Connect with Us

A po e humb BE-ja Ballkanin Perëndimor?

Blog

A po e humb BE-ja Ballkanin Perëndimor?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Nikolla Gjorgjevic “Emerging Europe”

Një samit “urgjent” BE-Ballkani Perëndimor, i thirrur nga Sllovenia javën e kaluar, vend që aktualisht mban presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian, dështoi Që t’u ofrojë 6 vendeve të rajonit ndonjë lloj udhërrëfyesi drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa disa zyrtarë të BE-së ishin të prirur të theksonin se zgjerimi mbetet në axhendën e saj. “Ballkani Perëndimor, është pjesë e së njëjtës Evropë me Bashkimin Evropian. BE-ja nuk është e plotë pa to”-tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Por të tjerët ishin më pak optimistë.

E them me sinqeritet:midis 27 vendeve anëtare ka diskutime dhe mosmarrëveshje mbi kapacitetin tonë për të pranuar anëtarë të rinj”-u shpreh Sharl Mishel, president i Këshillit Evropian. Në fakt, pasi përfundoi samiti në mbrëmjen e 6 tetorit, shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor nisën të ndiejnë se vendet e rajonit jo vetëm që nuk janë më pranë anëtarësimit në BE, përkundrazi ato janë më larg se kurrë.

Është më se e qartë se procesit i anëtarësimit nuk po ecën përpara”– thotë Erik Gordi, profesor në Shkollën e Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore (SSEES) në Universitetin e Kalifornisë.“Për shkak se shtetet e Ballkanit Perëndimor, nuk po i përmbushin dot kriteret e anëtarësimit – veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, mediat, gjyqësorin dhe politikën e jashtme dhe të sigurisë – por edhe sepse ka një mungesë gatishmërie nga ana e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj. Deklaratat kontradiktore që pasuan samitin, tregojnë gjithashtu se Bashkimit Evropian nuk ka një pozicion të unifikuar dhe të qëndrueshëm”- shton ai.

Përpara samitit, Sllovenia sugjeroi që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE deri në vitin 2030. Por kjo ide gjeti pak mbështetje midis anëtarëve të tjerë të BE-së.“Unë personalisht nuk mendoj se ishte e gabuar këmbëngulja për të pasur një afat konkret.

Koha është malli më i shtrenjtë, dhe qytetarët e Ballkanit janë të përfshirë në këtë proces, një proces që po i ndryshon në thelb këto shoqëri, veçanërisht në dy dekadat e fundit”-thotë Marko Savkoviç, drejtor ekzekutiv i Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike.

Asnjë premtim, vetëm “inkurajim”

Për disa kohë, vitit 2025 u pa si një datë e mundshme, kur të paktën disa vende të Ballkanit Perëndimor, dhe sidomos Serbia, mund t’i bashkoheshin BE-së. Por në vitin 2018, Zhan-Klod Junker, president i atëhershëm i Komisionit Evropian, e bëri të qartë se ky nuk kishte qenë kurrë një premtim, por një “inkurajim” për vendet kandidate.

Që nga ajo kohë për shumë anëtarë të BE-së, çështja e zgjerimit është bërë shumë më e ndjeshme politikisht.“Dhe për të qenë i sinqertë, ne nuk e kemi ndihmuar veten. Politikanët tanë paraqesin vizionin e një rajoni në mosmarrëveshje të vazhdueshme,vetëm disa hapa larg konfliktit të ripërtërirë. Ata janë mbi të gjitha të interesuar në “kapjen e shtetit”-thekson Savkoviç.

LEXO EDHE:  “Rrezikohet një dështim i pashoq”/ Erion Dasho: Rama nuk duhet të sulojë BE për vaksinën, por të bashkëpunojë

Për shembull, qeveritë e Francës apo Gjermanisë, nuk janë të gatshme që të na japin një datë konkrete për anëtarësimin, pasi kjo do t’i jepte argumente të forta opozitës në ato vende”- shton ai. Por a sjell dështimi për t’i ofruar shteteve të Ballkanit Perëndimor ndonjë lloj shprese të mirëfilltë, shkatërrimin e besueshmërisë së BE-së në rajon?

Savkovic mendon se BE po vuan prej disa vitesh nga një “krizë besueshmërie”, dhe kjo qëkur u bë e qartë se “premtimi” i Junker për anëtarësim deri në vitin 2025 nuk ishte i tillë për të tjerët. Zijad Beçiroviç i qendrës së studimit me qendër në Lubjanë, IFIMES, pajtohet me idenë se besueshmëria e BE-së është dobësuar ndjeshëm në rajon.

Konfirmimi i kësaj është bllokimi nga Bullgaria i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut, por edhe dështimi për të hapur ndonjë kapitull të ri negociues me Serbinë”- thotë ai.

Në këtë moment,shumë vende të BE-së nuk do të plotësonin kushtet që po u imponohen vendeve të Ballkanit Perëndimor. Besueshmëria është zbehur edhe për shkak të mënyrës

se si është zhvilluar dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”– nënvizon eksperti boshnjak.

Një e ardhme jashtë BE-së

Erik Gordi nga SSEES thotë se disa faktorë e ndryshuan qëndrimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor nga fillimi i viteve 2000 dhe deri më sot. Vokacioni i saj ndaj vlerave demokratike, është gërryer nga toleranca që ka treguar Brukseli ndaj autoritarizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë.

Krizat i kanë zbehur premtimet e saj ekonomike, ndërsa trajtimi i vendeve të Evropës Juglindore, si Rumania dhe Bullgaria kur është fjala për çështjen e emigracionit, ka lënë një “shije hidhur të keqpërdorimit”.

BE-ja nuk ka më monopolin e besnikërisë ndaj saj të shteteve jo-anëtare, pasi në skenë janë shfaqur konkurrentë të rinj. Kjo e kombinuar me perspektivat e zvogëluara të arritjes reale të anëtarësimit, i kanë dhënë më shumë nxitje elitave politike që të parashikojnë një të ardhme jashtë BE-së, edhe pse jo domosdoshmërisht si pjesë e një blloku tjetër”-deklaron Gordio.

Ndërkohë për Savkoviç, nuk ka asnjë dyshim se të paktën në aspektin ekonomik, vendet e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë pranë BE -së. Aty ku blloku po humbet tashmë kontrollin e tij janë vlerat mbi të cilat është themeluar.“Sondazhet e përsëritura të opinionit publik, e tregojnë këtë si një prirje gjatë 5 viteve të fundit.

Ata që e kuptojnë si duhet konceptin e fuqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, e dinë se Kina dhe Rusia duket se janë në rritje, teksa BE-ja dhe Perëndimi në tërësi janë duke u tërhequr.“BE-ja nuk është aspak e aftë në komunikimin, apo“shitjen e produktit” të saj, pasi varet nga bashkëpunimi i vendit kandidat. Dhe ka humbur shumë terren në rajon, pasi zakonisht i duhet shumë kohë për të reaguar”- përfundon ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Kina ka filluar të bëjë të njëjtat gabime si Bashkimi Sovjetik dikur

Publikuar

-

Nga

Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”

Ka ardhur koha e bumit të analogjive historike, sa i përket politikës së Amerikës përkundrejt Kinës. Testimi nga Pekini i një arme supersonike orbitale është krahasuar me “momentin Sputnik” nga kreu i Shefave të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Mark Millej.

Analistët, ku përfshihem edhe unë, kanë debatuar nëse SHBA dhe Kina, janë apo jo në një “Luftë të re të Ftohtë”, dhe çfarë leksionesh mund të mësojë Amerika nga e lufta e vjetër. Megjithatë Kina po lëviz në drejtimin e kundërt. Ajo nuk ka mësuar disa nga leksionet më të rëndësishme që ka nxjerrë nga konflikti i dikurshëm SHBA-Bashkimi Sovjetik.

Në këtë mënyrë, Pekini po e teston veten nëse mund të përparojë ende në aspektin strategjik, edhe pasi lë mënjanë njohuritë, që dikur i shërbyen për mirë. Partia Komuniste Kineze e merr shumë seriozisht historinë. Studimet e sponsorizuara nga shteti komunist, kanë  shqyrtuar  ngritjen dhe rënien e fuqive të mëdha, dhe mbi të gjitha shkaqet e shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Pekini mësoi nga ajo ngjarje – si dhe nga ngjarjet tragjike në Sheshin Tiananmen në vitin 1989 -që të mos lejojë kurrë përçarje brenda partisë, të forcojë besnikërinë ideologjike, dhe  të jetë shumë vigjilente ndaj zërave kundër, përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.

Arsyeja pse u shpërbë Bashkimi Sovjetik, deklaroi presidenti Xi Jinping në vitin 2013, ishte se “askush nuk ishte aq burrë sa të ngrihej dhe t’i rezistonte” prirjes vdekjeprurëse drejt demokracisë. Xi e merr ende seriozisht këtë leksion. Por ndërkohë, ka disa mësime të tjera të Luftës së Ftohtë, që ai duket i vendosur që t’i harrojë.

E para ishte që të mos i vinte ndonjëherë shkopinj nën rrota SHBA-së. Studiuesi i njohur i Kinës, Rush Doshi, përshkruan se si Partia Komuniste e identifikoi një Amerikë ushtarakisht të shquar dhe ideologjikisht në rritje, si rivalen e saj kryesore që në vitin 1989.

E megjithatë, pikërisht për shkak se fuqia e SHBA-së ishte kaq e frikshme, Pekini synoi që ta shmangte këtë lloj armiqësie së fokusuar ndaj amerikanëve, që sapo kishin rrënuar  ambiciet e sovjetikëve.

Strategjia e liderit të Partisë Komuniste,Ten Hsiaopin, 40 vjet më parë ishte të përqendrohej në kultivimin e marrëdhënieve të mira me SHBA-në dhe shtetet e tjera kyçe, si një mënyrë për të blerë kohë, për të fituar qasje në tregtinë globale dhe teknologjinë e përparuar, si dhe për të grumbulluar forcën, e cila do t’i jepte mundësi Pekini të kishte zërin e tij mbi çështjet globale.

Kur Kina të arrijë “nivelin e vendeve të zhvilluara, forca dhe roli i saj në botë do të jenë krejtësisht të ndryshme” tha Ten. Leksioni i dytë, kishte të bënte me shmangien e një gare armatimi të stilit të Luftës së Ftohtë.

Ajo konkurrencë mbi armët strategjike, e rraskapiti në fund Bashkimin Sovjetik,duke i dhënë përparësi avantazheve ekonomike të Amerikës. Prandaj Pekini mbajti për shumë vite një sasi armësh ​​bërthamor relativisht minimale, dhe i fokusoi shpenzimet e tij në fusha me avantazhe krahasuese, siç janë aftësitë konvencionale, të krijuara për t’i dhënë Kinës një avantazh përgjatë periferisë së saj.

Të dyja leksionet janë hedhur sot poshtë. Retorika dhe politika kineze, kanë një jehonë të dukshme të Luftës së Ftohtë. Xi argumenton  se “Lindja po ngrihet”, dhe se Perëndimi është në rënie. Ai ka bërë thirrje për një “Marshim të ri të Gjatë” – një jehonë e luftës së viteve 1930 të komunistëve kinezë për mbijetesë – kundër Amerikës armiqësore.

LEXO EDHE:  “Mbylli dyert” për Shqipërinë/ Palmer: SHBA e zhgënjyer me BE

LEXO EDHE:  Paralajmëron BE/ Kujdes me lëvizjen e lirë



Zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze, po bëjnë kërcënime ushtarake kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj; diplomatët e saj po i denoncojnë publikisht zyrtarët amerikanë, me tone që të kujtojnë përplasjet retorike të pas Luftës së Ftohtë.

Kina është në garë për t’u bërë e vetë-mjaftueshmen në aspektin e teknologjisë, në pritje që bota të ndahet sërish në zona ndikimi; dhe po nxjerr anijet në det me një ritëm të padëgjuar më parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Quajeni si të doni, por e sigurt është që Kina nuk po i shmanget më armiqësisë ndaj SHBA-së

Edhe gara e armatimeve po vazhdon. Bazat e reja të lëshimit të raketave bërthamore kineze, po shfaqen në gjithë territorin e Kinës. Ndërkohë Pekini po ecën përpara me armët e reja hipersonike. Kina mund të jetë tashmë shumë pranë arritjes së arsenalit bërthamor të SHBA-së deri në mesin e viteve 2030.

Po pse Kina po bën disa gjëra, të cilat më parë i konsideronte të rrezikshme? Ka disa arsye specifike. Shtimi i arsenalit bërthamor të Kinës, synon të sigurojë që SHBA të mos t’i shpëtojë cenueshmërisë reciproke, e cila deri më sot i ka garantuar një epërsi strategjike mbi Pekinin.

Kjo do t’i mohojë Uashingtonit opsionin (që gjithsesi nuk ka shumë të ngjarë) të përdorimit të armëve bërthamore në një luftë mbi Tajvanin, dhe do ta bëjë vendimtar ekuilibrin e forcave konvencionale, të cilat favorizojnë gjithnjë e më shumë Pekinin.

Shtysa më e madhe në këtë kurs, duket të jetë një përzierje e paqëndrueshme e optimizmit dhe fatalizmit. Kina është ngritur, pohon Xi, deri në atë pikë sa që nuk ka pse t’i frikësohet më SHBA-së. Ajo mund të shfrytëzojë aftësitë, ekonomike dhe ushtarake që ka zhvilluar dekadat e fundit, për t’i detyruar shtetet e tjera të respektojnë interesat e saj.

Njëkohësisht, udhëheqësit kinezë duket se besojnë se armiqësia e SHBA-së, që po vazhdon prej 2 presidencash, është në thelb e mbyllur, kështu që nuk ka më kuptim që të reduktohen provokimet. Por kjo qasje mund të jetë e gabuar. Retorika e Xi mbi vetë-mjaftueshmërinë, shpërfill varësitë e mëdha të Kinës në raport me teknologji të tilla si gjysmëpërçuesit e avancuar.

Pekini mbetet i pambrojtur ndaj një rrethimit strategjik të ngjashëm me atë që e ndëshkoi dikur Moskën:sjellja e tij po shkakton kundër-reagimin e vendeve të tjera, nga Japonia dhe Australia tek India dhe Britania e Madhe, por edhe të shteteve më të vogla, në Azi dhe gjetkë, të cilat shpreson t’i bëjë pjesë të sferës së saj të ndikimit ekonomik.

Po ashtu lëvizjet e Kinës kanë potencialin të forcojnë politikat e SHBA-së:testet hipersonike të Pekinit dhe ndërtimi i strategjisë së ngritjes, vetëm sa do t’ia bëjë më të vështirë presidentin amerikan Xho Bajden të mbajë premtimin e tij për të reduktuar mbështetjen e Amerikës tek armët bërthamore.

Ishte me gjasë e pashmangshme që Kina të braktiste përfundimisht leksionet e vjetra: Mësimet që drejtojnë fuqitë më të dobëta, duken shpesh të patolerueshme për ato që janë më të forta. Por duke harruar atë që dinte dikur mbi Luftën e Ftohtë, Kina mund të zhytet në telashe serioze./CNA.al

https://www.aei.org/op-eds/china-has-started-making-the-same-mistakes-as-the-soviets/

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Ndryshimet klimatike: Si nisën, dhe çfarë pritet të ndodhë nëse nuk merren masa?

Publikuar

-

Nga

Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”

Ndërsa Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën në Skoci, ka rikthyer në qendër të vëmendjes politikat e ndryshimeve klimatike, dhe ndikimin e ngrohjes globale, është e dobishme të kuptojmë se çfarë thotë shkenca mbi këtë çështje, Ja cilat janë faktet kryesore që duhet të dini.

Çfarë po e nxit ndryshimin e klimës

Fokusi parësor i negociatave është tek dioksidi i karbonit (CO2), një gaz serrë që çlirohet kur digjen lëndët djegëse fosile, qymyri, nafta dhe gazi natyror, si dhe nga zjarret në pyje, nga ndryshimet e përdorimit të tokës si dhe i burimeve natyrore.

Revolucioni Industrial i fundit të viteve 1800, shënoi fillimin një rritjeje të madhe të djegies së lëndëve djegëse fosile. Ato garantuan energji për shtëpitë, industritë, dhe përshpejtuan udhëtimet ndërkombëtare. Po atë shekull, shkencëtarët identifikuan potencialin e dioksidit të karbonit për të rritur temperaturat globale, që në atë kohë konsiderohej një përfitim i mundshëm për planetin.

Matjet sistematike filluan në mesin e viteve 1900, dhe kanë treguar që atëherë një rritje të qëndrueshme të sasisë së dioksidit të karbonit, me shumicën e tij me origjinë nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Kur përhapet në atmosferë, dioksidi i karbonit tenton të qëndrojë

atje për një kohë shumë të gjatë.

Një pjesë e dioksidit të karbonit të çliruar nga aktivitetet njerëzore merret nga bimët, dhe një pjesë absorbohet drejtpërdrejt nga oqeanet. Por afërsisht gjysma e të gjithë dioksidit të karbonit të emetuar nga aktivitetet njerëzore endet edhe sot në atmosferë. Dhe ka të ngjarë të mbetet atje për qindra vite, duke ndikuar në klimën globale.

Gjatë vitit të parë të pandemisë në vitin 2020, kur më pak njerëz po përdornin makinat e tyre, dhe disa industri e ndalën punën për pak kohë, emetimet e dioksidit të karbonit nga karburantet ranë me afro 6 për qind. Por kjo nuk e ndaloi rritjen e përqendrimit të dioksidit të karbonit, pasi sasia e lëshuar tashmë në atmosferë nga aktivitetet njerëzore, e tejkalon shumë atë mund të përthithë natyra.

Nëse qytetërimi do të ndalonte sot aktivitetet e tij të emetimit të dioksidit të karbonit, do të duheshin ende qindra vjet, që përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë të bjerë mjaftueshëm, për të risjellë ekuilibër në ciklin e karbonit.

Si e dimë që gazrat serrë mund ta ndryshojnë klimën

Shumë prova shkencore, kanë treguar rritjen e emetimeve të gazeve serrave gjatë 150 viteve të fundit, si një faktor kryesor për ndryshimet afatgjata të klimës në mbarë botën. Matjet laboratorike që nga vitet 1800, kanë verifikuar në mënyrë të përsëritur vetitë absorbuese të dioksidit të karbonit, që e lejojnë atë të kapë nxehtësinë në atmosferë.

Modele të thjeshta, të bazuara në ndikimin e ngrohjes të dioksidit të karbonit në atmosferë, përputhen me ndryshimet historike të temperaturës. Të dhënat afatgjata nga bërthamat e akullit, unazat e pemëve dhe koralet, tregojnë se kur nivelet e dioksidit të karbonit kanë qenë të larta, temperaturat kanë qenë gjithashtu të larta.



Temperaturat janë në rritje në çdo kontinent

Temperaturat në rritje, janë më se të dukshme në të dhënat nga çdo kontinent dhe mbi oqeane. Megjithatë, temperaturat nuk po rriten kudo me të njëjtin ritëm. Një sërë faktorësh ndikojnë në temperaturat lokale, duke përfshirë përdorimin e tokës që ndikon në sasinë e energjisë diellore që absorbohet apo reflektohet, burimet lokale të ngrohjes si “ishujt urbanë” të nxehtësisë dhe ndotja.

LEXO EDHE:  “Rrezikohet një dështim i pashoq”/ Erion Dasho: Rama nuk duhet të sulojë BE për vaksinën, por të bashkëpunojë

LEXO EDHE:  “Rrezikohet një dështim i pashoq”/ Erion Dasho: Rama nuk duhet të sulojë BE për vaksinën, por të bashkëpunojë

Për shembull Arktiku, po ngrohet rreth 3 herë më shpejt se mesatarja globale, pjesërisht sepse ndërsa planeti ngrohet, bora dhe shkrirja e akullit bëjnë që sipërfaqja të ketë më shumë gjasa të thithë në vend se ta reflektojë rrezatimin e diellit. Për pasojë mbulesa e borës dhe akulli i detit po zvogëlohen akoma më shpejt.

Çfarë po i shkaktojnë planetit ndryshimet klimatike

Sistemi klimatik i Tokës është i ndërlidhur dhe shumë kompleks, ku edhe ndryshimet më të vogla të temperaturës mund të kenë ndikime të mëdha. Për shembull, në mbulimin e tokës nga bora apo tek nivelet e detit. Dhe ndryshime të tilla po ndodhin tashmë.

Studimet tregojnë se rritja e temperaturave po ndikon tashmë tek reshjet, akullnajat, modelet e motit, aktivitetin e cikloneve tropikale dhe stuhitë e forta. Jo pak studime tregojnë se rritja e frekuencës , ashpërsisë dhe kohëzgjatjes së valëve të të nxehtit, ndikon tek ekosistemet, jeta e njerëzve, tregtia dhe bujqësia.

Të dhënat historike të nivelit të ujit të oqeanit, kanë treguar rritje të vazhdueshme gjatë 150 viteve të fundit. Kjo pasi akulli i akullnajave po shkrihet dhe temperaturat në rritje po zgjerojnë vëllimin e oqeanit. Ndërsa ngjarjet ekstreme janë bërë më të shpeshta për shkak të morie komplekse shkaqesh, disa prej tyre janë shtuar nga ndryshimet klimatike. Ashtu si përmbytjet bregdetare mund të shtohen nga rritja e nivelit të oqeanit, edhe valët e të nxehtit janë më të dëmshme me temperaturat bazë më të larta.

Disa arsye për të pasur shpresë

Kërkimi shkencor po e përmirëson të kuptuarit tonë mbi klimën dhe sistemin kompleks të Tokës, duke identifikuar zonat më të cenueshme, dhe duke udhëhequr përpjekjet për të reduktuar nxitësit e ndryshimeve klimatike. Puna për energjinë e rinovueshme dhe burimet alternative të energjisë, si dhe mënyrat për të kapur karbonin nga industritë ose nga ajri, po prodhojnë më shumë opsione për një shoqëri më të përgatitur.

Njëkohësisht, njerëzit po mësojnë se si mund ta zvogëlojnë ndikimin e tyre, dhe ka një ndërgjegjësim në rritje se për të pasur një ndikim të rëndësishëm në këtë luftë, kërkohet një përpjekje e koordinuar globalisht. Automjetet elektrike, si dhe energjia diellore dhe e erës, po rriten me ritme të pamendueshme më parë.

Ndërkohë, më shumë njerëz po tregojnë gatishmëri për të miratuar strategji të reja, për ta përdorur energjinë në një mënyrë më efikase, për të konsumuar në një mënyrë më të qëndrueshme dhe për të zgjedhur energjinë e rinovueshme. Shkencëtarët e pranojnë gjithnjë e më shumë, se distancimi nga lëndët djegëse fosile ka përfitime shtesë, përfshirë përmirësimin e cilësisë së ajrit për shëndetin e njeriut dhe ekosistemet./CNA.al

https://theconversation.com/the-science-everyone-needs-to-know-about-climate-change-in-6-charts-170556

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse disa njerëz mund t’i “dëgjojnë” zërat e të vdekurve?/ Ja çfarë thotë shkenca

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mund ta bëjnë një person më të prirur se të tjerët të pretendojë se dëgjon zërat e të vdekurve. Sipas një studimi më të fundit, përvojat e pazakonta të dëgjimit të zërave gjatë fëmijërisë, dhe një ndjeshmëri e lartë ndaj halucinacioneve dëgjimore, ndodhin që të gjitha më shumë tek mediumet e vetë-përshkruara si të tillë sesa tek popullata në përgjithësi.

Studiuesit thonë se gjetje të tilla mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë halucinacionet shqetësuese të dëgjimit, që shoqërojnë sëmundje mendore si skizofrenia.

Përvojat spiritualiste – si ajo të parit apo dëgjuarit të diçkaje në mungesë të një stimuli të jashtëm, dhe që u atribuohet shpirtrave të të vdekurve – është me interes të madh shkencor, si për antropologët që studiojnë përvojat fetare dhe shpirtërore, ashtu edhe për shkencëtarët që studiojnë përvojat patologjike haluçinogjene.

Studiuesit do të donin të kuptonin në veçanti më mirë, arsyen pse disa njerëz me përvoja dëgjimore të tilla, raportojnë një përvojë spiritualiste, ndërsa të tjerët i konsiderojnë ato si shqetësuese, dhe nisin të kurohen për probleme të shëndetit mendor.

“Spiritualistët kanë tendencën të raportojnë përvoja të pazakonta dëgjimore që janë pozitive, të cilat fillojnë herët në jetë, dhe që shpesh janë në gjendje që t’i kontrollojnë ato”- thotë psikologu Piter Mozlej nga Universiteti i Northumbrias në Britaninë e Madhe. Sipas tij të kuptuarit se si zhvillohen këto përvoja është e rëndësishme,pasi mund të na ndihmojë që të kuptojmë më shumë rreth përvojave shqetësuese ose të pakontrollueshme të dëgjimit të zërave.

Ai dhe kolegu i tij Adam Pauell i Universitetit Durham po në Britaninë e Madhe, rekrutuan dhe anketuan 65 mediume nga Unioni Kombëtar i Spiritualistëve, dhe 143 qytetarë të rekrutuar përmes mediave sociale, për të përcaktuar se çfarë i diferenconte spiritualistët nga publiku i gjerë, i cili zakonisht nuk raporton dëgjimin e zërave të të vdekurve.

Në përgjithësi, 44.6 për qind e spiritualistëve raportuan se dëgjonin çdo ditë, dhe 79 për qind thanë se përvojat ishin pjesë e jetës së tyre të përditshme. Dhe ndërsa shumica raportuan se dëgjonin zëra brenda kokës së tyre, 31.7 për qind raportuan se zërat vinin edhe nga jashtë.

Rezultatet e sondazhit ishin mbresëlënëse. Krahasuar me popullsinë e përgjithshme, spiritualistët raportuan një besim shumë më të lartë tek dukuritë paranormale, dhe kishin gjithashtu më pak gjasa të shqetësoheshin mbi atë që mendonin për ta njerëzit e tjerë.

LEXO EDHE:  “Mbylli dyert” për Shqipërinë/ Palmer: SHBA e zhgënjyer me BE

LEXO EDHE:  BE: Plane për një institucion për pandemitë

Spiritualistët e kishin pasur në përgjithësi përvojën e tyre të parë dëgjimore në moshë të re, mesatarisht 21.7 vjeç, dhe raportuan një nivel të lartë të këtyre dukurive. Ky është një term që përshkruan zhytjen totale në detyrat, aktivitetet mendore apo gjendjet e ndryshuara, dhe sa efektiv është individi në rregullimin e botës përreth tij.



Përveç kësaj, ata raportuan se ishin më të prirur për përvoja të ngjashme me haluçinacionet. Studiuesit vunë në dukje se ata zakonisht nuk kishin dëgjuar për spiritualizmin përpara përvojave të tyre; përkundrazi e kishin hasur atë teksa kërkonin përgjigje për gjëra të caktuara.

Në popullatën e përgjithshme, nivelet e larta të perceptimit të dukurive paranormale, ishin gjithashtu të ndërlidhura fort me besimin tek paranormalja, por me një ndjeshmëri të vogël ose aspak ndjeshmëri ndaj halucinacioneve dëgjimore.

Dhe në të dyja grupet, nuk kishte dallime në nivelet e besimit tek paranormalja dhe ndjeshmëritë ndaj haluçinacioneve vizuale. Për studiuesit këto rezultate, sugjerojnë që përjetimi i “zërave të të vdekurve” nuk ka të ngjarë të jetë rezultat i presionit të kolegëve, një konteksti pozitiv shoqëror apo i sugjerueshmërisë për shkak të besimit tek paranormalja.

Përkundrazi, këta individë e adaptojnë spiritualizmin, pasi ai përputhet me përvojën e tyre, dhe është personalisht domethënës për ta.

“Gjetjet tona tregojnë shumë mbi “të mësuarit dhe dëshirën”. Për pjesëmarrësit në studimin tonë, parimet e Spiritualizmit duket se kanë kuptim si për përvojat e jashtëzakonshme të fëmijërisë, ashtu edhe për fenomenet e shpeshta dëgjimore që ata përjetojnë si mediume praktike”-thotë Pauell.

Por sipas tij, të gjitha këto përvoja mund të vijnë kryesisht nga të pasurit tendenca të caktuara apo aftësi të hershme,dhe jo thjeshtë nga besimi tek mundësia e kontaktit me të vdekurit,sidomos nëse dikush përpiqet mjaftueshëm.

Studiuesit thonë se hulumtimet e ardhshme, duhet të eksplorojnë një sërë kontekstesh kulturore për të kuptuar më mirë marrëdhënien midis përthithjes, besimit dhe përvojës së çuditshme shpirtërore të fantazmave që u pëshpëritin disa njerëzve në vesh.

Përkthyer dhe përsshtatur nga CNA.al

https://www.sciencealert.com/researchers-are-figuring-out-why-some-people-can-hear-the-voices-of-the-dead

LEXO TE PLOTE