Connect with Us

Artur Zheji në “dollapin” e kunatit

Politikë

Artur Zheji në “dollapin” e kunatit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një shfaqje që nuk do t’i shkonte kurrë për shtat një gazetari, një analisti mediatik, një njeriu që pretendon se është i lexuar dhe i shkolluar, siç është rasti i Artur Zhejit. Një shfaqje sa arrogante, aq maskiliste dhe deri diku një teatër i dhimbshëm që duket sikur kishte skenë “dollapin” e kunatit.

Në fakt, “dollapi” i kunatit është ai i Lulzim Bashës, ku mbyllen gazetarë, analistë, portale e media që paguhen nga bizneset e tij. E këtë na e tregoi më mirë se askush tjetër, Artur Zheji, në një përballje në emisionin “Opinion” të dy ditëve më parë, kur ndaj ish-zëdhënëses së PD-së, Floriana Garo pati një sjellje që nuk do t’i shkonte për shtat as një rrugaçi.

Duke e sulmuar, duke e ironizuar, për shkak të faktit se ish-zëdhënësja tha vetëm një fjali. “Kryetari pas humbjes nuk ka thirri as të na thoshte faleminderit për kontributin, për punën e bërë, për gjithçka ishte bërë në atë fushatë”.

E Zheji duke e personalizuar gjithçka nga “dollapi” i kunatit, ku nxori kokën e tij, ndoshta i lodhur nga orët e gjata në kazino dhe alkooli i tepruar, që ndoshta sërish e kishte përdorur para se të shkonte në emision, fatkeqësisht u “vërsul” ndaj një femre. Ndaj një zonje e cila kishte dhënë kontributin e saj elektoral dhe nuk thoshtë asgjë. Thjeshtë dhe vetëm se Basha nuk dinte të ndërtonte ekip, nuk e kishte ndërtuar këtë të fundit dhe nuk kishte as mirënjohje. Por, ishte një egoist dhe përçarës në krye të PD-së.

Të vërteta këto që i ka thënë edhe vetë Artur Zheji. I ka thënë dje, i ka thënë pardje, do t’i thotë dhe nesër.

Zheji ka thënë shumë gjëra kur ka qënë me Fatos Nanon. Atëherë dhe kur adhuronte Berishën. I ka thënë edhe kur ishte me Ilir Metën. Sërish kur ka mbështetur Berishën. Apo edhe kur ka qënë me Edi Ramën për pak kohë, të cilin e ka konsideruar një nga “mendjet e ndritura” të vendit, që sot e sulmon dhe akuzon.

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Rama kërcënon drejtuesit e universiteteve

E më vonë tani, ky Artur Zheji i cili na është bërë një lulzims kaq i devotshëm, sa kur del nga “dollapi” i kunatit nuk kursen as gratë, as zonjat që ka në studio. Pa folur pastaj për sjelljen banale, gënjeshtrat që përdorte live në emision, apo qasjen e tij zhgënjyese ndaj fenomeneve politike të Opozitës dhe të Partisë Demokratike.

Artur Zheji, avokati i të gjithë bëmave dhe gjëmave të Shqipërisë.https://www.cna.al/2021/05/07/ftesa-per-bashkeqeverisje-grida-duma-kerkon-pazare-me-ramen-per-portin-e-durresit/

Avokati i Ilir Metës, avokati i Fatos Nanos, avokati i Edi Ramës, tani edhe avokati i Lulzim Bashës.

Të gjithë ata që iu ka bërë avokaturën Artur Zheji, kanë humbur dhe kanë ikur. Kanë dalë nga skena politike. I vetmi që ka shpëtuar është Edi Rama, i cili e largoi shpejt.

Tashmë mesa duket është më e sigurtë ikja e Lulzim Bashës. Për shkak të avokatisë që po i bën Artur Zheji, i dalë nga “dollapi” i kunatit dhe mos kontrollit te fjalorit, qoftë edhe ndaj zonjave, siç ndodhi edhe dy ditë më parë në emisionin “Opinion”, ku Artur Zheji më shumë sesa gazetar apo analist, dukej si aktori i një teatri me kukulla dalë nga “dollapi” i kunatit. Ku futen ata që paguan Lulzim Basha, siç e përmendëm më lart për të mbrojtur bëmat dhe gjëmat e tij. Dhe këtë e bëjnë njerëz si Zheji &Co, të cilët nuk janë të paktë.

Nga hallet ekonomike dhe financiare çfarë nuk thonë e çfarë nuk mbrojnë. Janë gati të sulmojnë, akuzojnë dhe ç’montojnë këdo, thjeshtë dhe vetëm që ata të shtojnë pak a shumë të ardhurat në xhepat e tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Basha takon kreun e Europol/Hetim mbi pasuritë e fshehura të pushtetarëve

LEXO EDHE:  Prapaskenat/A do e propozojë Ilir Meta, Koço Kokëdhimën për postin e Presidentit

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Një përgjigje për Mero Bazen dhe Ben Blushin

LEXO EDHE:  Prapaskenat/A do e propozojë Ilir Meta, Koço Kokëdhimën për postin e Presidentit



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

85,5% e shqiptarëve mendojnë se politikanët mbrojnë interesat e të pasurve dhe të fuqishmëve

Publikuar

-

Nga

Thuajse 9 në 10 qytetarë besojnë se politikanët nuk mbrojnë interesat e tyre, por mbështesin personat e pasur dhe të fuqishëm.

Ky mendim mbisundon pavarësisht preferencës së votuesve. Dallimet midis votuesve të Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe personave që nuk kanë votuar është i vogël.

Shqiptarët besojnë në mënyrë dërrmuese, (8 në 10 qytetarë) besojnë se të gjithë politikanët korruptohen kur janë në pushtet. Edhe ky opinion sundon pavarësisht preferencave partiake të votuesve.

LEXO EDHE:  Prapaskenat/A do e propozojë Ilir Meta, Koço Kokëdhimën për postin e Presidentit

LEXO EDHE:  Bushati: Raportimet e mediave të huaja po kanosin pushtetin e Ramës



Në Shqipëri duken se qytetarët kanë më shumë besim tek ndershmëria e tyre, sesa e politikanëve. Kur pyeten nëse ata vetë do të korruptoheshin po të kishin pushtet, 7 në 10 shqiptarë thonë se nuk do të korruptoheshin.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021./euronews

LEXO TE PLOTE