bënte sherr”/ Administratorja e pallatit flet

Pas ngjarjes së rëndë në Astir, amdinistratorja e pallatit, ka rrëfyer se 36 vjeçari, i cili dyshohet se ka vendosur zjarrin në apartament ishte me probleme të shëndetit mendor.

Në një deklaratë për Neës 24, ajo është shprehur se në momentin e ngjarjes kishte lajmëruar policinë por nuk ishin përgjijgur.

Gjithashtu, administratorja ka treguar se djali ishte shumë problematik. Hidhte sende nga ballkoni, bërtiste, bënte sherr. Ishte kthyer në një shqetësim për banorët.

?Po po ishte problematik. Unë si administratore e pallatit e kam njoftuar 5-6 herë në telefon. Është bërë ai numri im i telefonit atje si 0900. Policia, shteti e ti këtë mirë, se janë të dokumentuara. Para një jave ka qenë policia këtu bashkë me ambulancën se nuk e morën dot. Ishte kthyer në shqetësim. Bërtiste, bënte sherr. Dilte në ballkon, gjuante me shishe uji, me ça të kishte. E kemi raportuar disa herë. Kam kontaktuar dhe me familjen e tyre, me ish-burrin e saj, dhe më thoshin; nuk kemi ça të bëjmë. Atëherë i jam drejtuar policisë?, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ka shtuar se më parë është hedhur nëna nga ndërtesa dhe më pas djali i saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga